AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Gentian Hamiti

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Tiranës, Gentian Hamiti dhe kërkoi shkarkimin e tij për cënim të besimit, ndërsa subjekti e kundërshtoi ankimin si të pabazuar në fakte e ligj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:07 | 16/01/2026
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Gentian Hamiti pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi gjatë parashtrimeve të premten më 16 janar, shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Tiranës, Gentian Hamiti. Ashtu si Ballhysa, edhe Braho u shpreh se gjetjet lidhur me veprimet e subjektit, e vendosin atë në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtesia e për rrjedhojë duhet shkarkuar. Megjithatë, për të përgatitur konkluzionet përfundimtare, Braho kërkoi kohë që të njihet me prova e reja dhe shpjegimet e subjektit.

Hamiti i cilësoi shkaqet e ankimit të pabazuara si në aspektin faktik, ashtu dhe në atë ligjor. Në mënyrë të përmbledhur ai paraqiti shpjegimet e tij për çdo shkak, duke theksuar se nuk ka asnjë rrethanë që mund të sjellë penalizim.

Gjyqtari Gentian Hamiti u konfirmua në detyrë më 19 mars të vitit 2024. Megjithëse Komisioni konstatoi pasaktësi dhe ngriti dyshime për një investim të kryer mbi truallin e zotëruar dikur prej subjektit në Delvinë, u bind nga shpjegimet e tij se ndërtimi ishte kryer nga vëllai dhe një kushëri. Po ashtu, nuk u gjetën probleme penalizuese dhe për marrdhënien me kushëririn e dënuar për krim të organizuar, i cili kishte kyer investimin në tokën e blerë prej tij, si dhe për gjetjet në aspektin profesional.

Në deklaratën periodike të vitit 2007, Hamitaj ka shënuar përfitimin e të ardhurave në shumën 800 mijë lekë nga shitja e një trualli në Delvinë dhe kursime. Ndërkohë, sipas një kontrate të vitit 2004 të nënshkruar mes subjektit, vëllait dhe kushëririt për zhvillimin e truallit kundrejt shitjes së kësaj pasurie për çmimin 800 mijë lekë, shuma në fjalë ishte shlyer jashtë zyrës noteriale.

Sipas Brahos, nisur nga këto rrethana, rezulton se subjekti nuk ka bërë deklarim të saktë lidhur me përfitimin e kësaj shume.

Gjyqtari Hamiti shpjegoi se në deklarimin para fillimit të detyrës, megjithëse e kishte dorëzuar jashtë afatit 30 ditor, e kishte plotësuar e depozituar deklaratën në ILDKPKI në mars të vitit 2008. Ai tha se aty pasqyrohet edhe e ardhura nga shitja e truallit në masën 800 mijë lekë, e përfituar në shkurt të vitit 2008. Sipas Hamitit, provohet se të ardhurat nga shitja e truallit janë përfituar në vitin 2008. Po ashtu, ai vërejti se kjo vlerë monetare nuk ka shërbyer për krijimin e ndonjë pasurie, por se është përdorur vetëm për shpenzime jetese. Subjekti theksoi se nuk ka shkak penalizues në këtë rast dhe se pretendimet e Komisionerit Publik janë jo ligjore dhe jo faktike.

Sipas Brahos, subjekti ka kryer veprime juridike për truallin në cilësinë e pronarit, ndërkohë që ishte në dijeni të faktit se, sipas një vendimi gjyqësor përfundimtar, titulli i pronësisë i  pretenduar prej tij, nuk ishte më i ligjshëm. Braho kërkoi që shpjegimet e subjektit për mosdijeninë lidhur me këtë vendimarrje, të dhëna gjatë hetimit administrativ në Komision, të konsiderohen me rezervë.

Sipas gjyqtarit Hamiti, vendimi gjyqësor për truallin nuk ka dhënë pasoja ligjore. Ai theksoi se ka qenë pronar deri në momentin kur është kryer shitja. Po ashtu, vërejti se kontratat e shitjeve të vitit 2008 dhe 2009 nuk janë kontestuar asnjëherë. Hamitaj i cilësoi veprimet e tij të natyrës civile dhe jashtë funksionit që ushtron dhe konstatoi se çështja ishte zgjidhur me pajtim.

Drejtuesi i SPAK evidentoi dhe një përgjigje të Bashkisë Delvinë, sipas së cilës, një leje ndërtimi e vitit 2004 në emër të subjektit është lëshuar gabimisht. Kjo, pasi akti nuk është modifikuar edhe pasi kishin kaluar 20 vjet.

Gjyqtari Hamiti deklaroi se vetë Bashkia e Delvinës ka bërë me dije se leja e ndërtimit në emër të tij është një lapsus i institucionit, por nuk ka asnjë lloj lidhje me atë. Po ashtu, Hamiti solli në vëmendje se kjo leje ndërtimi është nxjerrë në emrin e tij, përpara se të fillonte punën si gjyqtar. Sipas Hamitit, pasi vëllai kishte fituar pronësinë e truallit, të gjitha veprimet i kishte kryer ai.

“Leja është një veprim i gabuar i bashkisë dhe nuk lidhet me veprimet e mia”, deklaroi Hamiti dhe shtoi se ai gabim i institucionit në fjalë nuk ka sjellë dëme, se nuk ka cënuar interesat e askujt, si dhe nuk ka përfitim të paligjshëm.

Drejtuesi i SPAK konstatoi se në llogarinë e subjektit ishte depozituar një shumë prej 2500 eurosh nga një tjetër person, edhe ai subjekt rivlerësimi i konfirmuar në detyrë me formë të prerë. Sipas Brahos, subjekti nuk e ka deklaruar këtë vlerë dhe arsyen e depozitimit. Ai u shpreh se subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë në marrjen e huasë së pretenduar. Ndërkohë, kërkoi që të konsiderohet në vlerësim vendimi i formës së prerë, i rivlerësimit kalimtar të huadhënësit.

Hamiti deklaroi se kishte pasur marrëdhënie shoqërore me huadhënësin. Ai nënvizoi se nuk asnjë provë se marrëdhënia e huasë ka qenë e fshehtë dhe e cilësoi të pabazuar pretendimin në ankim për mosdeklarim të qëllimshëm të huasë.

Figura dhe profesionalizmi

Braho paraqiti në vijim shkaqet e ngritura bazuar në gjetjet e vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM lidhur me figurën e profesionalizmin. Sipas gjetjeve, subjekti i ka shitur truallin vëllait dhe kushëririt, kur rezulton se ky i fundit ka qenë i dënuar në Greqi për mbajtje dhe transportim të lëndëve narkotike, vepër penale që bënë pjesë në ato të krimit të organizuar.

Sipas drejtuesit të SPAK, rrethanat e hetimit administrative nuk mbështesin pretendimet e subjektit se, ai nuk ka pasur diejni për vendimarrjen e Gjykatës së Delvinës, që ka kryer konvertimin e dënimit të kushëririt. Për këtë arsye, Braho kërkoi që shpjegimet e Hamitit të konsiderohen me rezervë.

Sipas Brahos, duhet të vlerësohen veprimet e ngushta mes Hamitit dhe kushëririt të tij, në kohën kur subjekti ishte magjistrat.

Hamiti deklaroi se diferenca në moshë me kushëririn dhe largësia mes tyre, ka bërë që ai të mos ketë pasur interes për jetën private të të afërmit.

“Në mungesë të dijenisë përjashtohet përgjegjësia ime”, deklaroi Hamiti dhe sqaroi se pretendimet për komunkim me një numër telefonik mes tyre nuk qëndrojnë. Ai sqaroi se bisedat telefonike lidhen me një tjetër të afërm dhe jo me këtë kushëri.

Sipas Hamitit, veprimet e tyre nuk tregojnë për një marrëdhënie të ngushtë e besimi. Ai pretendoi se rrethanat e konstatuara nuk mund të përbëjnë shkelje.

Në aspektin profesional, Braho konstatoi të dhënat e gjetjes së ONM-së, që ka vënë në dijeni Komisionin se nga burime të hapura është mësuar që një vendimmarrje e subjektit e vitit 2019 për sigurim padie, është bërë objekt i debatit publik për shkak të heqjes së masës së pezullimit për një kompleks që nuk kishte lëshuar kuponë tatimorë.

Drejtuesi i SAK kërkoi që të gjitha gjetjet të vlerësohen së bashku në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia dhe kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Hamiti.

Gjyqtari Hamiti solli në vëmendje se vendimarrja e tij ka marrë formë të prerë dhe se nuk janë konstatuar shkelje. Lidhur me pretendimin në ankim për mosrespektimin e një vendimi unifikues, subjekti konstatoi se është i natyrës civile,ndërsa çështja e trajtuar prej tij është administrative.

Tjetër argument që paraqiti Hamiti lidhur me këtë shkak, ishte dhe vendimarrja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për arkivimin e ankesës së kryer.

Sipas Hamitit, nuk ka shkaqe penalizuese dhe se kërkimi për shkarkim është i pabazuar. Ai kërkoi të riçelet hetimi gjyqësor dhe të administrohen provat e reja që ka depozituar.

Pasi u tërhoq në dhomë këshillimi, Kolegji çeli hetimin gjyqësor dhe administroi provat e depozituara nga subjekti. Po ashtu, u vendos kryesisht që të merren prova nga dosja e çështjes së vetingut të bashkëshortes, prokurores së Tiranës, Armida Hamiti, që u pushua pasi Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u tërhoq nga shkaqet e ankimit.

Seanca e radhës për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare u shty për më datë 22 janar, në orën 13:00.

 

Etiketa: Florian BallhysaGentian HamitiGjykata Administratove TiraneGjyqtareKlodian BrahoKolegji i Posaçëm i Apelimit
I mëparshmi

Arratisja e Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati

Tjetri

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale sekuestrohen dy herë në Shqipëri

Tjetri
Lufta kundër pasurive të krimit të organizuar përballet me pengesa

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale sekuestrohen dy herë në Shqipëri

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.