AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mbrojtja nga sulmet kibernetike mbledh 32 vendet e NATO-s në Tiranë

Vendet anëtare të NATO-s diskutojnë bashkëpunimin kundër rreziqeve digjitale në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike në Tiranë. Konferenca në Tiranë synon ndërtimin e një arkitekture të përbashkët sigurie kibernetike.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
9 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto familjare e pjesëmarrësve në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike. Foto faqja zyrtare e NATO

Organizimi i një mbrojtjeje të përbashkët nga sulmet kibernetike është fokusi i Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që po mbahet në Tiranë më 9–10 tetor me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës. Takimi fokusohet në forcimin e rezistencës kolektive ndaj kërcënimeve digjitale dhe në bashkëpunimin publik-privat për sigurinë kibernetike.

Takimi vjen pasi sistemet online të qeverisjes në Shqipëri janë sulmuar disa herë që nga viti 2022 nga një grup i identifikuar si “Homeland Justice” në Telegram, pas së cilit dyshohet se fshihen hakerë iranianë. Grupi konsiderohet përgjegjës për sulmin ndaj shërbimeve qeveritare digjitale dhe rrjedhjen e një sasie të madhe të dhënash personale të qytetarëve, çka çoi në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Po ashtu, ai mori përsipër sulmin ndaj Bashkisë së Tiranës në qershor të këtij viti, që nxori jashtë funksionit përkohësisht 55 shërbime publike.

Në fjalën përshëndetëse në këtë takim, kryeministri Edi Rama pranoi sulmet ndaj sistemeve digjitale të qeverisë dhe aktorëve të tjerë në vend, por këmbënguli se vendi është fuqizuar dhe dëmet nga këto sulme janë tashmë të pakonsiderueshme. “Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik çdo tre minuta, por i zmbrapsim,” deklaroi Rama, duke theksuar nevojën për bashkëpunim. Ai shtoi se edhe aleatët që ndihmuan Shqipërinë pas goditjeve morën mësime për t’u mbrojtur më mirë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po ashtu foli për nevojën e bashkëpunimit mes vendeve, duke theksuar se Aleanca i konsideron këto sulme si ndaj saj.  “NATO është e përkushtuar të mbrojë hapësirën kibernetike të aleatëve. Askush nuk qëndron vetëm,” tha ai, duke nënvizuar rolin e Qendrës së Integruar të Mbrojtjes Kibernetike.

Konferenca në Tiranë synon ndërtimin e një arkitekture të përbashkët sigurie kibernetike dhe imponimin e kostove ndaj aktorëve keqdashës. Shqipëria, dikur objektiv i sulmeve, shfaqet sot si një partner aktiv në mbrojtjen digjitale të Aleancës.

Etiketa: aleancabashkëpunim ndërkombëtarcyber defensediplomaciEdi Ramahakerë iranianëHomeland Justiceinfrastrukturë kritikekërcënime digjitalekonferenceMark Ruttembrojtje digjitaleNATOqeverisje digjitalerrjedhje të dhënashShqipërisiguri kibernetikesiguri kombëtareSulme kibernetikeTiranë
Tjetri
Në teh të prekariatit shkëlqejnë

Në teh të prekariatit shkëlqejnë

marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.