AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali bllokoi të enjten një kërkesë të opozitës për të futur në debatin parlamentar zjarrin në landfillin e mbetjeve pranë incineratorit të Elbasanit, duke e konsideruar kërkesën e tyre jo në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12:21 | 03/07/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Elisa Spiropali. Foto: LSA.

Të hënën, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit është përfshirë nga flakët për të disatin vit radhazi, ndërsa administratori i kompanisë publike pretendoi se zjarri erdhi si pasojë e tejmbushjes dhe temperaturave të larta.

Në nisje të seancës së fundit të legjislaturës, disa deputetë të Partisë Demokratike kërkuan që kjo çështje të diskutohej në rend të ditës, duke e konsideruar një ‘katastrofë mjedisore’ dhe duke fajësuar qeverinë për dështimin me inceneratorët.

“Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan është një alarm për gjendjen dramatike të mjedisit që vjen si pasojë e dështimit spektakolar të inceneratorit, një investim prej 27 milionë eurosh që nuk ka funksionuar asnjëherë siç duhet…” – e nisi fjalën e saj deputetja Zheni Gjergji, por ajo nuk u dëgjua më tej në sallë pasi Spiropali i fiku mikrofonin, duke e cilësuar çështjen si jashtë rendit të ditës.

Edhe deputetja Jorida Tabaku, që ka drejtuar komisionin hetimor për aferën e inceneratorëve, kërkoi që parlamenti të mbajë përgjegjësi për atë që ajo e quajti katastrofë mjedisore.

“Asnjë nga inceneratorët nuk punon dhe Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi, Ministri i Financave duhet të japë llogari përse vijon të paguajë para për inceneratorët,” tha Tabaku.

Kërkesa e Tabakut që të futej në rendin e ditës një debat parlamentar u konsiderua si jo konform rregullores së Kuvendit nga ana e Spiropalit. “Bëni kërkesa sipas rregullores, jo duke u ngritur këtu e të bëni propagandës e radhës,” u përgjigj Spiropali.

Inceneratori i Elbasanit është i vetmi impiant i përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik-privat të qeverisë shqiptare, të hetuara për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Zyrtarë të lartë, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, janë gjetur fajtorë për abuzime me këto kontrata. Pavarësisht se është i përfunduar, inceneratori i Elbasanit  ka pasur vazhdimisht defekte dhe ka punuar vetëm për pak kohë. BIRN gjeti se problemet e inceneratorit krijuan një mal me mbetje që do duhej të ishin djegur.

 

Etiketa: Elisa SpiropaliInceneratori i ElbasanitJorida TabakuKuvendi i ShqiperiseMjedisiZheni GjergjiZjarri ne landfill
I mëparshmi

Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

Tjetri

‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve

Tjetri
‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve

‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve

balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.