AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vonesat në pagesa thellojnë shqetësimin mbi financat e RTSH

Bashkëpunëtorët e jashtëm të programeve të televizionit publik shqiptar RTSH të mbingarkuar me borxhe thonë se nuk janë paguar prej muajsh dhe nuk kanë asnjë informacion se kur do të marrin paratë që u detyrohen.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
10 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e RTSH-së. Foto: BIRN.

Gjendja e vështirë e televizionit publik shqiptar të mbingarkuar me borxhe është rikthyer këtë javë në qendër të vëmendjes, mes pretendimeve se ai nuk u ka kryer pagesat disa bashkëpunëtorëve.

Të hënën, Kozeta Kurti reagoi në Facebook për të shprehur zhgënjimin e saj me Radio-Televizionin Shqiptar, RTSH.

Kurti, autore dhe moderatore e emisionit televiziv “Ditari i një artisti” në RTSH, tha se ajo dhe stafi i saj nuk janë paguar për punën si bashkëpunëtorë të jashtëm dhe nuk kanë marrë asnjë shpjegim për këtë.

“Më vonë nuk lashë vend pa trokitur; në zyrën juridike, në zyrën e financës, në zyrën e drejtoreshës së njësisë së programeve, kërkova takim me Drejtoreshën e Përgjithshme (ndoshta më lehtë hyn në Shtëpinë e Bardhë, se tek zyra e Vasilit) shkrova një email të gjatë”, shkroi Kurti në postimin e saj.

Në prill, Vasili mori detyrën si drejtoreshë e përgjithshme e RTSH që ndodhej në gjendje të rëndë financiare dhe i ngarkuar me procese gjyqësore të lidhura me pushimin e papritur nga puna të rreth 150 punonjësve nga paraardhësi i saj, ish-politikani Alfred Peza.

Ashtu si Kurti, edhe gazetarja Elsa Demo tha të hënën se edhe asaj i detyrohen para dhe se është lënë në terr për fatin e emisionit të saj të artit dhe kulturës, “Artes”.

“Sot duhej të isha në transmetim”, shkroi Demo në një opinion për Reporter.al të BIRN Albania, duke shtuar se kishte kërkuar dy herë takim me Vasilin, por ishte refuzuar. “As stafi i saj nuk ka kthyer përgjigje”, shtoi Demo.

Sipas anëtarëve të Bordit Drejtues të RTSH-së, transmetuesi ka gjashtë milionë euro borxh dhe çështjet gjyqësore për pushimet e padrejta nga puna gjatë mandatit të Pezës i kanë kushtuar deri tani 1.8 milionë euro.

BIRN kërkoi një koment nga Eni Vasili dhe paraqiti një kërkesë zyrtare për të drejtë informimi, por deri në momentin e publikimit nuk mori përgjigje.

Teorikisht, RTSH është politikisht i pavarur, por Bordi Drejtues zgjidhet nga parlamenti, i cili kontrollohet nga Partia Socialiste në pushtet, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm zgjidhet nga bordi. Peza ishte ish-deputet i Partisë Socialiste.

Pasi mori detyrën në prill, Vasili, vetë gazetare, tha në një takim të korrikut me organizatat mediatike se stafi i transmetuesit publik “duhet të trajtohet me më shumë dinjitet” dhe se RTSH duhet të “rikthehet në rolin e tij historik si një shkollë mediatike që formëson dhe përgatit breza të rinj”.

Megjithatë, disa bashkëpunëtorë të tjerë të transmetuesit publik thanë për BIRN, të cilët folën në kushte anonimiteti, se edhe atyre u detyrohen para.

“Ka pasur vonesa në pagesa për gati një vit, por muajt e fundit ato janë bllokuar plotësisht”, tha njëri prej tyre. “Që nga maji nuk jemi paguar për punën që bëjmë si bashkëpunëtorë. Jemi ankuar, por askush nuk na jep një përgjigje të qartë.”

Një tjetër tha se nuk ishte paguar që nga 9 qershori dhe se i ishte thënë që transmetuesi po kalonte nëpër “reforma të thella”.

“Kanë kaluar tre muaj pa pagesa,”, tha gazetarja për BIRN. “Na është thënë se do të paguhemi, por ama jo se kur.”

Etiketa: Alfred PezaElsa DemoEni VasiliKozeta KurtiRTSH
Tjetri
Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë

SPAK dërgon për gjykim Erion Veliajn për ‘korrupsion dhe pastrim parash’

shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.