AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Gjykata e Lartë pushon çështjen penale ndaj anëtarit të KPA, Ardian Hajdari

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, u hetua dhe u dënua për fshehje të ardhurash nga dy shkallët e gjykimit, por Gjykata e Lartë rrëzoi vendimet dhe pushoi përfundimisht çështjen ndaj tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
1731929122 ardianhajdari
Ardian Hajdari

Pas gjashtë vitesh hetime dhe procese gjyqësore në SPAK dhe gjykatat e posaçme, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimet që kishin shpallur fajtor ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, për fshehje të ardhurash dhe pasurie, duke pushuar përfundimisht çështjen ndaj tij.

Hajdari ishte dënuar fillimisht nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me një vit burg, të konvertuar në dy vite shërbim prove, ndërsa Apeli i Posaçëm e la në fuqi fajësinë, por e uli dënimin në gjashtë muaj burgim, të pezulluar me një vit shërbim prove.

Megjithatë, Gjykata e Lartë vendosi më 21 maj të prishë të dy vendimet dhe të pushojë çështjen pa e kthyer për rigjykim, bazuar në nenet 441 dhe 442 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas nenit 442, Gjykata e Lartë mund të pushojë çështjen kur fakti nuk përbën vepër penale, vepra është shuar ose ndjekja penale nuk duhet të kishte nisur apo vazhduar.

Çështja ndaj Hajdarit nisi pas një kallëzimi penal të bërë në SPAK në qershor 2020, ku pretendohej se ai kishte falsifikuar dokumente dhe kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së, duke deklaruar se kishte ushtruar profesionin e avokatit për 17 vjet. Në përfundim të hetimeve, SPAK e akuzoi atë për mosdeklarim të të ardhurave nga avokatia, duke argumentuar se bëhej fjalë për fshehje të qëllimshme dhe jo harresë.

Për shkak të procesit penal, Hajdari u pezullua nga detyra në KPA rreth katër vite e gjysmë më parë. Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë i hap rrugën rikthimit të tij në sistemin e drejtësisë.

Në një reagim për BIRN, Hajdari tha se vendimi ishte i vonuar, por se drejtësia nuk iu mohua.

“Kam pasur besimin dhe durimin e duhur për të pritur fjalën e fundit të Gjykatës,” shkroi ai, duke shtuar se do të presë zbardhjen e vendimit të arsyetuar për të vlerësuar hapat e mëtejshëm.

Tjetri
durres vila qe nuk ekzistojne me

Zhvillimi urbanistik i Durrësit pas tërmetit pa standarde

policia 1

Policia shoqëron me forcë aktivistët dhe një gazetare gjatë protestës

18:49 | 23/07/2026
policia 2

Orët e tensionit mes Policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit

14:35 | 23/07/2026
toronto wildfire smoke july 15, 2026

A do të shndërrohet përplasja e Trump-it me Kanadanë në një konflikt global?

12:54 | 23/07/2026
Debat në KLP për mosekzekutimin e një vendimi të formës së prerë

KLP jep “vërejtje publike” për prokuroren Anjeza Kalanxhi

12:06 | 23/07/2026
apeli administrativ

Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ

07:44 | 23/07/2026
SPAK

“Metamorfoza”, SPAK kërkon gjykimin e 9 të pandehurve

19:45 | 22/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.