AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tenderat e ARRSH-së, fillon gjykimi në themel për dosjen ndaj Berberit dhe 21 të tjerëve

Pas shtyrjes së shtatë seancave gjatë tre muajve të fundit, palët në çështjen penale në ngarkim të Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë të akuzuar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash, u vlerësuan të pranishme prej gjykatës dhe u vendos çelja e gjykimit në themel, kur prokurori Dritan Prençi parashtroi rrethanat e faktit dhe akuzat.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata Kushtetuese ka në dorë fatin e dosjes penale ndaj Belinda Ballukut
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi. Foto: Facebook.

Pas shtyrjes së shtatë seancave, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 1 prill, çeljen e shqyrtimit gjyqësor për themelin e çështjes penale në ngarkim të Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash. Të mërkurën ishin të pranishme të gjitha palët. Të pandehurit që mungonin u përfaqësuan prej avokatëve të zgjedhur prej tyre. Për rreth një orë e gjysmë, prokurori i çështjes, Dritan Prençi lexoi në mënyrë të përmbledhur rrethanat e faktit, akuzat e ngritura ndaj të pandehurve, si dhe argumentoi lidhjen mes tyre. Ai vërejti se u qëndron gjithë konstatimeve, vlerësimeve dhe parashtrimeve të kërkesës voluminoze për gjykim.

Sipas Prençit, nga hetimi janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi. Ndërsa në një procedurë prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave. Tetë procedura prokurimi që janë hetuar nga SPAK rezulton që së bashku, të kenë pasur fonde me vlerë totale prej rreth 526 milionë lekësh.

Nga hetimi ka rezultuar se tenderat janë fituar nga kompania Net – Group sh.p.k., në zotërim të të pandehurit Valter Begaj dhe përfitimet monetare janë përfituar nga Berberi në mënyrë të tërthortë përmes shoqërisë DAAM sh.p.k., që sipas Prençit, posedohet de facto prej tij. Po ashtu, u konstatuan edhe transaksionet e kryera me qëllim që Berberi të fshihte gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie; në vitin 2019 e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Po ashtu, prokurori evidentoi se në procedurat e tenderimit janë evidentuar fakte që vërtetojnë kryerjen e veprës penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Për këtë vepër penale akuzohen anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Sipas SPAK, këto veprime të paligjshme janë kryer në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë Net Group sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit, duke e favorizuar atë në shtatë raste.

Në këto procedura prokurimi, Berberi akuzohet se ka vepruar në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë, të pandehurit Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha dhe Valbona Pepa.

Pasi Prençi lexoi parashtrimet, gjykata konstatoi se një prej të pandehurve, Valter Begaj, nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar e për rrjedhojë pyeti palët për mendimin e tyre lidhur me ndarjen e çështjes.

Prokurori Prençi u shpreh se nuk ka pengesë për ndarjen e çështjes për shumicën e të pandehurve, as për kërkesën e një të pandehuri për ndarjen e çështjes. Për të pandehurit Evis Berberi, Brunilda Buli dhe Ervis Lami, Prençi e la në çmim të gjykatës.

Shumica e avokatëve u shprehën se nuk janë kundër ndarjes, ndërsa vërejtën se u qëndrojnë kërkimeve të tyre për gjykimin e shkurtuar, në bazë të gjendjes aktuale të akteve. Gjykata vendosi ta shtyjë seancën e radhës për më datë 8 prill, në orën 14:30.

Etiketa: Adela KicaAdja StrazimiriAdrian KroiAgjencia për Efiçencën e EnergjisëAltin MarkoARRSHArtan LeskovikuBledar AliajBlerta MusabelliDenis XhoxhiDritan PrençiEla GoxhajErald EleziEvis BerberiGenti RaçaGentjan GjyliGëzim NoniGJKKOJetmira DervishiKamelia TafajKorrupsionNet GroupOrjon IslamajPastrim parashShkelje e barazisë në tenderaShkëlqim LushaSPAKValbona PepaValter Begaj
Tjetri
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Si po i detyron burokracia gazetarët që të heqin dorë nga kërkesat për informacion

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.