AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Portat e Beratit në kërkim të shkëlqimit të dikurshëm

Portat e banesave muze, në lagjet karakteristike të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, kanë nevojë për ndërhyrje, ndërsa shumë prej tyre qëndrojnë të mbyllura në pritje të rikthimit të pronarëve, por dhe kthimit në identitet, si pjesë e vlerave dhe krenarisë së qytetit.

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
1 year më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Portë e një banese muze të lagjjes Goricë. Foto_ E.Azizolli

“Ç’të ka thënë mamaja, mos u duk te porta, se te shohin bota, moj Kaliro…”.

Janë këto disa nga vargjet e një teksti kënge të njohura beratase, e cila këndohet në dasma e gëzime dhe vë theksin tek qëndrimi pranë portës së shtëpisë të një vajze të re.

Të mëdha, shpesh me dy kanata, të rënda, me material druri dhe aksesorë guri dhe hekuri, portat e banesave në lagjet muzeale të qytetit kanë qenë pjesë e rëndësishme e identitetit të familjeve beratase.

Ato nuk janë thjesht dyert e hyrjes në një shtëpi, por pjesë thelbësore e historisë dhe kulturës së qytetit.

“Sa më e madhe porta, aq më shumë tregonte për nivelin ekonomik dhe social të familjes, ndaj dhe ato kanë qenë shumë të rëndësishme sepse identifikonin banesën, rëndësinë e familjes”, shprehet Çlirim Mukli, studiues dhe përkthyes.

Sipas tij portat e banesave beratase kërkonin jo vetë para – pasi duhej zgjedhur druri më i mirë dhe rezistent, por edhe një dorë e mirë ustai për tu ndërtuar, si dhe vëmendje të herë pas hershme, pasi në këtë mënyrë mirëmbaheshin.

Sipas rastit dhe statusit social, ndërtimi i tyre trajtohej me shkallë të ndryshme zgjidhjesh konstruktivo-arkitekturore, duke i ndarë në porta të jashtme të mbuluara me harqe guri ose arkitra prej druri.

Portat e banesave në tre lagjet muzeale të qytetit atë “Mangalem”, “Goricë” dhe “Kala”, janë fokusuar në telajo pikturash dhe celuloid fotografish ndër shekuj, ndërkohë që ende shërbejnë si muzë frymëzimi në muzikë dhe arte pamore.

Por, fenomeni i emigrimit që preku qytetin pas viteve 1990 la bosh shumë banesa në të treja lagjet historike të qytetit.

Dhe pse zhvillimi i turizmit vitet e fundit ka kthyer një pjesë të mirë të banesave në bujtina, ka ende shumë shtëpi të pabanuara, dukshëm kjo nga portat e tyre.

Kryesisht në lagjet “Goricë” dhe “Kala”,  ka banesa të mbyllura, portat e të cilave mbeten në pritje për tu rihapur sërish dhe kthyer në identitetin e dikurshëm.

Dukshëm në banesat ku nuk jetohet prej vitesh portat janë rrënuar nga faktorët atmosferikë, ndërsa në banesat ku jetohet pronarët mundohen që ti mirëmbajnë jo pa vështirësi.

“Po, do e lyejmë portën pak me vaj si çdo vit pas dimrit se nga shiu rrezikon druri të kalbet”, tha për BIRN një i moshuar në lagjen “Kala”.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore  (DRTK) Berat portat kanë nevojë për ndërhyrje, por sipas ligjit të trashëgimisë kulturore ato realizohen vetëm me projekte që kërkojnë miratime institucionale.

“Çdo ndërhyrje në objektet monument kulture, edhe pse realizohet me fondet dhe fuqinë punëtore të institucionit, duhet të realizohet vetëm pasi të jenë parashikuar në një projekt të hartuar nga institucioni dhe të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale”, tha DRTK në një përgjigje zyrtare për BIRN.

Nisur nga kërkesat e qytetarëve dhe nga monitorimet e specialistëve të DRTK është miratuar një vit më parë një paketë emergjence me ndërhyrje mirëmbajtëse në monumente, mes të cilave dhe në porta.

“Në kuadër të kësaj pakete janë parashikuar ndërhyrje në 5 porta, nga ku 2 porta në banesa monument kulture në lagjen “Goricë’, 1 portë në lagjjen ‘Mangalem’ dhe 2 porta pranë Qendrës Mesjetare,” tha DRTK.

Ndërhyrja në portat hyrëse të banesave kryesisht konsiston në restaurimin e elementëve drusorë të degraduar, lyerjen e tyre me vaj lini dhe antimol.

Deri më tani kanë përfunduar ndërhyrjet në 3 porta, ndërsa parashikohet që dhe për vitin 2025 do të përfshihen ndërhyrje me të njëjtin karakter në të tre lagjjet e qendrës historike.

Portat e jashtme të banesave karakteristike të qytetit, janë dëshmia e parë arkitektonike me të cilën objekti paraqitet në rrugë në sytë e çdo kalimtari. Sipas specialistëve ato kanë rëndësi qoftë si pjesë e vlerave të banesës, por dhe mënyrës së ndërtimit.

“Përveç rolit funksional, porta e jashtme mbart edhe ngarkesë dekorative,” tha Bora Aliaj specialiste, drejtuese pranë DRTK Berat.

“Portat prej druri beratase kanë elementët e tyre karakteristikë dhe janë dëshmi e mjeshtërisë së përpunimit të drurit dhe gdhendjes së simboleve të ndryshme në gur”,” shtoi ajo.

Për pamjen mjaft tërheqëse, mënyrën e ndërtimit dhe hijeshinë, portat plotësojnë gjithë ansamblin e zonës ku  ndodhen, përfshi këtu dhe rrugicat, ose sokakët prej guri.

“Jo më kot, portave, sokakëve, u janë ngritur dhe këngë që këndohen ende sot”, tha studiuesi Mukli.

Ndonëse DRTK Berat deklaron se si pjesë e misionit të saj, ka dhe mbrojtjen e këtyre vlerave me ndërhyrjet mirëmbajtëse dhe restauruese, duke synuar ruajtjen e tyre, jo pak porta sot janë duke u rrënuar.

BIRN pikasi në lagjet muzeale “Goricë” dhe “Kala” disa porta banesash që janë dëmtuar ndjeshëm nga mos ndërhyrja në kohë. Pjesë të elementit bazë të tyre druri është kalbur në disa porta, ndërsa elementët dekorativë kanë humbur në shumë të tjera.

Si një nga elementet më interesante të shtëpive beratase portat e vjetra, tërheqin vëmendjen e vizitorëve të huaj.

“Ata shpesh ndalen për t’i parë nga afër, për t’i fotografuar dhe bëjnë pyetje mbi historinë dhe veçoritë e tyre”, tha Lyto Alliu, guidë kombëtare.

Sipas tij vizitorët ndalojnë dhe pyesin për portat e vjetra, për shkak të pamjes, pasi ato duken të mëdha, të qëndrueshme dhe artistikisht të punuara.

“Ata duan të dinë se nga çfarë materiali janë bërë, si janë ruajtur për kaq shumë kohë dhe cilat janë teknikat e përdorura për krijimin e tyre”, tha ai.

Sipas Alliut, vizitorët bëjnë shumë pyetje mbi funksionin dhe kuptimin e këtyre portave.

“Ata duan të dinë pse portat janë kaq të mëdha dhe të trasha, duke zbuluar se dikur ato kishin një rol mbrojtës”, shtoi Alliu.

Sipas tij shumë vizitorë pyesin për gdhendjet dhe simbolet që ndodhen mbi portat, të cilat mund të përfaqësojnë besimin fetar, statusin social ose mbrojtjen.

“Ata janë kuriozë për çdo gjë, për sigurinë, duke pyetur për bravët e dyfishta ose mekanizmat e vjetër të mbylljes dhe gjithçka”, përfundoi ai.

Etiketa: BeratBora AliajÇlirim MukliGoricë KalaKëshilli Kombëtar i Trashëgimisë KulturoreLyto AlliuMangalemMonument Kulture
Tjetri
Mishi me salmonelë, procedohen dy administratorë dhe 3 inspektorë të AKU

Mishi me salmonelë, procedohen dy administratorë dhe 3 inspektorë të AKU

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.