AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për konfiskimin e pasurive të ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi, e dënuar për fshehje të pasurisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:18 | 12/03/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Foto: Xhemali Moku.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të mërkurën më 12 mars se gjykata respektive ka pranuar kërkesën për kofiskimin e pasurive të Alda Klosit, ish-zyrtares së lartë, që i’u zbuluan shuma të konsiderueshme monetare, pasi shtëpia e saj u vodh nga pastruesja.

Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj u dënua një vit më parë me  2 vjet e 6 muaj burgim, pasi u gjet fajtore për fshehje të pasurisë. Pasuria e paligjshme e saj u zbulua nga prokuroria pasi vetë Klosi denoncoi në polici se ishte vjedhur.

Pas njoftimit të vjedhjes së banesës së Klosit në rrugën e Kosovarëve në Tiranë në dhjetorin e vitit 2022, policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet një shumë e konsiderueshme parash ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina. Klosi deklaroi në polici më vonë se në çastin e vjedhjes, në banesë kishte pasur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë krahas bizhuterive.

Policia mbajti nën përgjim në komisariat Rozeta Dobin, e cila punonte si pastruese dhe Havierin, ndërsa këta diskutuan për një shumë tjetër parash të fshehur në tubin e ventilatorit të kuzhinës. Policia nuk kishte gjetur këtë shumë në kontrollin e parë por kur rivizitoi banesën, zbuloi 404 mijë euro dhe 8500 dollarë. Në total policia gjeti 462,950 euro; 15,500 dollarë amerikanë dhe 368 mijë lekë që i përkisnin Klosit.

Hetimet konstatuan se Klosi nuk i kishte deklaruar këto para dhe as pasuritë e tjera. Sipas prokurorisë, nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar gjatë hetimit penal, ka rezultuar se pasuritë e paluajtshme të llojit apartament dhe garazh, që zotërohen nga ajo dhe bashkëshorti, janë të pajustifikuara nga të ardhurat e ligjshme. Organi i akuzës konkludoi se këto pasuri të paluajtshme janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në deklaratat e ILDKPI nga Klosi.

Veç shumave monetare, Gjykata konfiskoi një apartament me sipërfaqe 85.09 m2 në Tiranë, si dhe një garazh me sipërfaqe 14.06 m2, në pronësi të bashkëshortit të Klosit.

Etiketa: Alda KlosiArben AhmetajHavier DobiKonfiskimi i pasurisëProkuroria e Rrethit TiranëRozeta Dobi
I mëparshmi

KLGJ mbyll pa vendim procedimet për dy gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani

Tjetri
KPK u nda për Enkeleda Kapedanin

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.