AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Nga miqësia në armiqësi – një histori transatlantike

Nën administratën e dytë të presidentit amerikan, Donald Trump, transatlantizmi po shndërrohet nga një projekt internacionalist në një projekt nacionalist. Lëvizja MAGA e Trump është jo vetëm nacionaliste, por ajo është gjithashtu e etur të krijojë një kauzë të përbashkët me evropianët që ndajnë të njëjtin vizion shovinist për politikën.

Joschka FischerngaJoschka Fischer
7 months më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese krijuar me IA.

Nuk ka dyshim se Evropa u detyrohet shumë Shteteve të Bashkuara. Askush nuk duhet ta harrojë kurrë mbrojtjen e lirisë së Amerikës për dekada të tëra në Evropën Perëndimore dhe Berlinin Perëndimor, financimin e suksesshëm të rindërtimit pas Luftës së Dytë Botërore, fitoren në Luftën e Ftohtë dhe bashkimin e Evropës nën ombrellën e sigurisë së NATO-s.

Për Evropën, këto ishin dekada të suksesshme, të lumtura dhe (duhet thënë) të rehatshme. Por ato gjithashtu i futën evropianët në një gjendje vetëkënaqësie. Ne nuk arritëm të vërenim se perspektiva nga qendra e perandorisë amerikane ishte shumë e ndryshme nga e jona; se SHBA-ja ndihej e ngarkuara dhe se po mbante gjithnjë e më shumë peshë sesa periferia e saj evropiane. Amerikanët luftuan luftëra të kushtueshme në interes të të gjithë perandorisë, ndërsa ne përsosëm mirëqenien tonë.

Lufta në Irak, kriza financiare e vitit 2008, vite të tëra deinustrializimi dhe arroganca e elitave amerikane ndaj votuesve të klasës punëtore dhe atyre rurale krijuan kushte ideale që një demagog të vinte në pushtet dhe kjo është ajo që ndodhi kur Donald Trump mori kontrollin e Partisë Republikane dhe fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Suksesi i tij ishte aq tronditës saqë as ai vetë nuk e kuptoi plotësisht se çfarë kishte ndodhur. Por nuk ishte më kështu kur ai u zgjodh përsëri një vit më parë. Që nga inaugurimi i tij i dytë në janar, bota transatlantike ka ndryshuar rrënjësisht.

Për Trump-in mund të thuhet shumë gjëra, por një gjë që s’mund t’i atribuohet kurrë është të qenit ideolog. Ideologjia e Trump është Trump – asgjë më shumë. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për zv/presidentin e tij, J.D. Vance, as për rrethin e tij të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë, e as për lëvizjen më të gjerë MAGA (“Make America Great Again”) që e mbështet atë.

Një nga ideologët kryesorë të lëvizjes, Steven Bannon, e sheh botën si një fushëbetejë midis traditës judeo-kristiane dhe armiqve të saj – të cilët përfshijnë edhe vetë eksponentë të liberalizmit perëndimor. Ai beson se nevojiten aleatë për të fituar këtë luftë kulturore globale dhe mendon se i ka gjetur ata te partitë populiste të krahut të djathtë të Evropës. Tani që MAGA mban pushtetin në SHBA, Bannon sheh mundësi për ta zgjeruar lëvizjen duke ushtruar presion mbi evropianët “dekadentë”.

Ky dukej të ishte edhe synimi i Vance kur ai mbajti fjalimin e tij famëkeq në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në shkurt. Duke i qortuar zyrtarët evropianë në sallë, ai e portretizoi partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë si viktimë të censurës, edhe pse administrata Trump po padiste media dhe po merrte masa të ashpra kundër universiteteve në vend.

Bannon dhe aleatët e tij kundërshtojnë gjithçka përfaqëson Bashkimi Evropian. E themeluar mbi vlera liberale, BE-ja synon të kapërcejë nacionalizmin përmes një integrimi gjithnjë e më të thellë. Por MAGA është pa hezitim nacionaliste dhe është e etur të krijojë një kauzë të përbashkët me të tjerët që ndajnë pikëpamjen e saj shoviniste për politikën. Kështu, nën Trump, transatlantizmi po përmbyset. Ai nuk është më një projekt internacionalist, por një projekt nacionalist.

Ironia është e dukshme. Të mos harrojmë se transatlantizmi lindi nga lufta kundër nacionalizmit ekstrem gjerman dhe racizmit gjenocidal të nazistëve në Luftën e Dytë Botërore dhe u mbajt gjallë gjatë Luftës së Ftohtë kundër Bashkimit Sovjetik.

Por edhe nëse pranojmë se Evropa jetoi rehat për disa dekada si protektorat amerikan, nuk duhet t’i nënshtrohemi presionit të administratës amerikane aktuale. Sado që i detyrohemi shumë Amerikës, po aq shumë kemi detyrime ndaj vetes – ndaj vlerave dhe parimeve me të cilat kemi jetuar prej kohësh. Amerika mund t’i ketë braktisur vlerat liberale dhe të ketë përqafuar nacionalizmin populist, por kjo nuk do të thotë se edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë.

Në fakt, do të ishte katastrofike për Evropën – dhe veçanërisht për Gjermaninë – të pranonte një vetëtransformim të tillë. Nuk duhet ta harrojmë kurrë paralajmërimin që ish-presidenti francez François Mitterrand bëri në fjalimin e tij të fundit para Parlamentit Evropian: “Nacionalizmi është luftë.” Me vetëm pak fjalë, ai përmblodhi thelbin e përvojës së tmerrshme të Evropës me këtë formë politike. Për ne, kjo nuk ka të bëjë me ndonjë ideologji abstrakte; ka të bëjë me trashëgiminë e Evropës si vendi më i dhunshëm në Tokë deri në vitin 1945.

Nëse e djathta radikale amerikane do të përpiqej vërtet të rrëzonte projektin post-nacionalist të Evropës – diçka që është ngritur me shumë mund ndër breza – vetëm një person do të gëzohej: Vladimir Putin. Ky do të ishte një rezultat krejtësisht tragjik dhe absurd – një lloj dialektike e irracionales.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. How MAGA Hopes to Pervert Transatlanticism

Etiketa: Donald TrumpEvropaJ.D. VanceSHBA
Tjetri

GJEDNJ gjen shkelje në procesin e vetingut të ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi

protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.