AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pronari i lokalit “Monopol” në Tiranë, në kërkim për vrasje dhe pastrim parash

Të dhënat e siguruara nga SKY ECC hodhën dritë mbi vrasjen e një 21-vjeçari pesë vjet më parë në Mat si dhe një skemë të pastrrimit të parave në Tiranë- krime për të cilat SPAK akuzon pronarin e lokalit “Monopol Lounge”, Aurel Hoxha.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:06 | 26/09/2025
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjës të policisë në hyrje të lokalit “Monopol Lounge” në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Foto: Xhemali Moku.

Lokali “Monopol Lounge” në rrugën Myslym Shyri në Tiranë ekspozonte në faqen e vet online shërbime luksi dhe një sërë dedikimesh nga personazhet e njohur të show-bizz-it shqiptar. Por përtej kësaj fasade, Prokuroria e Posaçme dyshon se fshihet një sagë e përgjakshme hakmarrjeje si dhe një rrjet i pastrimit të parave që rrjedhin nga aktivitete të paligjshme.

Rreth orës 6:30 të mëngjesit të premten, lokali “Monopol Lounge” u rrethua nga forca të shumta policore të repartit të ndërhyrjes së shpejtë, ndërkohë që hetuesit e Prokurorisë së Posaçme ushtruan kontrolle edhe më vonë gjatë ditës, duke urdhëruar shoqërimin e dy personave.

Sipas burimeve të prokurorisë, kontrollet janë ushtruar në kuadër të hetimit ndaj pronarit të lokalit, Aurel Hoxha, 36 vjeç, i dyshuar si porositësi i rrëmbimit dhe vrasjes së të riut Klevis Lleshi pesë vjet më parë. Po ashtu, Hoxha po hetohet për pastrim parash që dyshohet se janë përfituar nga trafiku i narkotikëve.

“Njerëzit shkonin dhe pinin kafe të qetë aty. Unë s’kam qenë asnjëherë,” tha me habi një banore e zonës, pasi mësoi arsyen e kontrollit policor.

Të tjerë kureshtarë, kur shikojnë automjetet e policisë, pyesin se çfarë ka ndodhur dhe pasi marrin informacion, largohen duke ngritur supet. Disa prej punonjësve të dyqaneve përreth i thanë BIRN se kur kishin mbërritur në punë, rreth orës 08:00, policia gjendej aty.

Pastrim parash dhe vrasje

Pronari i lokalit “Monopol”, Aurel Hoxha akuzohet për vrasje dhe pastrim parash. Foto: Xhemali Moku/BIRN.

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme për zbardhjen e vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020 u krye në bashkëpunim me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Ndaj katër personave të proceduar rëndojnë akuzat “Vrasje me pagesë dhe për gjakmarrje”, përfshirë fshehjen e kufomës dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit; si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj.

Sipas SPAK, hetimet janë përqendruar tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve kundrejt pagesës të territorin e Shqipërisë. Prokuroria vlerëson se këta persona kanë vepruar në formën e grupit kriminal dhe disa prej anëtarëve dyshohet se kanë mundësuar injektimin e parave të përfituara në mënyrë të paligjshme në sistemin finaciar shqiptar. Kjo është realizuar përmes investimeve me karakter dyshues, ndërkohë që një pjesë e parave është përdorur për rrëmbimet dhe vrasjet. Si organizator i grupit që merrej me pastrimin e parve akuzohet Aurel Hoxha, pronaroi i lokalit “Monopol”.

Të ardhurat e kundraligjshme dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Këto të dhëna janë siguruar nga autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të Bashkimit Europian, si dhe nga analiza e komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC.

“Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”, citohet në njoftimin e SPAK.

Me të ardhurat e fituara nga pastrimi i parave të paligjshme, dyshohet se është sponsoricuar dhe vrasja e të riut Lleshi. Nga hetimet ka rezultuar se Klevis Lleshi është rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar kundrejt vlerës së 50 mijë eurove. Në njoftim thuhet se vrasja e tij është kryer në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të Aurel Hoxhës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012.

Si ndihmës dhe ndërmjetës për të realizuar vrasjen e Lleshit dyshohet të jetë shtetasi me inicialet S.K., ndërsa si ekzekutor shtetasi S.N.

Policia ka ndaluar dy nga të dyshuarit, ndërsa një i tretë u arrestua në Itali. Ndërkohë, Aurel Hoxha me origjinë nga fshati Shqefën i Macukullit dhe me banim të mëvonshëm në Mamurras dhe Tiranë është shpallur në kërkim.

Ndaj Hoxhës rëndojnë akuzat “Vrasje për gjakmarrje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, dyshohet se ka dhe bashkëpunëtorë të tjerë të paidentifikuar.

Saga e vrasjeve për gjakmarrje

Në prill të vitit 2012, një prej djemve të familjes Hoxha, Agim Hoxha 25 vjeç u gjet i vrarë dhe i djegur në një automjet nga autoritetet ligjzbatuese britanike në afërsi të Southampton, një qytet port në jug të Britanisë.

Atëherë u dyshua si autor Arben Lleshi nga Burreli, djali i xhaxhait të Klevisit, i cili u arrestua në Itali me kërkesë të autoriteteve britanike. Sipas një raportimi të BBC më 20 shkurt të vitit 2013, Arben Lleshi u dënua me burgim të përjetshëm, me një afat minimal prej 32 vitesh. Sipas deklaratave të atëhershme të hetuesit Scott Clarke, edhe pse nuk mund të dihej kurrë motivi i saktë i vrasjes 25-vjeçarit Hoxha me origijnë nga fshati Shtjefën i Macukullit, ata dyshonin se ngjarja kishte lidhje me përfshirjen në tregtinë e drogës.

Vrasja e Agim Hoxhës është pasuar me vrasjen e katër anëtarëve të familjeve Lleshi dhe zhdukjen e një tjetri. Në tetor të 2013-ës u vra babai i Klevisit, Xhavit Lleshi dhe në maj të vitit 2016 u vra vëllai i këtij të fundit, Hajredin Lleshi. Në vitin 2017 u rrëmbye djali i Hajredinit, Artan Lleshi, i cili konsiderohet i zhdukur.

Të njëjtin fat pësoi dhe  Klevisi në vitin 2020, por trupi i tij i pajetë u zbulua vetëm në vitin 2023 në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Pas zhdukjes, nëna e Klevisit, Fatbardha Lleshi akuzoi familjen Hoxha për zhdukjen e djalit të saj. Në vitin 2023, u vra në burgun e Peqinit edhe Arben Lleshi, autori i vrasjes së Agim Hoxhës, pasi ishte ekstraduar në Shqipëri në vitin 2016.

Etiketa: Agim HoxhaArben LleshiAurel HoxhaBritani e MadheEurojustEuropolKlevis LLeshiMonopolPastrim parashProkuroria e PosaçmeSPAKVrasje per hakmarrje
I mëparshmi

Gazetaria përballet me krizën ekzistenciale: Kush do të paguajë për të?

Tjetri

Nga protestat në gjykatë: Banorët e Kurdarisë kërkojnë anulimin e HEC Doma

Tjetri
Nga protestat në gjykatë: Banorët e Kurdarisë kërkojnë anulimin e HEC Doma

Nga protestat në gjykatë: Banorët e Kurdarisë kërkojnë anulimin e HEC Doma

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.