AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ekonomia botërore pas samitit Trump-Xi

Nëse samiti i Pekinit mes Donald Trump dhe Xi Jinping sjell një armëpushim të qëndrueshëm tregtar mes Kinës dhe SHBA-së, si edhe një rrugë drejt rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, ekonomia botërore do të fitojë diçka që i ka munguar gjatë vitit e gjysmë të fundit: uljen e rreziqeve ekstreme. Në një vit ku shumë gjëra kanë shkuar keq, kjo është një perspektivë e mirëpritur.

Shang-Jin WeingaShang-Jin Wei
3 weeks më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
welcome ceremony of trump by xi jinping (3) 20260514
Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai amerikan Donald Trump në ceremoninë e mirëseardhjes të mbajtur në Sallën e Madhe të Popullit më 14 maj. Foto: Wikipedia.

Pamja publike e samitit të kësaj jave mes Donald Trump dhe Xi Jinping ishte organizuar me kujdes për të përcjellë idenë e barazisë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Trump, presidenti i parë amerikan që viziton Kinën kontinentale pas afro një dekade, shoqërohej nga një grup drejtuesish të korporatave më të mëdha amerikane – mes tyre Elon Musk i Tesla (bashkë me djalin e tij X), Tim Cook i Apple, Kelly Ortberg i Boeing dhe Jensen Huang i Nvidia – kompani që varen shumë nga marrëdhënie të qëndrueshme me Republikën Popullore të Kinës. Ata u pritën me ceremoni madhështore në Sallën e Madhe të Popullit.

Megjithatë, thelbi i samitit – edhe pse më pak spektakolar vizualisht – mund të ketë rëndësi shumë më të madhe. Nëse takimi arrin të sigurojë dy rezultate – një armëpushim tregtar më afatgjatë mes SHBA-së dhe Kinës dhe një rrugë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit – atëherë ekonomia globale do të fitojë diçka që i ka munguar prej më shumë se një viti: uljen e rreziqeve të mëdha ekonomike.

Në aspektin tregtar, marrëveshja e arritur në Busan në tetor 2025 mes SHBA-së dhe Kinës ndaloi zbatimin e shumicës së tarifave ndëshkuese të vendosura nga Trump, ndërsa Kina pranoi të zbusë kufizimet mbi eksportin e mineraleve të rralla. Pasojat ekonomike të një marrëveshjeje të re që do ta zgjaste këtë armëpushim deri në vitin 2027 do të ishin të jashtëzakonshme. Kina përpunon rreth 85% të mineraleve të rralla në botë dhe mbi 90% të magneteve të prodhuar prej tyre – komponentë thelbësorë për automjetet elektrike, turbinat e erës, avionët luftarakë F-35 dhe procesorët e inteligjencës artificiale të Nvidia-s. Një furnizim i qëndrueshëm do të hiqte një pengesë kritike për disa industri perëndimore njëherazi.

Përfituesit më të mëdhenj duken qartë. Boeing, i cili ka mbetur pa porosi kineze që nga viti 2019, mund të sigurojë më në fund një kontratë të madhe avionësh që Trump mund ta paraqesë si sukses politik në SHBA. Apple do të siguronte një zinxhir furnizimi më të qëndrueshëm për magnetet e përdorur në altoparlantë, kamera dhe pajisje të tjera. Tesla do të përfitonte nga rregulla më të qarta për fabrikën e saj në Shangai, e cila prodhon tashmë më shumë se gjysmën e prodhimit global të kompanisë. Ndërkohë, fermerët amerikanë – një bazë elektorale që Trump nuk mund ta shpërfillë – do të rifitonin qasjen në tregun kinez të sojës dhe drithërave, treg që ndërkohë kishte zhvendosur një pjesë të madhe të importeve drejt Brazilit dhe Argjentinës.

Për Kinën, përfitimi më i menjëhershëm është parashikueshmëria më e madhe. Kostot më të mëdha gjatë vitit e gjysmë të fundit nuk erdhën nga ndonjë politikë specifike amerikane apo deklaratë e Trump-it, por nga klima e pasigurisë që ai ka krijuar mbi ekonominë globale. Një regjim më i stabilizuar do t’u mundësonte kompanive në mbarë botën – veçanërisht eksportuesve kinezë – t’i riktheheshin planifikimit normal të biznesit.

Përfitimi i dytë i mundshëm lidhet me Ngushticën e Hormuzit. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë e ka përshkruar bllokimin de facto të Ngushticës nga Irani si ndërprerjen më të madhe të furnizimit në historinë e tregut global të naftës. Çmimi global i naftës tani është rreth 50% më i lartë sesa ishte përpara fillimit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm që transportohen me rrugë detare kalojnë zakonisht përmes Ngushticës, dhe në vitin 2024, 84% e kësaj nafte bruto shkoi drejt Azisë, ku afro 70% kishte si destinacion Kinën, Indinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Për pasojë, barra ekonomike është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Bangladeshi po përballet me kushte që disa analistë i krahasojnë me recesionin. Pakistani dhe Vietnami po kufizojnë furnizimin me energji. Linjat ajrore aziatike kanë rritur çmimet e biletave për shkak të kostove më të larta të karburantit. Ndërkohë, me mbi 30% të uresë që zakonisht transportohet përmes Hormuzit, rritja e çmimeve të plehrave kimike ka ngritur alarmin për sigurinë ushqimore nga Kajroja deri në Manila.

Nëse samiti krijon kushtet për një rihapje të qëndrueshme të Ngushticës së Hormuzit – me Kinën që ushtron presion ndaj Iranit si klientja e tij më e madhe e naftës dhe SHBA-në që heq kundër-bllokadën ndaj porteve iraniane – ekonomia globale do të rikuperonte afërsisht një të pestën e furnizimit të saj me hidrokarbure. Ekonomitë në zhvillim më të goditura do të përfitonin menjëherë nga ulja e çmimeve të naftës, kostove të plehrave kimike dhe primeve të sigurimit për transportin detar.

Megjithatë, duhen pasur parasysh tre paralajmërime. Së pari, lehtësimi nga Kina i kontrolleve mbi eksportin e mineraleve të rralla ka të ngjarë të mbetet i pjesshëm, jo vetëm për të penguar përshkallëzime të reja tarifash apo kufizimesh eksporti nga SHBA-ja, por edhe për të frenuar veprime të ngjashme nga Evropa dhe vende të tjera që mund të mbështesin masat amerikane ose të vendosin të tyret. Për të shmangur krijimin e rezervave të mëdha strategjike nga vendet e tjera, Kina me gjasë do të vazhdojë eksportet në nivele të mjaftueshme për përdorimin aktual, por jo për grumbullim strategjik.

Së dyti, çfarëdo që të ndodhë me Ngushticën e Hormuzit do të varet nga një armëpushim që deri tani ka rezultuar i brishtë. Irani ka treguar se mund ta bllokojë Ngushticën sa herë të dëshirojë – dhe kjo njohuri nuk mund të “zhbëhet”. Së fundi, çdo marrëveshje e arritur në samit mund të zhbëhet sapo presidenti amerikan, i njohur për paparashikueshmërinë e tij politike, të rikthehet në Uashington.

Gjithsesi, rezultati më i rëndësishëm i samitit mund të jetë pikërisht ai që nuk do të dominojë titujt kryesorë. Për një vit e gjysmë, vendimmarrja korporative – mbi vendin ku duhen ndërtuar fabrikat, sa inventar duhet mbajtur, cilët furnitorë duhen diversifikuar apo nëse duhet të punësohen njerëz të rinj – është bazuar në supozimin se sistemi global i tregtisë po fragmentohet gjithnjë e më shumë. Kostot e kësaj logjike shihen kudo: nga fabrikat e reja të gjigantit kinez të automjeteve BYD në Tajlandë dhe Vietnam, tek investimi prej 165 miliardë dollarësh i TSMC në një fabrikë gjysmëpërçuesish në Arizona, zhvendosja e montimit të iPhone-ve nga Apple drejt Indisë, si dhe dyfishimi i kapaciteteve në shumë sektorë të tjerë.

Një marrëdhënie ekonomike më e qëndrueshme mes SHBA-së dhe Kinës nuk do t’i përmbyste këto vendime (shumë konsiderata gjeopolitike do të mbeten), por do të ngadalësonte valën e ardhshme të fragmentimit. Kompanitë që kanë ndërtuar “dy kopje të gjithçkaje” mund të gjejnë një ekuilibër më të mirë mes efikasitetit dhe qëndrueshmërisë.

Udhëtimi i Trump në Kinë dhe vizita e planifikuar e Xi Jinping në SHBA në shtator nuk do t’i japin fund epokës së konkurrencës strategjike. Por nëse këto samite ulin gjasat e aksidenteve apo përshkallëzimeve – si zgjerimi i embargos amerikane ndaj çipave, ndërprerja e papritur e dërgesave të mineraleve të rralla apo një krizë detare që del jashtë kontrollit – atëherë ato do të kenë bërë më shumë për ekonominë botërore sesa shumica e samiteve të viteve të fundit. Në një vit ku shumë gjëra kanë shkuar keq, kjo është një perspektivë e mirëpritur.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The World Economy After the Trump-Xi Summit

Etiketa: Donald TrumpSHBA-KinëXi Jinping
Tjetri
baki goxhaj gjatë një transmetimi live në facebook

Një aktivist shqiptar në flotiljen e sulmuar nga Izraeli, MPJ: Po flasim me autoritetet

rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.