AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi merr rolin e ndërmjetësit për miniatorët e Spaçit

Minatorët grevistë të minierës së Spaçit në Mirditë ishin të enjten në një seancë dëgjimore në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku opozita dhe mazhoranca ranë dakord që të bëjnë përpjekje për të zgjidhur kërkesat e tyre me ministritë përgjegjëse.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:59 | 13/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit e minatorëve të Spaçit gjatë dëgjesës në Kuvend. Foto: LSA.

“Ne kërkojmë të trajtohemi me dinjitet,” tha Kastriot Prenga, minator prej 9 vitesh në minierën e Spaçit duke folur para deputetëve në Komisionin për të Drejtat e Njeriut. Prenga është njëri prej dhjetra minatorëve grevistë që prej më shumë se një muaji po kërkojnë që shteti t’i mbështesë në kërkesat e tyre për paga më të larta, kushte pune të sigurta dhe lejimin nga ana e kompanisë koncensionare turke për krijimin e sindikatës së tyre.

“Greva ka ardhur si rezultat i mospërfilljes tonë nga punëdhënësi,” tha më tej Albert Dushpreni, i shkarkuar nga puna nga bashke me 62 kolegë të tij grevistë nga kompania koncensionare.

“Dy herë të tjera është tentuar ngritja e sindikatës, na është thënë që nuk do ta lejojmë sindikatën,” shtoi ai, duke folur për një rrugë të gjatë të përpjekjeve të tyre për të bindur punëdhënësin që të krijojë kushte pune dhe pagesa që të përshtatshme për punën e rëndë në minierë.

Përfaqësia e minatorëve grevistë dhe Kol Nikollaj, kryetari i Konfederatës së Sindikatave u dëgjuan në komision për problematikat e tyre dhe kërkuan që deputetët të ndërhynin për zgjidhjen e tyre.

Ata kërkuan mbështetjen shtetërore dhe akuzuan Inspektoriatin e Punës dhe Ministrinë e Ekonomisë për neglizhencë ndaj kërkesave të minatorëve dhe e quajti kërkesën e minatorëve për t’u organizuar në një sindikatë si një e drejtë themelore që e garanton Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare.

“Është një problem që ka agravuar dhe si indiferencë e segmente të caktura të qeverisë, agjencitë ligjzbatuese të saj si Inspektoriati i Punës nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës ligjore,” tha më tej Nikollaj.

Nga ana tjetër, ai kërkoi që Ministria e Infrastrukturës që është autoriteti kontraktor i kontratës koncensionare të bëjë publike kontratën me kompaninë private për të cilën minatorët nuk kanë asnjë dijeni dhe të shihet nëse kjo kontratë ka nevojë për amendime.

“Minerali i bakrit është katërfishuar në bursë sepse ai shoqërohet me minerale të çmueshme, si ari, zinku e të tjera, dhe këto janë pasuri kombëtare dhe askush këto nuk mund t’i posedojë përveç shtetit shqiptar,” tha Nikollaj, duke pretenduar për “ndonjë gabim’ në kontratën koncensionare në këtë aspekt.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku u premtoi minatorëve se komisioni do të hartonte raporte për ministrinë e Ekonomisë dhe për Avokatin e Popullit në bazë të kërkesave dhe dokumentaconit të dorëzuar nga minatorët, si dhe do të thërrasë në dëgjesë përfaqësues të ministrisë.

“Do bëjmë ç’është e mundur që t’i shkojmë deri në fund,” u tha ajo minatorëve, duke shtuar se Kuvendi nuk kishte tagër të ndërhynte tek biznesi privat.

“Por qeveria mund ta bëjë këtë,” tha ajo, duke u kërkuar kolegëve të mazhorancës që të bashkohen në këtë angazhim.

Edhe përfaqësues të mazhorancës në komision ranë dakord që komisioni të komunikonte me ministrinë përgjegjëse për çështjen.

“Nuk ka dyshim që mazhoranca është në mbështetje të minatorëve,” tha nënkryetarja e komisionit, deputetja socialiste Iris Luarasi në fjalën e saj, ku u përpoq të ‘shfajësonte’ rolin e ministrisë në konfliktin mes grevistëve dhe kompanisë private.

Por, për kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, qeveria duhet të ndërhyjë për të zgjidhur situatën pasi bëhet fjalë për një pasuri kombëtare që i është dhënë një kompanie private.

“Të pushosh qytetarët nga puna për shkak të organizimit sindikal përbën shkelje të hapur të kontratës dhe të legjislacionit,”tha ai duke kërkuar që ministria e Ekonomisë të vihet në krah të minatorëve. Sipas tij, kompania private ka detyrim që të respektojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

 

Etiketa: Albert DushpreniGazment BardhiIris LuarasiJorida TabakuKastriot PrengaKol NikollajKomisioni per te Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit PublikKuvendi i ShqiperiseMinatoret e SpaçitProtesta e minatoreve
I mëparshmi

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

Tjetri

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili në hetim për sulmin kibernetik ndaj SPAK

Tjetri
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili në hetim për sulmin kibernetik ndaj SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili në hetim për sulmin kibernetik ndaj SPAK

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.