AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Bëjeni Rusinë të paguajë për luftën e saj në Ukrainë

Siç e pranojnë shumë liderë evropianë, Shtetet e Bashkuara e kanë lënë Evropën (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegjinë) pa asnjë zgjedhje tjetër veçse të kujdeset vetë për mbrojtjen e saj. Përdorimi i aseteve të ngrira ruse për t’i dhënë Ukrainës një Hua Dëmshpërblimesh është një hap i fuqishëm në këtë drejtim që evropianët mund ta ndërmarrin pa përfshirjen e SHBA-së.

Joseph E. StiglitzAndrew KosenkongaJoseph E. StiglitzdheAndrew Kosenko
7 months më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Automjete ruse të shkatërruara në Bucha, Kiev, 1 mars 2022. Foto: Wikipedia.

Ndërsa afron përvjetori i katërt i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Bashkimi Evropian ende nuk ka ndërmarrë një nga hapat më të fuqishëm që do të sillte një ndryshim real në terren në Ukrainë: përdorimin e aseteve të ngrira ruse për t’i ndihmuar ukrainasit të zmbrapsin ushtrinë ruse. Një veprim i tillë do të kontribuonte shumë në sigurimin e së ardhmes së Ukrainës dhe të vetë Evropës.

Këtë javë, presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi se vendet e BE-së do të finalizojnë një zgjidhje për mbështetjen financiare të Ukrainës në ditët në vijim. Ndërkohë që Rusia vazhdon të godasë infrastrukturën civile të Ukrainës – banesat, sistemet e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, si dhe sistemet e ngrohjes dhe të ujit – nevoja për mbështetje financiare është tejet e madhe. Edhe nëse lufta përfundon në vitin 2026, dhe pa marrë parasysh kostot gjigante të rindërtimit, që kapin shifrën mbi 500 miliardë dollarë, Ukraina do të ketë nevojë për rreth 140 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme, përveç financimeve të tjera, për shkak të pasojave të luftës në ekonominë e saj.

Ukraina vazhdon të rezistojë me guxim, duke e luftuar pushtuesin shumë më të madh deri në një ngërç virtual. Humbjet ruse (të vrarë dhe të plagosur) i tejkalojnë një milion. Megjithatë, humbja e kaq shumë jetëve i ka sjellë pak përfitime Rusisë – territore dhe popullsi të shkatërruara, toka të rrënuara nga disa prej luftimeve më të ashpra që nga Lufta e Dytë Botërore dhe tashmë të mbushura me mina. Rusia ka dështuar të arrijë ndonjë nga objektivat e saj strategjikë fillestarë në nisjen e luftës.

Në shkurt 2022, menjëherë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, 300 miliardë dollarë në asete të bankës qendrore ruse (kryesisht letra me vlerë që gjeneronin interes) u bllokuan në institucionet financiare perëndimore. Në tetor 2024, vendet e G7 krijuan programin “Përshpejtimi i të Ardhurave të Jashtëzakonshme” (ERA), i cili ofroi hua për Ukrainën të financuar nga interesat e aseteve ruse të bllokuara. Nën programin ERA, rreth 30.9 miliardë euro (35.7 miliardë dollarë) nga kuota e planifikuar prej 45 miliardë eurosh janë disbursuar deri tani.

Por çfarë ndodh me asetet bazë të bllokuara në juridiksionet evropiane? Shumë prej tyre kanë arritur maturimin dhe janë kthyer në para të gatshme, të cilat Euroclear – institucioni financiar belg që mban pjesën më të madhe të aseteve – i ka vendosur në një llogari në Bankën Qendrore Evropiane, me një normë interesi shumë të ulët.

Një takim i fundit i Këshillit të BE-së diskutoi përdorimin e këtyre aseteve për të dhënë një “Hua Riparimesh” për Ukrainën, në shumën prej 210 miliardë eurosh, e cila do të shlyhej vetëm nëse Rusia dëmshpërblen Ukrainën për shkatërrimin që ka shkaktuar. Në terma praktikë, i vetmi ndryshim do të ishte që Euroclear t’i investonte këto para të gatshme në obligacione të Komisionit me vlerësim AAA, në vend të depozitave të BQE-së me vlerësim AAA. Rusia, në parim, mund t’i rimarrë këto asete pasi të ketë dëmshpërblyer Ukrainën, duke e bërë Huan e Riparimeve një masë të përkohshme dhe të kthyeshme.

Siç kemi argumentuar më parë, nuk ka rrezik që kjo gjë të perceptohet si “konfiskim”. Asnjë nga efektet negative që kritikët e imobilizimit dhe programit ERA parashikuan nuk u materializua. Euroja është ende e dyta pas dollarit dhe institucionet financiare evropiane janë një strehë e sigurt për investitorët në të gjithë botën.

Ndërsa Rusia ka krijuar krizën më serioze të sigurisë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, duke shkelur të drejtën dhe normat ndërkombëtare, asetet e saj kanë gëzuar mbrojtjen e institucioneve evropiane. Por në çdo botë të drejtë, nuk mund t’i kesh të dyja. Nuk mund të sulmosh Evropën me ndërhyrje GPS, zjarrvënie, sabotim, luftë kibernetike dhe fushata dezinformimi – të gjitha të orkestruara nga inteligjenca ushtarake ruse – ndërsa gëzon mbrojtjen e institucioneve financiare dhe ligjore evropiane.

Nëse ka pasur ndonjëherë një moment për t’ia shtrënguar vidat Rusisë, ky është ai i duhuri. Me të ardhurat nga nafta dhe gazi që kanë rënë ndjeshëm, Rusia e ka gjithnjë e më të vështirë të paguajë për luftën e saj shkatërrimtare. Ndërkohë, shpenzimet për mbrojtjen janë në rritje dhe inflacioni i lartë po dëmton rëndë konsumatorët rusë.

Si rezultat i sanksioneve dytësore të SHBA-së, konglomerati më i madh i Indisë ndaloi importet e naftës ruse. Katër kompani të mëdha shtetërore kineze të naftës kanë sinjalizuar gjithashtu se do të përmbahen nga blerja e naftës ruse në planin afatshkurtër. Kina dhe India së bashku përbëjnë rreth 85% të shitjeve të naftës ruse dhe humbja e këtyre tregjeve do të kishte një ndikim të rëndë në përpjekjet luftarake të Rusisë. Prandaj, nuk është çudi që Rusia po nxiton të detyrojë përfundimin e luftës me kushte të favorshme.

Për të ndarë rrezikun e mbetur të Huasë së Dëmshpërblimeve, kryeministri belg Bart de Wever ka kërkuar garanci nga shtetet e tjera të BE-së që Belgjika të mos jetë përgjegjëse për ndonjë vendim të suksesshëm në favor të Federatës Ruse. Kështu, çdo shtet anëtar duhet të garantojë një pjesë të huasë (bazuar në të ardhurat kombëtare bruto).

Shqetësimet e De Wever-it janë të pabaza. Duke pasur parasysh shkeljet e rënda të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe shkallën e krimeve të luftës të kryera nga Rusia, nuk ekziston asnjë skenar i mundshëm që të çojë në një arbitrazh të suksesshëm ose një vendim në favor të Rusisë që Belgjika do të duhet ta paguajë. Imobilizimi ndodhi për shkak të ligjit të BE-së dhe Këshilli Evropian tashmë kufizoi zbatimin e çdo vendimi të mundshëm në vitin 2014, në përgjigje të pushtimit të parë të Ukrainës nga Rusia, kur ajo aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë.

Edhe kështu, nëse garancitë e huasë nga shtetet anëtare të BE-së janë ajo që kërkohet për ta kapërcyer këtë pengesë, ato duhet të ofrohen në masën e nevojshme. Meqenëse Belgjika nuk rrezikon, nuk ka rrezik as për ofruesit e garancive. Për më tepër, vendet evropiane duhet të ndërpresin traktatet e tyre dypalëshe të investimeve me Rusinë – diçka që duhej bërë prej kohësh. Rusia tashmë e ka bërë tashmë këtë në mënyrë efektive duke marrë nën kontroll shumë kompani evropiane.

Siç e pranojnë shumë liderë evropianë, Evropa (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegjinë) duhet të jetë e aftë të mbrojë vetveten. Dhënia e një Huaje Dëmshpërblimesh për Ukrainën është një hap i fuqishëm në këtë drejtim që evropianët mund ta ndërmarrin pa përfshirjen amerikane.

Do të ishte moralisht e gabuar të mos ndiqej kjo mundësi. Rusia është përgjegjëse për kasaphanën që ka shkaktuar në Ukrainë. Një hua dëmshpërblimesh do të sillte sadopak drejtësi, megjithëse shuma përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të dëmit të shkaktuar mbi infrastrukturën fizike, pa përmendur dëmin e shkaktuar mbi miliona ukrainas. Një brez i tërë do ta mbajë këtë traumë me vete për gjithë jetën.

Huaja e Dëmshpërblimeve nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë. Ajo ka të bëjë me mbijetesën. Të mbrosh Ukrainën do të thotë të mbrosh Evropën. Evropa duhet ta lërë pas frikën e ushtrimit të fuqisë nëse dëshiron t’i bëjë ballë kërcënimit të qaetë, aktual dhe vdekjeprurës që vjen nga Moska.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  Make Russia Pay for Its War on Ukraine

Etiketa: Lufta Rusi-Ukraine
Tjetri
Hapen dyert e kampeve të refugjatëve në Veri të Shqipërisë

Organizata italiane denoncon në gjykatë kostot e kampeve në Shqipëri

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.