AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tetë të arrestuar pas arratisjes nga spitali të Altin Ndocit

7 oficerë të burgut dhe një infermier u arrestuan dhe janë nën hetim për shpërdorim detyre dhe shkelje të rregullores që mundësoi arratisjen e Altin Ndocit, të dyshuarit për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pezulloi nga detyra të gjithë zinxhirin komandues të burgut të Durrësit.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Altin Ndoci, i akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arratis nga spitali i Durrësit. Foto kortezi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Hetimet e para pas arratisjes të martën, 13 janar, nga Spitali Rajonal i Durrësit, së Altin Ndocit, kanë gjetur shkelje të rregullores së shoqërimit dhe normat e sigurisë së oficerëve përgjegjës të Policisë së Burgjeve. Në lidhje me ngjarjen janë ndaluar 8 persona, përfshirë drejtues dhe punonjës të sigurisë së burgut, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të rregullores gjatë shoqërimit të Ndocit.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri me dije se në rastin e Ndocit nuk ishte ndjekur protokolli dhe ishin gjetur disa shkelje, përfshi dështimi për të vënë në dijeni policinë.

“Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve”, thuhet në një reagim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

DPB po ashtu njoftoi pezullimin e të gjithë zinxhirit komandues të burgut të Durrësit për t’i hapur rrugë hetimit. Sipas njoftimit janë pezulluar drejtori Indrit Cerloj, shefi i policisë Afrim Zeqiraj, shefi i komanduar i policisë për IEVP Durrës Dezdemon Pazaj, mjekja Ylfete Sema, shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në IEVP, kryeinfermieri Aulon Quku dhe 7 oficerë të policisë së burgjeve.

Ndërkohë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe prokuroria kanë urdhëruar ndalimin e 8 personave. Mes të arrestuarve është Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i komanduar i policisë së burgut, Aulon Çuko, kryeinfermier dhe policët e shoqërimit Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Aranit Çela, Violeta Uka. Po ashtu nën arrest është edhe Fatjon Baçi, efektiv i policisë së burgjeve, i marrë më parë i pandehur nga SPAK për një rast tjetër, ku akuzohet se i ka dhënë telefonin Erion Veliajt gjatë transportit për në GJKKO.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se Ndoci përdori dhunë për t’i ikur oficerit të policisë që e shoqëronte.

DPB bën me dije se pas kontrolleve në spital, Ndocit i është kërkuar të qëndronte në pritje dhe ka kërkuar të shkojë në tualet, por në këtë moment ka sulmuar oficerin e policisë që e shoqëronte dhe është larguar. “Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset”, njoftoi DPB.

Pamjet nga kamerat e sigurisë të publikuara në media kanë zbardhur dinamikën e arratisjes, duke evidentuar në dukje shkelje të protokollit të sigurisë. Në pamjet filmike, Ndoci shihet duke zbritur nga ambulanca i lirë dhe pa pranga, pavarësisht se klasifikohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Pamjet e Ndocit duke vrapuar po ashtu shihen në kamera. Policia dyshon se atë e priste një automjet tip “Audi A7”, me të cilin është larguar duke ndjekur itinerarin Spitallë – Shënavlash – Autostradë, me destinacion të dyshuar Tiranën.

Ndërkohë mësohet se forca të shumta policie kanë nisur kontrolle intensive në Tiranë, pas dyshimeve se i akuzuari për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale Altin Ndoci, i arratisur mesditën e djeshme, 13 janar, nga Spitali Rajonal i Durrësit, fshihet në Tiranë.

Altin Ndoci, i arrestuar që prej vitit 2020, është dërguar për gjykim nga SPAK si pjesë e organizatës kriminale të vëllezërve Çopja dhe akuzohet për disa vrasje, bazuar edhe në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë.

Etiketa: Afrim ZeqirajAltin NdociAranit ÇelaAudi A7Aulon ÇukoAulon QukuDesdemon PazajDezdemon PazajDorjan SaraçiDPBDrejtoria e Përgjithshme e BurgjeveDurrësErion VeliajFatjon BaçiGJKKOIEVP DurresIndrit CerlojKomisariati i Policisë DurrësPreng MarvatajSal FerollariShënavlashShërbimi i Kontrollit të BrendshëmSPAKSpitali Rajonal i DurresitSpitallëTiranëVëllezërit ÇopjaVioleta UkaYlfete Sema
Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Tonin Sterkaj

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.