AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon ‘besimin e publikut te media’

Publikimi i komunikimeve të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj me familjarët e tij ekspozon sipas ekspertëve të medias, situatën shqetësuese të kontrollit masiv të disa mediave përmes pushtetit politik dhe ekonomik, në dëm të interesit publik.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
08:07 | 07/04/2025
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj gjatë shoqërimit nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Foto: LSA.

Pas një séance maratonë për masë sigurie, Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli më 13 mars vendimin për lënien në fuqi të masës së arrestit me burg për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Vendimi i Apelit u parapri nga një tension i shtuar mbi institucionet e drejtësisë, ndërkohë që SPAK ofroi prova të reja; kryesisht përgjime të komunikimeve telefonike të Veliajt nga qelia me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe vëllanë Arbër Veliaj, të cilat u shqyrtuan në Apel përpara vendimit të masës së sigurisë.

Një pjesë e këtyre përgjimeve, të publikuara gjatë ditëve të fundit nga portali CNA, sugjerojnë se Veliaj orkestroi nga qelia një fushatë mediatike kundër prokurorit Olsi Dado, gjyqtarit në shkallë të parë, Erion Bani dhe zyrtarëve të tjerë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.

“..duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kështu që katër ditë kemi. Three days to freedom,” citohet Veliaj në njërën prej bisedave të publikuara me të vëllanë përpara vendimit të Apelit.

“Thuaju këtyre që ta shpërndajnë sa më shumë dhe ta mbajnë presionin, se këto katër ditë janë vendimtare. Domethënë, o dal këto katër ditë, o rri këtu dhe katër muaj,” shtohet në dokument një tjetër bisedë me Xoxën.

Më tej, Veliaj porosit bashkëshorten dhe vëllanë që të komunikojnë me drejtues mediash dhe politikanë për vazhdimin e fushatës së sulmit si dhe kërkon që të informohet dhe t’i vihet në dispozicion çdo artikull që konsiderohet ‘pikant’. Gjithashtu, ata diskutojnë për rubrika pyetje-përgjigjesh të Veliajt në emisioneve televizive të mediave të rëndësishme, përfshi dhe ato kombëtare, ndërsa kryebashkiaku citohet të japë porosi se si duhet të moderohet emisioni, që të shmangen etiketime të mundshme negative ndaj tij.

“Ky audiopërgjim rikonfirmon gjetjet e disa hulumtimeve, përfshi dhe atë të MediaLook që unë drejtoj, mbi mënyrën sesi mediat të rëndësishme audiovizive dhe online shërbejnë si altoparlantë të një mekanizmi propagandistik të ngritur nga kryebashkiaku Veliaj,” i tha BIRN Elvin Luku, drejtues i organizatës MediaLook dhe profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

“Përzgjedhja e mediave dhe udhëzimet për pyetjet, publikimet dhe rishpërndarjet nga mediat e tjera të krijon përshtypjen se zoti Veliaj ushtron detyrën e “kryeredaktorit” të një pjese prej tyre, edhe në situatën në të cilën ndodhet pas hekurave,” shtoi ai.

Përfaqësuesi ligjor i Veliajt, avokati Ermir Beta kritikoi publikimin e këtyre akteve dhe i tha BIRN përmes një bisede telefonike se u kishte drejtuar ankesa institucioneve kompetente, sapo kishte mësuar se ato do të publikoheshin.

I pyetur për koment, avokati Maksim Haxhia, i cili mbron në këtë çështje Ajola Xoxën përsëriti për BIRN atë që e quajti qëndrimin e çiftit Veliaj- Xoxa se “midis çiftit në një martesë mund të flitet për çdo intimitet”.

Kontrolli i medias

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi SPAK e akuzon atë për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive apo OJF-ve të kontrolluara nga bashkëshortja Ajola Xoxa dhe një grupi biznesmenësh pranë tij me një vlerë transaksionesh prej rreth 1 milion euro. Veliaj dhe Xoxa i mohojnë akuzat.

Gjatë 10 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ndërtoi një makineri propagande me mediat televizive kryesore të vendit, të cilat publikonin materialet e para-përgatitura nga zyra e PR-it në bashki, pothuajse pa asnjë ndërhyrje editoriale.

Bashkia e Tiranës ka një ekip prej 21 vetash të dedikuar për komunikimin, të cilët u angazhuan pas arrestimit të Veliajt në shpërndarjen e postimeve të tij nga qelia, kryesisht të orientuara drejt sulmit ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë që e hetuan dhe gjykuan mbi masën e tij të arrestit.

Përgjimet e publikuara nga CNA tregojnë se përveç ekipit të PR-it të Bashkisë, një numër mediash u angazhuan gjithashtu si altoparlantë të strategjisë mbrojtëse të Veliajt për të sulmuar zyrtarët që e kishin hetuar dhe arrestuar.

Elvin Luku i tha BIRN se shumë prej gazetarëve të përmendur në audiopërgjime janë atashuar prej kohësh si shërbyes në propagandën e kryebashkiakut Veliaj.

“Kryebashkiaku Veliaj tashmë është duke kërkuar të marrë mbrapsht investimin e bërë gjatë gjithë këtyre viteve në media, disa prej të cilave ai i konsideron dhe besnike ndaj tij,” tha Luku.

Isa Myzyraj, kryetari i Asocacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, vlerëson se përgjimet e publikuara ekspozojnë situatën dramatike të sektorit të medias në vend, ku Veliaj dhe familjarë të tij përdorin pushtetin politik dhe mediatik me qëllim shantazhin ndaj drejtësisë. Ai sjell në vëmendje se kjo situatë është ndihmuar edhe nga fakti që vëllai i Veliajt drejton një kompani reklamash me klientë të mëdhenj.

“Ajo që vihet re lehtësisht është se z.Veliaj dhe familja e tij mbajnë marrëdhënie të rregullta me pronarë mediash dhe me drejtues të lartë mediash, marrëdhënie këto që e minojnë besimin e publikut tek gazetaria dhe media shqiptare,” tha Myzyraj.

Sipas Myzyrajt, përgjimet ekspozojnë gjithashtu problemet e thella të kontrollit masiv të mediave, kompromentimit të disa pronarëve dhe drejtuesve mediatikë në dëm të interesit publik si dhe përdorimin e tyre për presione ndaj organeve të pavarura të drejtësisë.

“Skena është e qartë dhe shqetësuese,” theksoi Myzyraj, ndërsa shtoi: “evidentohet kontrolli i plotë i informacionit, ku kryetari i Bashkisë dhe familja e tij arrijnë që të depërtojnë thellë në linjën editoriale dhe ndarjen e saktë të kohës kur do të publikohet propaganda e Z.Veliaj”.

Etiketa: Ajola XoxaArbër VeliajBashkia e TiranesElvin LukuErion BaniErion VeliajGjykata e Posaçme e ApelitIsa MyzyrajKontrolli i mediasMediaOls DadoSPAK
I mëparshmi

Kriza shëndetësore në Durrës cenoi besimin e prindërve te sistemi arsimor

Tjetri

Human Rights Watch kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi

Tjetri
Meloni- Rama, fushatë dhe akuza nga ‘kampi- burg’ i emigrantëve në Shëngjin

Human Rights Watch kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.