AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ligji antimafia, konfiskohen 3 milionë euro pasuri të Drini Alikos

Gjykata e Gjirokastrës vendosi konfiskimin e rreth 3 milionë eurove pasuri të Drini Alikos, një person me precedentë penalë, i dënuar për moskallëzim krimi si pjesë e një grupi që sulmoi me armë policinë në vitin 2004.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia në Lazarat, 2014. Foto: AP/Hektor Pustina

Një portofol i gjerë pasurish të paluajtshme, përfshirë një pikë karburanti, magazina, troje dhe një njësi betoni, me vlerë totale rreth 3 milionë euro, u konfiskua me vendimin e Gjykatës së Gjirokastrës, pasi dyshohet se rrjedh nga burime të paligjshme.

Prokuroria e Gjirokastrës njoftoi se konfiskimi u vendos me kërkesë të saj për pasuritë që ajo identifikoi se i përkisnin një personi me inicialet D.A. BIRN konfirmoi se pasuritë ishin të Drini Alikos dhe se hetimet për këto asete kishin nisur në vitin 2019.

“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, u konfiskuan tre milionë euro pasuri të shtetasit D.A., i cili nga hetimet rezultoi se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive”, njoftoi prokuroria.

Sipas njoftimit zyrtar të organit të akuzës, pasuritë ndodhen kryesisht në zonat e Kordhocës, Lazaratit dhe Grehotit. Konfiskimi është bërë në zbatim të ligjit antimafia, i cili synon parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit përmes masave parandaluese kundër pasurisë.

Pjesa më e madhe e aseteve janë objekte tregtare dhe industriale në Kordhocë, përfshirë një pikë karburanti, tre magazina me sipërfaqe rreth 1 mijë metra katrorë, një nyje prodhimi betoni, një nyje përpunimi inertesh, një ndërtesë dy katëshe për zyra dhe një lokal.

Po ashtu janë konfiskuar 3,800 metra katrorë tokë truall në Kordhocë, Grehot, Lazarat dhe në Gjirokastër, si edhe banesa në Lazarat dhe toka me sipërfaqe 600 metra dhe 700 metra katrorë në fshatin Arshi Lengo.

Drini Aliko është dënuar për moskallëzim krimi në vitin 2016, si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Gate Mahmutaj, i cili akuzohej për sulm me armë ndaj Policisë së Shtetit gjatë një operacioni në vitin 2004. Aliko kishte gjithashtu precedentë të tjerë penalë dhe ishte proceduar, pa u dënuar, për kultivim dhe trafikim narkotikësh; këto, sipas gjykatës, e bënin atë subjekt të ligjit antimafia.

Etiketa: Drini AlikoLazaratLigji AntimafiaNarkotik
Tjetri
“Gërdeci” – 13 vite në dyert e drejtësisë

‘Për z. Shkëlzen Berisha’: SPAK paraqet provat në çështjen “Gërdeci” ndaj Fatmir Mediut

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.