AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të organizatorëve të skemave mashtruese me “call-center”

SPAK kërkon në gjykatë konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës, të dënuar për një skemë mashtrimi me call-center nëpërmjet të cilës u zhvatën qytetarëve evropianë rreth 7 milionë euro.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të dielën më 27 prill se dy ditë më parë ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, të deklaruar fajtorë për një skemë mashtrimi me call-center që u zhvati qytetarëve evropianë rreth 7 milionë euro.

Hetimi i pasurive të Kasmit dhe Xhafës filloi  pas regjistrimit të procedimit penal të vitit 2021 ndaj tyre, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

Sipas SPAK, në përfundim të hetimit pasuror ka reuzultuar se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale. Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1.9 milionë euro dhe 33 milionë lekë.

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive në emër të Erjon Kasmit, konkretisht të pesë apartamenteve me sipërfaqe totale rreth 480 m2; një vile tre katëshe në Selitë të Tiranës; njësi me sipërfaqe 167 m2 në Rrugën e Kavajës, në kryeqytet; dy garazhe; katër ngastra toke pemtore me sipërfaqe totale 3100 m2 në Borsht ë Sarandës; si dhe subjektin tregtar “Wood Land”, sh.p.k.. Po ashtu janë sekuestruar dhe dy garazhe në pronësi të një personi të lidhur, i cili rezulton të jeë bashkëpronar në disa prej pasurive të regjistruara dhe ne emër të Kasmit.

Gjykatës i kërkohet të vendosë konfiskim dhe mbi pasuritë e Xhujan Xhafës, të tre apartamenteve në Tiranë me sipërfaqe totale rreth 240 m2, si dhe një garazhi.

SPAK kërkon edhe konfiskimin e shumave të sekuestruara, rreth 588 mijë eurove dhe 19.7 milionë lekëve. Sipas prokurorisë, vlera e pasurive të Kasmit është në masën 1.1 milionë euro dhe 13.3 milionë lekë, ndërsa ajo e Xhafës, 240 mijë euro.

Nga hetimet e filluara në vitin 2021 ka rezultuar se shtetas gjermanë, francezë, italianë, spanjollë dhe grekë ftoheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall sh.p.k., shoqëri me lidhje me Kasmin dhe Xhafën, që të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese. Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si në Bullgari, Lituani, Poloni e Qipro, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Sipas prokurorisë, është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri.

Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë deklaroi fajtor të pandehurin Erjon Kasmi të akuzuar si organizator të kësaj skeme, duke e dënuar përfundimisht në aplikim të gjykimit të shkurtuar me masën 7 vjet e 4 muaj burgim. Bashkëpunëtori i tij, Xhulian Xhafa u dënua me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie. Ndërsa 11 operatorët e call centër, ndryshe nga sa kërkoi prokuroria, u deklaruan të pafajshëm. Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ta kthejë çështjen për rigjykim në shkallën e parë.

Etiketa: BluenergycallCall centerErjon KasmiSPAKXhulian Xhafa
Tjetri
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.