AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Raporti: Ujësjellësi i Himarës, ndikime të mëdha negative mbi parkun e Vjosës

Përmes një raporti vlerësimi, Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës i kërkoi qeverisë shqiptare të shmangë planet për devijimin e ujit nga burimi i Shushicës për të mbrojtur biodiversitetin në këtë zonë.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
14:53 | 29/01/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e fshatrave të lumit të Vlorës protestuan në mbrojtje të lumit Shushica më 24 Shkurt 2024. Foto: Nensi Bogdani.

Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, IUCN, publikoi të hënën një raport vlerësimi mbi projektin e Ujësjellësit të Himarës, një projekt tashmë i kundërshtuar nga aktivistë dhe banorë të luginës së Shushicës.

Ky raport vlerësimi i përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas doli në përfundimin se projekti për devijimin e ujit nga burimi i lumit të Shushicës do të kishte ndikime të rënda mbi biodiversitetin e parkut kombëtar të Vjosës, dhe nuk përmbush standardet e IUCN për parqet kombëtare.

“Shmangia është e domosdoshme për të arritur mos humbjen e biodiversitetit dhe për të shmangur ndikimet negative të mëdha mbi integritetin e Parkut Kombëtar dhe Lumit të Egër të Vjosës dhe objektivat ë tij,” thekson raporti, i cili më tej ofron skenarë alternetivë të shmangies së projektit.

Qeveria shqiptare filloi punimet për projektin e Ujësjellësit të Himarës më 10 Janar 2023, nëpërmjet të cilit synon të devijojë ujin nga burimi Lëpushë i Shushicës drejt bregdetit të Himarës për të mbështetur turizmin masiv, nëpërmjet shtirjes së një tubacioni prej 17 km. Ky plan prek mijëra banorë të komunitetit të Lumit të Vlorës.

Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) thekson në raportin e publikuar domosdoshmërinë e shmangies së projektit dhe përdorimin e burimeve alternative të ujit.

Ngjashëm, edhe aktivistët e organizatave mjedisore EcoAlbania, Riverëatch dhë EuroNatur mirëpritën rezultatet e raportit dhe i bënë thirrje qeverisë shqiptare që të veprojë sipas gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit.

“Ky raport forcon qëndrimin që kemi mbajtur që nga fillimi i kësaj beteje se projekti do të shkaktonte dëme të mëdha në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, dhe ndërsa ka burime të tjera ujore, ky projekt është plotësisht i panevojshëm,” tha Olsi Nika nga EcoAlbania.

“Skenari i Shmangies është e vetmja rrugë për të mbrojtur një nga ekosistemet e fundit të lumenjve të egër në Evropë,” vijoi Nika.

Edhe banorë të komunitetit që shtrihen përgjatë luginës së Shushicës mbështetën gjetjet e raportit të IUCN dhe shprehën rishtazi indinjatën e tyre mbi planet e qeverisë.

“Ne nuk do qëndrojmë duarkryq dhe të lejojmë këtë projekt t’na shkatërrojë lumin dhe jetën tonë”, tha Astrit Balilaj, kryeplak i fshatit Kuç, një prej fshatrave që preken më së shumti nga ky projekt.

“Qeveria duhet të dëgjojë shkencën dhe komunitetin dhe të heqë dorë nga ky projekt”, përfundoi Balilaj.

Etiketa: Astrit BalilajOlsi NikaParku i VjosësUjësjellësi i HimarësUnioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës
I mëparshmi

SPAK ngre një strukturë hetimore të posaçme për krimet zgjedhore

Tjetri

Në një lëvizje të pazakontë, leku humbet 1% kundrejt euros dhe dollarit

Tjetri
Në një lëvizje të pazakontë, leku humbet 1% kundrejt euros dhe dollarit

Në një lëvizje të pazakontë, leku humbet 1% kundrejt euros dhe dollarit

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.