AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Celibashi kërkon rritjen e afatit për ankim në gjykatë për votuesit e diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se parashikimet ligjore për emigrantët nuk po gjejnë zbatim në praktikë, ndaj i kërkon ndërhyrje në Kodin Zgjedhor për të rritur afatin e ankimit në gjykatë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:14 | 07/02/2025
në Lajme, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë një komunikimi me gazetarët. Foto: LSA,

Vota e emigrantëve që do të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit po has problematika në regjistrimin e mijëra votuesve që nuk plotësojnë kriteret ligjore, ndërsa KQZ vlerëson se parashikimet ligjore për këtë kategori nuk po gjejnë zbatim në praktikë.

Për këtë arsye, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i kërkoi të enjten Kuvendit që të ndërhyjë në Kodin Zgjedhor për të ndryshuar afatet e ankimimit në gjykatë për votuesit nga Diaspora që kërkojnë regjistrimin në listën zgjedhore duke kërkuar riformulim të nenit 25, pika 8, të Kodit Zgjedhor.

Celibashi propozon që të përcaktohet në ligj një afat kohor “deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve” për ankimimin në gjykatë të votuesve nga jashtë.

Sipas parashikimeve të dispozitës aktuale, zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Shqipërisë ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 7 ditë përpara datës së zgjedhjeve, kur vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi.

Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën brenda 24 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës, por jo më vonë se 5 ditë para datës së zgjedhjeve.

“Në vlerësimin tonë, nga përmbajtja e kësaj dispozite duket se objektivisht është e pamundur të realizohet procesi i votimit nga jashtë vendit në afatin 5-ditor të parashikuar”- sugjeron Celibashi duke shtuar se nga momenti kur merret vendimi i gjykatës nuk mjaftojnë 5 ditë kohë për të dërguar fletën e votimit dhe për kthimin e saj mbrapsht në KQZ.

Komisionieri propozon që kërkesat të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe po ashtu gjykata të shqyrton dhe të vendos në lidhje me kërkesën nëpërmjet kësaj platforme brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës.

“Ky ndryshim do t’i siguronte zgjedhësit nga jashtë mundësinë reale për të ushtruar të drejtën e tij përmes një procesi të thjesht dhe të aksesueshëm pa u penguar nga distanca gjeografike dhe kohore”- argumenton Celibashi në letrën drejtuar Kuvendit.

Kur kanë mbetur dhe disa javë afat për regjistrimin e votuesve nga Diaspora sipas statistikave të KQZ-së deri më tani kanë bërë kërkesë për regjistrim në platformën online 129,778 zgjedhës, nga të cilët janë pranuar dhe regjistruar 100,863 votues, ndërsa u është refuzuar kërkesa 28,496 zgjedhësve të tjerë për mosplotësim të dokumenteve.

Ndërkohë qeveria miratoi të mërkurën një akt që u jep mundësinë të regjistrohen në zgjedhje të gjithë votuesve jashtë vendit që u skandon karta e identitetit dhe pasaportat biometrike duke zgjatur afatet e vlefshmërisë së tyre.

 

Etiketa: Afati i ankimitIlirjan CelibashiKëshilli i Lartë GjyqësorKodi ZgjedhorKomisioni Qendror i ZgjedhjeveVota e diasporës
I mëparshmi

Panele diellore dhe propagandë: Shqetësime për përdorimin e burimeve publike në zgjedhje

Tjetri

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Tjetri
Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.