AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protestuesit në Shqipëri kërkojnë “drejtësi” në gjyqin e krerëve të UÇK-së

Protestuesit në Tiranë shprehën zemërim ndaj gjyqit në vazhdim kundër oficerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke thënë se të akuzuarit ishin luftëtarë të lirisë, jo kriminelë.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
8 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestues në Tiranë më 17 tetor 2025. Foto: BIRN/Fjori Sinoruka.

Qindra mbështetës të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe u mblodhën të premten në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për të protestuar kundër gjyqit për krime lufte ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Duke u mbledhur në sheshin kryesor “Skënderbej”, protestuesit mbanin pankarta me slogane si “Nuk do të lejojmë që historia të rishkruhet në Hagë”, “Liri për çlirimtarët”, “Gjykata Speciale nuk është drejtësi, por tradhti ndërkombëtare”.

Një nga protestuesit, 67-vjeçari Raif Aliu, tha se kishte udhëtuar nga Tetova e Maqedonisë së Veriut për t’iu bashkuar protestës. “Erdha këtu sepse ata janë të pafajshëm”, tha Aliu. “Më vjen shumë keq për ta,” shtoi ai.

Hysni Gucati, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i tha turmës se, duke gjykuar Thaçin dhe të akuzuarit e tjerë me të Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, Gjykata Speciale “po përpiqet të barazojë viktimën me xhelatin”.

“Ne jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë (kundër forcave serbe)… E gjithë bota ka parë krimet serbe (të luftës)”, tha Gucati.

“Sot Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve dhe sot po i themi botës mbarë se Kosova luftoi për lirinë e saj”, shtoi ai.

Kjo është protesta e tretë e madhe kundër gjyqit të Thaçit në Gjykatën Speciale të Kosovës gjatë muajve të fundit, pas tubimeve në Prishtinë dhe në Hagë, përpara fillimit të fazës së mbrojtjes në shtator.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se do të kishte marrë pjesë në protestën e së premtes, por nuk mundi të ishte i pranishëm sepse rreziku i politizimit “do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj”.

Komenti i Ramës erdhi pasi protesta në Tiranë ndezi sërish përplasjen e tij me partinë më të madhe në Kosovë, Vetëvendosje, e cila drejtohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Përplasja nisi kur Vetëvendosje akuzoi figura politike që tani janë kundër gjykatës së Hagës, përfshirë Ramën, se dikur e kishin mbështetur atë.

Rama, i cili ka një marrëdhënie të tensionuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, u përgjigj duke thënë se ai ka dënuar në mënyrë të vazhdueshme arrestimin për krime lufte të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama shtoi se një dekadë më parë, kur u krijua gjykata e Hagës, Vetëvendosja “s’e njihte as himnin (kombëtar) të Kosovës, e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë”. Thaçi dikur ishte lider i një partie rivale të Vetëvendosjes, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Thaçi u akuzua në tetor të vitit 2020 dhe dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës për t’u përballur me akuzat. Ai u dërgua në Hagë për t’u gjykuar bashkë me ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi — të gjithë figura të larta të UÇK-së gjatë luftës.

Të katërt janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Kosovës, përfshirë vrasjet e rreth 100 personave. Ata të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por ndodhen në Hagë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar për të garantuar një proces të drejtë pas problemeve me kanosjen e dëshmitarëve në çështjet e mëparshme që lidhen me UÇK-në.

Shumë shqiptarë etnikë dhe mbështetës të UÇK-së këmbëngulin se gjykata është e njëanshme, pasi ndjek penalisht vetëm luftëtarët e Kosovës, ndërsa shumë krime të forcave serbe mbeten të pandëshkuara. Pavarësisht dallimeve politike, shumica e partive në Kosovë mbështetën protestën e së premtes.

Etiketa: Albin KurtiEdi RamaHashim ThaçiHysni GucatiJakup Krasniqikadri veseliprotesteRexhep SelimiTiranëUCK
Tjetri
Lojërat e tavolinës në territorin shqiptar përgjatë antikitetit dhe mesjetës

Lojërat e tavolinës në territorin shqiptar përgjatë antikitetit dhe mesjetës

pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.