AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Blendi Gonxhja ul tonet për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit

Një ditë pasi i cilësoi si ‘tymnajë’ shqetësimet e shoqërisë civile mbi ndërhyrjet në ish-kampin famëkeq të regjimit komunist, ministri i Ekonomisë dhe Kulturës reagoi përsëri, duke premtuar se autoritetet do të respektojnë planin e menaxhimit.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
1 year më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatos Lubonja dhe aktivistë duke folur me gazetarët ne Spaç | Foto: Blerina Gjoka/ BIRN

Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, reagoi për herë të dytë të shtunën për ndërhyrjen që ka ndërmarrë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) në ish-burgun e Spaçit, duke premtuar transparencë për zbatimin e projektit.

“Nuk është pjesë e ndërhyrjes ringritja e banjove dhe e tarracës mbi to, as nuk është aprovuar nga IKTK dhe as nuk përfshihet në projekt e kontratë,” tha Gonxhja nëpërmjet një deklarate në Facebook, që sipas tij erdhi si rrjedhojë e debateve që vazhdojnë në mediume publike dhe media sociale.

“Elementët e tjerë si një kullë metalike, një copë rrethimi, një portë dhe një fragment kangjelle, të përfshira në kontratë, do të realizohen vetëm pas zbërthimit të detajuar, bazuar në foto dhe dëshmi historike, si edhe do të jenë të çmontueshme në rast ndërhyrjesh të tjera në vijim sipas Planit të Menaxhimit,” shtoi Gonxhja, ndërsa premtoi se çdo informacion do të jetë publik.

Burgu-kamp i Spaçit u ndërtua nga regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1968 për të shfrytëzuar punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë në nxjerrjen e bakrit dhe piritit në minierë.

Ndërhyrja e IKTK-së, e cila synon t’i hapë rrugën xhirimeve të një filmi artistik mbi revoltën e vitit 1973 – pas të cilës u ekzekutuan katër të burgosur dhe u ridënuan dhjetëra të tjerë – ka ngritur shqetësime mes aktivistëve të trashëgimisë dhe memories historike, si dhe ish-të burgosurve dhe familjarëve të tyre.

Filmi artistik do të xhirohet në ambientet e ish-burgut nga regjisori Namik Ajazi, i cili më herët i tha BIRN-it se ndërhyrjet po bëheshin me miratimin e kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një peticioni, dhjetëra organizata të shoqërisë civile i kërkuan Ministrisë së Ekonomisë dhe Kulturës, si dhe IKTK-së, pezullimin e punimeve, të cilat sipas tyre nuk respektojnë autenticitetin e objektit.

“Pamjet e publikuara së fundmi dhe informacionet në terren tregojnë se në zonën e mbrojtur po realizohen punime ndërtimi – mure me blloqe të reja dhe suvatime të objekteve që fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar rëndë autenticitetin e objektit,” shprehen aktivistët në peticionin dërguar autoriteteve.

“Këto ndërhyrje bien ndesh me dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve politikë në këtë burg dhe të dhënat arkivore të kohës,” theksojnë ata.

Sipas organizatave të shoqërisë civile, ndërhyrja e IKTK-së bie ndesh edhe me Planin e Menaxhimit të Spaçit.

Të shtunën, dhjetëra aktivistë dhe ish-të burgosur politikë që kanë vuajtur në burgun famëkeq – përfshirë shkrimtarin Fatos Lubonja, u mblodhën për të dytën ditë në Spaç për të kundërshtuar ndërhyrjet e IKTK-së.

Një ditë më parë, ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, i cili shihet si një kandidat i mundshëm për kryebashkiak të Tiranës, i cilësoi shqetësimet e ish-të burgosurve dhe aktivistëve si një “tymnajë të panevojshme”, duke i etiketuar si “Sanço Pançot e politikës së vjetër”.

Sanço Panço është një nga personazhet më të njohur të letërsisë botërore, krahu i djathtë dhe shoqëruesi besnik i Don Kishotit në romanin klasik Don Kishoti i Mançës nga Miguel de Cervantes. Ai është një figurë kontrastuese ndaj idealizmit të Don Kishotit dhe përfaqëson zërin e arsyes.

Protestat e shoqërisë civile dhe të ish-të burgosurve politikë duket se e kanë ulur me këmbë në tokë Bledi Gonxhen. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ministri i ka thirrur arsyes dhe do ta ndalojë ndërhyrjen e IKTK-së në Spaç.

Etiketa: Blendi GonxhjaDon Kishoti i MançësEdi RamaFatos LubonjaMedia socialeMigel de CervantesNamik AjaziPeticioniSpaç
Tjetri
Ngjyrat e krenarisë LGBT në Uashington

Ngjyrat e krenarisë LGBT në Uashington

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.