AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK ngre një strukturë hetimore të posaçme për krimet zgjedhore

Prokuroria e Posaçme thotë se ka hartuar një strategji për hetimet dhe parandalimin e krimeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare të majit 2025, përmes ngritjes së një strukture qendrore dhe grupeve të hetimit në terren.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:56 | 29/01/2025
në Lajme, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Altin Dumani duke raportuar në Kuvend | Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën se ka miratuar një plan masash në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sipas SPAK, masat bazohen në një urdhër të datës 24 janar 2025, të drejtuesit Altin Dumani, të nxjerrë bazuar në legjislacionin penal dhe procedural në fuqi, si dhe në zbatim të “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”, të kësaj strukture të posaçme të hetimit – strategji që ende nuk është bërë publike. Menaxheri i këtij plani masash do të jetë vetë drejtuesi i SPAK, prokurori Altin Dumani.

Veprat penale që do të hetohen në kuadër të këtij plani masash janë korrupsioni aktiv e pasiv në zgjedhje, si dhe çdo vepër penale në kuadër të krimeve zgjedhore e kryer nga krimi organizuar apo nga zyrtarë publikë të nivelit të lartë.

Në kuadër të mundësimit të zbatimit të masave është parashikuar ngritja e një grupi hetimor që do të përbëhet nga një strukturë qendrore dhe grupet hetimore të terrenit, që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore. Struktura qendrore do të drejtohet nga Dumani dhe do të përfshijë prokurorë, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, hetues financiarë, ekspertë, si dhe staf administrativ mbështetës.

Edhe grupet hetimore në terren do të kenë në përbërje të njëjtë dhe do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në 61 bashkitë në të 12 qarqet. Detyra e grupeve hetimore në terren do të jetë parandalimi dhe hetimi i veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturën shtetërore si dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.

Për të mbështetur zbatimin e planit të masave, SPAK ka parashikuar të krijojë një platformë e posaçme ku do të administrohen denoncime nga qytetarët dhe institucionet. Në dispozicion të denoncuesve është parashikuar të vendoset një numër emergjence, raportime online dhe adresë email-i. Informacionet që do të merren nëpërmjet kësaj platforme konsiderohen të natyrës informuese. Sipas SPAK, kallëzime penale do konsiderohen vetëm ato që depozitohen në prokurori në formë të shkruar dhe në formë të rregullt procedurale. Në këto raste, prokurorët janë të detyruar që të marrin vendime dhe të njoftojnë kallëzuesin vetëm për këto kallëzime penale.

Një tjetër grup pune i posaçëm do të ketë si detyrë të monitorojë të dhënat e bëra publike në media dhe rrjetet sociale, që më pas tu përcillen Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore në terren.

Nën monitorimin e SPAK do të jetë dhe përdorimi i buxhetit dhe investimet publike, procedurë që do të kryhet nga hetues të hetimit financiar dhe ekspertë të kësaj fushe. Në njoftim thuhet se investimet publike nuk do të lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore.

SPAK u bënë thirrje institucioneve shtetërore dhe private, shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve që të angazhohen aktivisht në mbështetje të këtij procesi, duke kontribuar në zbatimin e ligjit dhe transparencën zgjedhore.

Etiketa: Altin DumaniKorrupsioni aktivKorrupsioni pasivKrimet zgjedhoreKrimi i organizuarSPAKZyrtarët e lartë
I mëparshmi

PS-PD paralajmërojnë shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së

Tjetri

Raporti: Ujësjellësi i Himarës, ndikime të mëdha negative mbi parkun e Vjosës

Tjetri
‘Shpëtoni Shushicën’: Rritet protesta kundër projektit të ujësjellësit të ri Himarës

Raporti: Ujësjellësi i Himarës, ndikime të mëdha negative mbi parkun e Vjosës

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.