AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ mbyll pa vendim procedimet për dy gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të përfundojë pa vendim përfundimtar, procedimet disiplinore për gjyqtarët e shkarkuar, Bujar Musta dhe Ramazan Avdiu, të dy të shkarkuar me vendim të formës së prerë të vetingut.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:33 | 12/03/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi gjatë një aktiviteti.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të mërkurën më 12 mars të përfundojë pa vendim përfundimtar procedimin disiplinor ndaj ish-gjyqtarëve Bujar Musta dhe Ramazan Avdiu, pas shkarkimit të tyre me vendim të formës së prerë nga ana e institucioneve të vetingut të magjistratëve.

Hetimi administrativ ndaj Mustës dhe Avdiut në KLGJ filloi me kërkesë të ish-inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2017 dhe u transferua pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD-së në shkurt 2021. ILD konstaton shkelje të gjyqtarëve dhe i kërkoi KLGJ-së që të caktojë ndaj Mustës masën disiplinore “ulje e pagës, deri në 40%, për një periudhë jo më gjatë se një vit” dhe “vërejtje publike” për Avdiun.

Por, pasi të dy këto subjekte u shkarkuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi në maj të vitit 2023 të pezullojë procedimet disiplinore deri në përfundimin e procesit të vetingut të tyre. Pas lënies në fuqi të shkarkimeve dhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, prej anëtarëve të KLGJ u konstatua se ata e kishin humbur të drejtën për të qëndruar në detyrë e për rrjedhojë nuk kishte më objekt për vijimin e procedimit disiplinor, duke e përmbyllur atë pa një vendim përfundimtar.

Nga ana tjetër, KLGJ vendosi të shfuqizojë vendimarrjen për pezullimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative Vlorë, Bevis Shehaj.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar në KLGj caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj, me pretendimin se ai nuk kishte zbatuar një vendim të dhënë nga KLGJ lidhur me kancelaren e Gjykatës Administrative të Vlorës, si dhe se nuk kishte respektuar dispozitat ligjore dhe nënligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave

Pas shkarkimit nga detyra të Shehajt në shkallën e parë të vetingut, KLGj vendosi në tetor të vitit 2022 të pezullojë procedimin disiplinor deri në përfundimin e çështjes ndaj tij në KPA.

Gjatë mbledhjes plenare të mërkurën, KLGJ konstatoi se vendimarrja e KPA për pushimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për Shehajn e rikthen atë në detyrë. Për rrjedhojë u vendos shfuqizimi i vendimarrjes për pezullimin e procedimit disiplinor dhe u caktua që seanca dëgjimore pasardhëse të zhvillohet më datën 8 prill.

Etiketa: Bevis ShehajBujar MustaILDKëshilli i Lartë GjyqësorRamazan Avdiu
I mëparshmi

Organizatat e mediave të shqetësuara për politizimin e Këshillit të ri Drejtues të RTSH

Tjetri

Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj

Tjetri
Lufta kundër pasurive të krimit të organizuar përballet me pengesa

Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.