AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kreu i SPAK: Akuzat politike frymëzojnë kërcënimet e grupeve kriminale

Në një seancë maratonë prej 5 orësh, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u përball me dhjetra pyetje nga deputetët gjatë një raportimi vjetor në Kuvend. Ai i quajti sulmet që i vijnë kësaj strukture nga politika si frymëzuese të kërcënimeve nga elementët kriminalë, ndërsa ngulmoi në nevojën për ndryshime Kushtetuese që do t’i garantonte prokurorëve të posaçëm mundësinë e rikandidimit në detyrë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:53 | 15/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë. Foto: LSA.

Në komisionet parlamentare bënë raportimet vjetore gjatë tetorit të gjitha institucionet e pavarura dhe të krijuara me ligj, por raportimi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, mori një interes të veçantë nga deputetët dhe publiku.

Të martën pasdite, i treti në radhën e raportimeve para Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit të sapokrijuar për “Nismat Qytetare Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale’ raporti kreu i kësaj strukture, Altin Dumani, shoqëruar nga prokurorët Adnan Xholi dhe Klodian Braho.

Më shumë se 20 deputetë të dy komisioneve kishin përgatitur me dhjetra pyetje secili, ndërsa seanca zgjati tej parashikimeve kohore për rreth 5 orë.

Përballë deputetëve nga dy krahët e politikës, Dumani kërkoi nga Kuvendi që të mbrohej pavarësia dhe integritetit i SPAK-ut nga rreziku i presionit të jashtëm që u vjen prokurorëve nga politika, media dhe grupet kriminale

Sulmet politike ndaj SPAK janë të vazhdueshme nga krerët e opozitës, të cilët ndodhen nën akuza për korrupsion, por gjatë këtij viti sulmet erdhën edhe nga kryeministri Edi Rama pas arrestimit të një prej figurave më të larta të qeverisjes së tij, kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Një protestë e paprecendentë u mbaj nga socialistët në hyrje në Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit, ndërsa vetë Veliaj nga burgu gjithashtu udhëhoqi një fushatë sulmesh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në media.

Sipas Dumanit, deklaratat politike nuk ndikojnë në punën e prokurorëve, por ato shërbejnë si frymëzim për kërcënimet që vijnë nga elementë kriminalë.

“Janë shqetësim sidomos kur gjuha e përdorur tejkalon cakun dhe këto deklarata politike frymëzojnë elementë të krimit të organizuar dhe bëjnë më vulnerabël prokurorët e posaçëm,” tha ai, duke shtuar se “sa herë që sulmet politike shtohen, shtohen edhe kërcënimet ndaj prokurorëve”.

Ndërsa deputetë të mazhorancës socialiste ishin më të rezervuar në numrin e pyetjeve dhe pa ngarkesa politike, shoqëruar me paranteza vlerësuese për punën e Prokurorisë së Posaçme, deputetë të partive opozitare bën pyetje politike, për çështje konkrete për drejtuesit e opozitës nën akuzë, ish presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ata e aluduan disa herë për dështim të punën e prokurorëve në parandalimin e krimeve zgjedhore për procesin e 11 majit dhe hetime të aferave korruptive, duke i kërkuan llogari Dumanit se pse nuk kishte hetime për kryeministrin, zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe për zvarritje të hetimeve në çështje si; Porti i Durrësit, Porto Romano, etj..

Nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi tha se “task-forca për zgjedhjet kishte dështuar” të parandalonte krimet zgjedhore, kryesisht në qarkun Durrës ku ai ishte drejtues politik.

Dumani pranoi se kishte vend për përmirësime në task-forcën për zgjedhjet, por ai këmbënguli se kishte hetuar çdo denoncim të opozitës dhe prokurorët dhe hetuesit ishin përgjigjur në kohë reale kërkesave të tyre për ndërhyrje, ndërsa shtoi se struktura e posaçme “nuk kishte funksion parandalues, por ndjekje penale”.

Kreu i SPAK mbrojti punën e prokurorëve dhe hodhi poshtë aludimet për dështim në hetime, ndërsa humbi durimin me deputetin e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kur në më shumë se 30 pyetje dhe akuza për mosveprim apo njëanshmëri politike në punën e tij,  ai e pyeti edhe nëse “ishte takuar me McGonigal’, një ish drejtues i FBI i dënuar në SHBA, në dosjen e të cilit përmenden edhe lidhjet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Se si mund të bësh një pyetje të tillë, nuk e di, që të bësh një pyetje të tillë duhet një indicie, një e dhënë. Ku është një indicie, një e dhënë?!”- iu drejtua ai Blushit  duke i kërkuar të jetë i përgjegjshëm kur bën insinuata të rreme në publik.

Ndërkohë më herët, Dumani pranoi se ishin kryer veprime hetimore brenda vendit për këtë çështje dhe se po prisnin dhe ndihmë juridike nga partnerët ndërkombëtarë.

Disa herë ai u pyet se pse “nuk hetonte Edi Ramën” në lidhje me aferat korruptive që janë në gjykim apo që janë nën hetim, ndërsa deputeti Erald Kapri i partisë Mundësia e pyeti nëse Rama ishte “vija e kuqe” për SPAK.

“Ne nuk kemi vijë të kuqe, përpos provës,” u përgjigj Dumani, ndërsa sulmet e Ramës pas arrestimet të Veliajt ai i konsideroi si “retorikë politike”.

Kërkesa për ndryshime ligjore në vesh të shurdhër

Altin Dumani raportoi para Kuvendit ndërsa mandati i tij 3-vjeçar në krye të SPAK është drejt përfundimit.

Në një kërkesë të përsëritur që mbetet pa përgjigje nga Kuvendi, Dumani e quajti të nevojshme që të ndërhyhet në Kushtetutë në mënyrë që t’u jepet mundësia prokurorëve të posaçëm që të rikandidojnë pas mandatit 9-vjeçar.

“Unë nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit tim, por kjo mundësi duhet të ekzistojë për prokurorët e tjerë, në funksion të stabilitetit institucional,” tha Dumani, duke shtuar se kjo situatë ligjore krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve.

Ai po ashtu ripërsëriti kërkesën për shtimin e numrit të këshilltarëve ligjorë dhe kërkoi ndryshime ligjore që t’i mundësonin SPAK të konfiskonte pasuritë e paligjshme të grupeve kriminale të vendosura në kriptovaluta. Sipas tij, ishin konfiskuar 11 milionë euro duke gjetur mekanzima me ndihmën e partnerëve europianë, ndërsa një shumë akoma më e madhe ishte ngrirë në pamundësi për t’u konfiskuar për shkak të mungesës së dispozitave ligjore.

Kërkesat për ndryshime në Kushtetutë dhe në ligjet përkatëse janë depozituar prej dy vitesh në Komisionin e Ligjeve bashkë me propozime të ngjashme nga institucioneve të tjera të drejtësisë dhe madje Kuvendi ngriti një grup pune mazhorancë-opozitë në atë kohë për të çuar përpara ndryshimet në ligjet e reformës në drejtësi.

Por kërkesat e SPAK u lanë në harresë deri në krijimin më mënyrë të njëanshme nga mazhoranca të një komisioni të posaçëm parlamentar, i ashtuquajturi komisioni “antikorrupsion”, që u drejtua nga deputeti Fatmir Xhafaj.

SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë refuzuan për t’u bërë pjesë e këtij komisioni duke lënë kështu në mes dhe një tentativë të mazhorancës për t’i kanalizuar ndryshimet e mundshme në ligjet e reformës në drejtësi si funksion i këtij komisioni.

Deputeti Xhafaj, i cili tashmë drejton një komision të përhershëm me qëllime të ngjashme me komisionin e posaçëm, i kërkoi të martën Dumanit që bashkë me propozimet për ndryshime të sillte dhe një analizë se përse janë të domosdoshme këto ndryshime.

“Cilat janë arsyet që duhet ta imponojnë ligjvënësin për ta mbështetur?”- pyeti ai Dumanin duke kërkuar më tej të dinte nëse arsyet e këtyre ndryshimeve vinin si “vlerësim i i gjithë trupës së prokurorëve apo thjesht opinioni i SPAK”.

Kreu i SPAK nga ana e tij tregoi gatishmëri në një bashkëpunim më të ngushtë me Kuvendin me kontakte më të shpeshte dhe jo vetëm në raportimet vjetore.

 

 

Etiketa: Altin DumaniEdi RamaErald KapriKomisioni i LigjeveKuvendi i ShqiperiseOerd BylykbashiSPAKTedi Blushi
I mëparshmi

Filozofia “luftarake” e Amerikës s’do ta mbrojë Evropën

Tjetri

Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi

Tjetri
Presidenti dekreton ligjin e debatueshëm për portin e Durrësit

Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.