AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Regjistrohen 7 procedime për krime zgjedhore në Fier dhe Gjirokastër

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se Prokuroria e Fierit ka regjistruar pesë procedime penale dhe ajo e Gjirokastrës dy të tjera për vepra penale të lidhen me zgjedhjet.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:42 | 28/04/2025
në Lajme, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Pergjithshem, Olsian Çela, kreu i SPAK, Altin Dumani dhe Komisioneri Ilirjan Celibashi gjatë firmosjes së protokollit të koordinimit për zgjedhjet.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të hënën më 28 prill se janë regjistruar 14 kallëzime penale për krime zgjedhore në gjashtë prokurori të juridiksionit të përgjithshëm, ku në shtatë raste është vendosur regjistrimi i procedimit penal. Kallëzimet që kanë të bëjnë me paligjshmëri që lidhen me zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, janë regjistruar në prokuroritë e Tiranës, Fierit, Sarandës, Durrësit, Elbasanit e Gjirokastrës, për veprat penale “pengimi i subjekteve zgjedhore”, “dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Në njoftim thuhet se shtatë kallëzime janë depozituar nga Policia Gjyqësore, tre nga SPAK, 2 nga subjekte politike, një nga një qytetar dhe një kallëzim është regjistruar kryesisht.

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedime penale për pesë kallëzimet e depozituara, ndërsa dy procedimet e tjera janë regjistruar nga Prokuroria e Gjirokastrës. Ndërkohë, prokuroria e Fierit dhe ajo e Durrësit kanë transferuar për kompetencë pranë SPAK nga një kallëzim penal.

Shumica e kallëzimeve dhe referimeve për krimet zgjedhore i janë drejtuar SPAK. Sipas të dhënave që SPAK, deri më 23 prill janë depozituar 26 kallëzime penale për krime të dyshuara zgjedhore, ndërkohë që në 23 raste janë regjistruar procedime penale.

Prokuroria e Posaçme publikoi më 20 shkurt strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit. Strategjia tregon synimin e SPAK për të hetuar në kohë reale problemet që lidhen me shit-blerjen e votës, përdorimin e burimeve shtetërore, si dhe përfshirjen e krimit të organizuar në procesin zgjedhor.

SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar më parë se janë duke bashkëpunuar për evidentimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.

Sipas hulumtimeve të kryera nga BIRN, edhe gjatë këtyre zgjedhjeve vazhdojnë problemet me keqpërdorimin e institucioneve dhe administratës publike nga qeveria “Rama”, në shkelje të Kodit Zgjedhor.

 

Etiketa: Krime ZgjedhoreProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e Rrethit FierProkuroria e Rrethit GjirokastërSPAK
I mëparshmi

Papa Françesku dhe rruga drejt një ekonomie të drejtë

Tjetri

Mediat televizive kthehen në ‘zgjatim’ të propagandës partiake gjatë fushatës

Tjetri
Mediat televizive kthehen në ‘zgjatim’ të propagandës partiake gjatë fushatës

Mediat televizive kthehen në ‘zgjatim’ të propagandës partiake gjatë fushatës

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.