AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat e mediave të shqetësuara për politizimin e Këshillit të ri Drejtues të RTSH

Aktivistët për mbrojtjen e lirisë së media ngrenë shqetësimin se një pjesë e kandidaturave që priten të votohen nga Kuvendi kanë një karrierë të lidhur ngushtë me politikën.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
1 year më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhje e Komisionit të Media në Kuvend

Pas një maratone dëgjesash me 67 kandidatë Komisioni për Edukimin dhe Mediat përzgjodhi të martën 10 kandidatët e rinj për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Publik, një institucion që u shkri me vendim të Kuvendit disa javë më parë pas akuzave për shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të ri të RTSH.

Sipas një formule ku mazhoranca dhe opozita propozojnë nga 5 kandidatë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues që pritet të votohen së shpejti në seancë plenare janë; Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.

Komisioni vendosi gjithashtu të propozojë si kandidat për kryetar të këtij këshilli piktorin Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhallin, aktualisht këshilltar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe më herët këshilltar për mediat i Niko Peleshit gjatë detyrave të tij në qeveri si zëvendëskryeministër e ministër.

Emrat e përzgjedhur kanë shkaktuar shqetësim për politizim të këtij këshilli  tek organizatat për lirinë e medias për shkak të sfondit politik në karrierën e tyre apo afërsisë politike me Partinë Socialiste ose atë Demokratike që kanë një pjesë e madhe e tyre dhe pse ligji parashikon që ky institucion të ketë në përbërje njerëz jopolitikë.

Në listën e PS-së mund të veçojmë Civicin që ka shërbyer si zëvendësministër në qeverinë Rama dhe Brahon këshilltar jetëgjatë i ish-ministrit të Brendsëhm dhe aktualisht nënkryetarit të Kuvendit, Blendi Çuçi, ndërsa nga lista e PD-së është aktorja Bulku, ish-deputete e kësaj partie në Kuvend në legjislaturën 2009-2013.

Kriteret për t’u zgjedhur anëtarë janë të hapura për çdo person që ka përvojë pune jo më pak se 10 vjet në fushat e medias në përgjithësi, teknologjisë së medias, artit, kulturës, ekonomisë, drejtësisë, etj., duke ndaluar kandidimin vetëm për anëtarë të partive e shoqatave politike dhe personat me konflikt interesi me detyrën.

Kryetarja e Komisionit Ina Zhupa e vlerëson listën e kandidatëve si me potenciale që të bëj më të mirën për RTSH-në nëse do t’i qëndrojnë platforma që paraqiten në komision.

“Pres që ky Këshilli ta kthej RTSH-në në binarët e ligjshmërisë, të bëjë një garë të ndershme dhe transparente për drejtorin e ri”- i tha ajo BIRN-it ndërsa shtoi se “ata do jenë në mbikëqyrjen e parlamentit dhe tashmë e kanë të qartë që mandati nuk është i paprekshëm nëse shkel ligjin”.

Ndërsa nënkryetarja socialiste e komisionit Evis Kushi, thotë se përzgjedhja e tyre është bërë në bazë të ligjit dhe të gjithë kandidatët kanë plotësuar kriteret ligjore. E pyetur nga BIRN futjen e emrave me sfond politik, Kushi tha se “Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve te Pararura prane Kuvendit, verifikon përmbushjen e kritereve dhe ndalimeve të përcaktuara në ligj, duke hartuar një raport të cilën ja përcjell komisionit”.

Por për organizatat për mbrojtjen e lirisë së Medias në përzgjedhjen e Këshillit të ri parlamenti humbi mundësinë për transformuar operatorin e vetëm publik në shërbim të qytetarëve.

Gazetari Isa Myzyraj nga “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” i tha BIRN-it  se “Parlamenti, konkretisht Komisioni I Medias e kishte një mundësi të shkëlqyer për t’ia kthyer Radio Televizionin Shqiptar qytetarëve të Shqipërisë dhe publikut”. “Por si më çdo rast tjetër interesat e ngushta partiake mbizotëruar mbi interesin publik”- shtoi ai.

Sipas Myzyrajt, shumica dërrmuese e anëtarëve të përzgjedhur nga Kuvendi janë aktualisht me funksione politike ose kanë shërbyer më herët në funksione politike, dhe kjo situatë e komprometon rëndë Këshillin Drejtues.

Edhe Blerjana Bino nga Qendra SCiDEV dhe Rrjeti SafeJournalists beson se Parlamenti e humbi edhe një mundesi tjetër për të punuar drejt transformimit rrënjesor të RTSH-së dhe kthimin e tij në një media të shërbimit publik.

“Përbërja që kalon për votim për Këshillin Drejtues të RTSH është qartësisht e politizuar, e ndarë mes PD dhe PS dhe nuk do të kemi një Këshill Drejtues të pavarur, por një këshill bipartizan, pra të politizuar”- komentoi ajo për BIRN-in.

Ajo shpreh keqardhjen që për kryetar të këtij këshilli është propozuar një prej zyrtarëve të Partisë Socialiste që ka shërbyer edhe në qeveri.  “Drejtuesi i Këshillit ka një rol të veçantë dhe të rëndësishëm dhe do të duhet të ishte, jo vetëm një figurë me pervoja, vlera të veçanta profesionale dhe kontribut në fushën e medias, por mbi të gjitha duhet të ishte i pavarur”- thekson ajo.

Sipas Binos përzgjedhja e emrave me ‘background’ të qartë politik bie në kundërshtim me frymën e ligjit dhe statutit të RTSH dhe në kundërshtim me kërkesat e vazhdueshme të komunitetit të gazetarëve dhe shoqërisë civile për një RTSH të pavarur, te transformuar dhe në shërbim të publikut.

Pas miratimit në Kuvend Këshilli i ri drejtues do të zgjedhë drejtorin e ri të RTSH-së, një vend i mbetur bosh që pas doëheqjes së drejtorit të mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.

Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën

Këshilli Drejtues i mëparshëm, i cili u shkri nga Kuvendi me konsensus mazhorancë- opozitë, nisi procedurat për të zgjedhur drejtorin e përgjithshëm të RTSH-së në janar, por vendimmarrja e tij u kompromentua që në nisje, pasi skualifikoi nga gara 3 nga 5 kandidatët zyrtarë me pretendimin se nuk plotësonin kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Nga gara u skualifikuan kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës. I vetmi që doli kundër kësaj vendimmarrje ishte kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo.

Etiketa: Alfred PezaAlket BrahoAurora PoloBlerjana BinoBujar KapexhiuEdi RamaEni VasiliEnio CiviciErmal HoxhaHelidon HalitiIna ZhupaIsa MyzyrajKëshilli DrejtuesKliton RamaLeka BungoLorenc VangjeliNiko PeleshiOsman MulaPano XhixhoPartisë SocialistePetrit BeciRajmonda BulkuRobert BudinatelevizioniZamira Kita
Tjetri
KLGJ kërkon 30 milionë euro shtesë në buxhet, opozita e quan llastim

KLGJ mbyll pa vendim procedimet për dy gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu

sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.