AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pasiguri dhe stres: Sfidat kryesore të punonjësve të organizatave të shoqërisë civile

Organizatat e shoqërisë civile po përballen me mungesë të burimeve njerëzore dhe tkurrje të fondeve nga donatorët, ndërsa punonjësit e tyre vuajnë nga mbingarkesa dhe orët e zgjatura të punës.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prezantimi i gjetjeve te pyetesorit per te drejtat e punonjesve te OSHC-ve. Foto_Nensi Bogdani

Paraditen e së mërkurës, në një takim të organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve të Rinj, me mbështetjen e organizatës suedeze “Olaf Palme International”, u prezantuan gjetjet e pyetësorit për të Drejtat në Punë të punonjësve të organizatave të shoqërisë civile, me qëllim adresimin e sfidave të sektorit.

Sipas ekspertëve të të drejtave në punë, organizatat e shoqërisë civile po përballen me sfida të mëdha: kufizimin e burimeve financiare dhe paqëndrueshmërinë që vjen si pasojë e tij.

Inva Çela, eksperte për të drejtat në punë, tha se sfidat kryesore konsistojnë në pagat e ulëta, pasigurinë në punë, stresin dhe presionin e afateve të projekteve.

“77% e punonjësve ndihen të mbingarkuar, teksa shumica e OSHC-ve kanë mungesë burimesh njerëzore”, citoi ekspertja nga gjetjet e anketimit të kryer me punonjësit e sektorit.

Tkurrja e financimeve nga donatorët gjatë viteve të fundit luan gjithashtu rol në rritjen e pasigurisë, teksa kostot operacionale të organizatave janë rritur.

“Vetëm 33% e punonjësve kanë kontrata pune me afat të pacaktuar, teksa 58% e kanë kontratën me afat të caktuar”, tha Çela.

Gjetjet e anketimit tregojnë më tej se paga e punonjësve të sektorit varion nga 40 mijë deri në 80 mijë lekë, duke u konsideruar relativisht e ulët nga vetë punëmarrësit.

“Si rrjedhojë, ky sektor karakterizohet nga pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive”, tha ekspertja Çela.

Një tjetër gjetje e anketës tregon se puna në shumicën e OSHC-ve është në funksion të projekteve, gjë që ndikon në sigurinë ekonomike.

“Afatet e ngushta të projekteve, nga ana tjetër, ndikojnë në gjendjen psikologjike të punonjësve”, shtoi ekspertja e të drejtave në punë.

“Vetëm 23% e shohin veten në të njëjtin pozicion pas 5 viteve, një e dhënë që tregon se ky është një rrezik serioz për qëndrueshmërinë e sektorit”, përfundoi ajo.

Etiketa: Inva ÇelaOJFOlaf Palme InternationalShoqeria civile
Tjetri
‘Konflikt’: Opozita e shqetësuar për dublimin e komisioneve parlamentare

Kuvendi miraton dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.