AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Katër funksionarë të Policisë së Shtetit akuzohen për përfshirje në krimin e organizuar

Katër funksionarë të Policisë së Shtetit akuzohen se duke shfrytëzuar pozicionin e tyre kanë ndihmuar drejtuesit e grupeve me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me trafikimin e narkotikëve, si dhe kanë dhënë siguri tek anëtarët e tjerë në kryerjen e kësaj veprimtarie të kundraligjshme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të dielën më 2 mars rezultatet e një operacioni ndaj dy grupeve të strukturuara kriminale, prej nga është evidentuar përfshirja e katër funksionarëve të Policisë së Shtetit, të cilët duke përdorur detyrën e tyre kanë ndihmuar në mundësimin e kultivimit, përpunimit dhe trafikut të narkotikëve. Hetimi ndaj këtyre grupeve kriminale është regjistruar në vitin 22  për veprat penale “Falsifikim i dokumentave”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” , “Shpërdorim i detyrës” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimit të lëndëve narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar Kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, grupi i drejtuar nga të hetuarit K.Q (alias J.H, alias J.Q) dhe E.A (alias K.A),  ka vepruar gjatë viteve 2019-2021 në kultivimin dhe trafikimin e bimëve dhe lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, duke e mbjellë në zona të caktuara dhe kultivuar në ambiente të mbyllura. Droga më vonë tyrafikohej drejt Greqisë.

“Ajo që vihet re është se në rastet kur anëtarët e këtij grupi arrestoheshin nga agjencitë ligjzbatuese, anëtarët e tjerë interesoheshin për t’i garantuar ndihmë ekonomike personave të arrestuar si edhe sigurimin e mbrojtjes në proceset gjyqësore”, nënvizon SPAK dhe shton se nën akuzë si anëtarë të këtij grupi janë dhe dy shtetasit italianë L.B dhe D.C, të cilët janë dënuar në Greqi për këtë veprimtari të kundraligjshme, si edhe shtetasi nën hetim B.T..

Në njoftimin e SPAK jepen të dhëna dhe për grupin e drejtuar nga shtetasi nën hetim L.B. (alias E.S.), që ka e ka ushtruar aktivitetin e në kultivimin e bimëve narkotike gjatë viteve 2019-2021, në zonën Tepelenë-Gjirokastër.

Për përfshrije në këto grupeve kriminale akuzohen dhe katër punonjësit e Policisë së Shtetit – shefi i krimeve në Lushnjë, Ervis Alisinanaj që në kohën e kryerjes së trafikut të narkotikëve ka qenë shef krimesh në Sarandë; Shkëlzen Ruska, i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë me detyrë në Sektorin e Luftës Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ndërsa në momentin e arrestimit mbante funksionin e shefit të krimeve në Himarë; Erdit Hazizaj, i cili është larguar nga detyra në vitin 2022 dhe në kohën kur akuzohet se ka kryer veprimtari të kundërligjshme ka qenë anëtar i Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit; si dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi, i cili në atë kohë ka qenë me detyrën e shefit të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë, Sarandë. Dërvishi është shpallur në kërkim pasi nuk është arritur të prangoset.

Sipas SPAK, funksionarët e policisë dyshohen se duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të atëhershëm, rezulton të kenë ndihmuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me trafikimin e narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Në njoftim sqarohet se është evidentuar fakti se personi nën hetim E.A (alias K.A) ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjësi i policisë Ervis Alisinanaj dhe bazuar në këshillat e këtij të fundit, është arritur që mbajtjen pa leje të armës së zjarrit në automjet e ka marrë përsipër një i mitur, i cili ka qenë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe është arrestuar. Të miturit, makina i është dhënë nga shtetasi nën hetim XH.N. i cili kishte vepruar sipas këshillave të punonjësit të policisë.

“…shtetasit nën hetim E.H, E.A, E.D dhe SH.R, punonjës policie, me veprimet e tyre të kundraligjshme të kryera me dashje, kanë konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorim i detyrës’, … , duke kryer/apo moskryer me dashje në vazhdimësi veprime apo mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tyre si punonjës të policisë së shtetit, i kanë sjellë një dëm të konsiderueshëm interesave të ligjshëm të shtetit, duke cënuar sigurimin e veprimtarisë së rregullt ligjore të punonjësve të policisë së shtetit, si dhe duke cënuar besueshmërinë e policisë së shtetit përpara publikut …”, citohet në njoftim.

Nga hetimi është arritur të dokumentohet rasti i trafikimit për në Greqi në shkurt të vitit 2020 përmes pikës së kalimit kufitar “Qafë Botë”, të një sasie prej 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar e llojit çokollatë dhe afro 1 litër vaj cannabis, me vlerë totale rreth 1.7 milionë euro. Kjo sasi lënde narkotike i’u është sekuestruar dy shtetasve italianë të dënuar në Greqi. Nën hetim janë dhe dy persona të tjerë, ndërkohë që nuk janë identifikuar disa persona që dyshohet se kanë qenë pjesë e kësaj veprimtarie.

Të ardhurat e përfituara nga kultivimi dhe trafikimi narkotikëve, sipas SPAK, janë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. SPAK thotë se po vijon ende hetimet.

Gjatë kohëve të fundit disa oficerë të lartë të Policisë së Shtetit janë arrestuar apo dënuar për përfshirje në në rrjetet e krimit të organizuar. Shkalla në të cilën krimi i organizuar ka depërtuar në Policinë e Shtetit është bërë më i qartë në kohën kur policia franceze fitoi akses në mijëra mesazhe sekrete të dërguara nga kriminelët, duke përdorur telefonët e koduar SKY ECC. Mesazhet përmbanin informacione për dhjetëra grupe kriminale nga e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë.

 

Etiketa: cannabisCannabis SativaDASHErdit HazizajFranceKultivim i bimëve narkotikeNarkotikOrganizata kriminalePasuri të paluajtshmeProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSPAK
Tjetri
Sipas KPK, prokurori Artan Lulaj cënoi besimin me qëndrimin e tij gjatë vetingut

Vendimi i KPA: Arsyet e shkarkimit të prokurorit Artan Lulaj

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.