AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

“Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti, thotë Arlind Qori

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori falënderoi qytetarët “që sfiduan klimën e frikës dhe presionet e makinerisë qeveritare” dhe votuan për alternativat e reja politike, ndërsa u shpreh jo shumë i shqetësuar për faktin që socialistët kontrollojnë tre të pestat e parlamentit duke cituar Nolin dhe duke sugjeruar se qytetarët do të gjejnë forcën për të triumfuar.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 year më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori gjatë takimit përmbylllës të fushatës. Foto: LSA.

Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit “ekstremisht të pabarabarta”, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe deputeti i ardhshëm Redi Muçi deklaruan të enjten në një konferencë për shtyp se beteja e tyre sapo ka filluar dhe se ata kishin bindjen se qytetarët do të gjejnë forcën të kundërshtojnë atë që e cilësuan si klimë frike dhe presionesh të organizuara nga qeveria.

“Të gjithë ne jemi dëshmitarë të presioneve të panumërta që partia në pushtet i ka bërë nëpunësve të administratës, bizneseve të vogla, e kemi ndjerë këtë sa herë kemi shkuar për të takuar qytetarët,” deklaroi Qori.

“Shqipëria pas 11 majit në shumë aspekte gdhihet e zymtë,” tha Qori ndërsa citoi disa vargje të njohura të Fan Nolit që flasin pë “tiranin që kërrusi atdhenë”.

“Ky tiran që ka shthurrur fenë dhe ka kërrusur atdhenë nuk ia ka dalë të shuajë shpresën e qytetarëve shqiptarë për ndryshim dhe një pjesë e kësaj shprese lidhet me emrin e Lëvizjes Bashkë,” deklaroi Qori.

“Edi Rama duket jashtëzakonisht i pushtetshëm […] kjo nuk na step. Në analizën tonë politike ky mbipushtet do të jetë ai që do ta fundosë Edi Ramën,” shtoi ai.

Sipas Qorit, Rama vështirë se do të mund t’u tregojë pensionistëve apo punëtorëve përrallën me bufin Berisha të cilën ua tregoi gjatë fushatës elektorale dhe do të duhet të përballet me realitetin që ka krijuar.

Fan Noli ishte një politikan i krahut të majtë në Shqipërinë e viteve 1920 dhe kreu i një qeverie gjashtëmujore që nuk u njoh nga ndërkombëtarët për shkak se erdhi në pushtet përmes kryengritjes dhe jo përmes zgjedhjeve. Noli humbi në fushëbetejën e armatosur përballë Ahmet Zogut, “tiranit që kërrusi atdhenë” në poezinë e tij të vitit 1928 Anës Lumenjve dhe u arratis nga Shqipëria për në SHBA, ku u nda nga jeta katër dekada më vonë ndërsa “tirani” nuk u lebetit nga populli por u rrëzua nga pushtimi i Italisë Fashiste pesëmbëdhjetë vjet më vonë.

Deputeti i ardhshëm Redi Muçi deklaroi se betejat e tij parlamentare do të lidhen me projektligjin për Minimumin Jetik të depozituar më herët në Kuven si ligj i propozuar nga zgjedhësit, me shtimin e fondeve për çështjet sociale si dhe me krijimin e një legjislacioni të përshtatshëm për të lejuar qytetarët të organizojnë më lehtë referendume për çështje që i shohin me interes.

Referendumet rregullohen me një seksion të Kodit Zgjedhor të vitit 2023 dhe organizimi i tyre ka rezultuar deri më sot pothuajse i pamundur për shkak të vështirësive procedurale të vendosura në këtë ligj. Kodi zgjedhor është ndryshuar shumë herë që nga ajo kohë por vullneti politik për të rregulluar kapitullin për referendumet ka munguar. Referendumet janë gjithashtu kauzë e Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Lëvizja Bashkë arriti të marrë pothuajse 24 mijë vota ndërsa një pjesë e kutive vijon të numërohet, si dhe fitoi një mandat deputeti në Tiranë, ku mori një rezultat më të mirë se sa në nivel kombëtar, me sukses veçanërisht të lartë në zonat urbane dhe në lagjet relativisht më të pasura të kryeqytetit.

Me rreth 1.55% të votave të vlefshme të fituara, Bashkë duhej të kishte siguruar normalisht dy mandate deputetësh ndërsa pabarazitë e sistemit bënë që njëri t’i kalojë partisë më të madhe, pra Partisë Socialiste.

Bashkë është një nga tre partitë e reja që arritën të fitojnë mandate. Partitë e reja fituan në total rreth 165 mijë vota deri në këtë fazë të numërimit ose pothuajse 11% të votave të vlefshme. Ironikisht, 9 apo 10 mandatet që u takojnë partive të vogla i kanë kaluar, për shkak të pabarazisë sistemike, partisë që këto parti synuan të sfidonin, pra Partisë Socialiste, e cila me këtë shumicë ka mundësi të ndryshojë rregullat e lojës elektorale, siç ka bërë më herët në vitin 2020, kur deputetë të opozitës mbështetën ndryshimet e kërkuara nga Rama, gjë që i dha mandatin 2021-2025 me 49% të votave dhe me 53% të ndenjëseve në parlament.

Zgjedhjet u kritikuan nga vëzhguesit ndërkombëtarë si “të pabarabara” dhe me praktika elektorale të partisë në pushtet “të papajtueshme me standardet ndërkombëtare”.

Etiketa: Arlind QoriLëvizja BashkëRedi Muçi
Tjetri
Live Blog – Samiti i Tiranës 

Live Blog – Samiti i Tiranës 

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.