AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Logjika mafioze e luftërave tarifore të Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump i ka përdorur tarifat si mjete presioni ekonomik, duke ushtruar presion mbi partnerët tregtarë që të marrin përsipër angazhime investimi që i shërbejnë interesave të tij politike dhe ekonomike. Kur konkurrenca e lirë zëvendësohet nga preferencat politike si bazë e tregtisë ndërkombëtare, pasojat deformuese në sistemin global ekonomik janë të pashmangshme.

Anne O. KruegerngaAnne O. Krueger
4 weeks më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Në mandatin e tij të dytë, presidenti Donald Trump e ka kthyer shantazhin dhe detyrimin në elemente qendrore të politikës shtetërore amerikane, duke përdorur tarifa doganore, sanksione dhe forma të tjera presioni ekonomik si ndaj kundërshtarëve, ashtu edhe ndaj aleatëve. Me kalimin e çdo dite, dëmet e shkaktuara nga kjo qasje prej “gangsteri” – si për ekonominë amerikane, ashtu edhe për atë globale – po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Menjëherë pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump e bëri të qartë se tarifat i shihte si armë dhe jo si instrumente të politikës tregtare. Në prill 2025, ai prezantoi tarifat e ashtuquajtura “Dita e Çlirimit”, duke vendosur tarifa të larta specifike për vende të ndryshme mbi importet. Qëllimi i deklaruar ishte ulja e deficitit tregtar të Shteteve të Bashkuara, megjithëse normat e vendosura kishin pak lidhje me realitetin ekonomik. Në vend të kësaj, ato u projektuan për të përfituar lëshime politike dhe ekonomike: administrata premtoi se vendet që do të ulnin barrierat e tyre tregtare do të shpërbleheshin me tarifa më të ulëta amerikane.

Në praktikë, megjithatë, këto masa krijuan pasiguri të madhe, duke dëmtuar si eksportuesit, ashtu edhe importuesit. Sjellja e paparashikueshme e Trump e përkeqësoi situatën, pasi normat tarifore njoftoheshin, pezulloheshin, riktheheshin dhe rriteshin vazhdimisht, shpesh pa paralajmërim dhe pa një arsyetim të qartë.

Konfuzioni u thellua edhe më shumë kur gjykatat nisën t’i kundërshtonin këto veprime. Në shkurt, Gjykata Supreme vendosi se Trump kishte tejkaluar kompetencat tarifore të parashikuara nga Ligji për Kompetencat Ekonomike Emergjente Ndërkombëtare i vitit 1977. Më herët këtë muaj, edhe Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare rrëzoi përpjekjen e tij për të vendosur një tarifë të përgjithshme prej 10% mbi importet nga pothuajse çdo vend, në bazë të Nenit 122 të Ligjit të Tregtisë të vitit 1974.

Siç pritej, administrata Trump e apeloi vendimin dhe deklaroi se do të kërkojë mënyra të tjera për t’i mbajtur tarifat në fuqi. Ajo ka nisur tashmë procedura ndaj 16 vendeve të akuzuara për praktika të padrejta tregtare. Por, me Gjykatën Supreme që duket gjithnjë e më skeptike ndaj përpjekjeve të Trump për të qeverisur përmes dekreteve ekzekutive, ai mund ta ketë të vështirë të vendosë regjimin e gjerë tarifor që ka synuar prej kohësh.

Megjithatë, Trump ka arritur t’i shndërrojë tarifat në një lloj skeme presioni ekonomik, duke përdorur negociatat tregtare për të detyruar partnerët tregtarë – përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin, Arabinë Saudite dhe Bashkimin Evropian – të investojnë shuma të mëdha në ekonominë amerikane.

Marrëveshjet me Japoninë dhe Korenë e Jugut ilustrojnë natyrën e diplomacisë tarifore të Trump. Administrata e tij i vuri në shënjestër të dy vendet duke vendosur një tarifë prej 25% mbi eksportet e tyre të automjeteve – një shtyllë kyçe e ekonomive të tyre. Tarifa ndaj Japonisë më pas u rrit në 27.5%, përpara se të ulej në 15% pasi Japonia pranoi të importonte më shumë produkte bujqësore amerikane, përfshirë orizin, si dhe të angazhonte 550 miliardë dollarë për të “rindërtuar dhe zgjeruar industritë thelbësore amerikane”, si gjysmëpërçuesit, produktet farmaceutike dhe ndërtimi i anijeve.

Si një bos mafioz me përvojë, Trump u përpoq të vinte një vend kundër tjetrit, duke përdorur marrëveshjen me Japoninë për të ushtruar presion ndaj Koresë së Jugut që të investonte 350 miliardë dollarë në SHBA në këmbim të uljes së tarifës në 15%. Duke pasur parasysh varësinë e Koresë së Jugut nga ombrella e sigurisë amerikane, parlamenti i saj miratoi me hezitim legjislacionin për krijimin e një fondi që do të financonte këto investime. Por as kjo nuk mjaftoi: në janar, Trump i rriti sërish tarifat për produktet koreano-jugore në 25%, pasi akuzoi vendin se nuk kishte respektuar zotimet e marra.

Hezitimi i Koresë së Jugut nuk ishte aspak befasues. Sipas marrëveshjes, SHBA-ja do të kontrollonte në mënyrë efektive mënyrën se si do të shpërndaheshin fondet koreano-jugore, me Sekretarin e Tregtisë, Hoëard Lutnick, që do të drejtonte një komitet investimesh për të përzgjedhur projektet dhe për t’ia paraqitur ato Trump për miratim.

As vetë investimet nuk kanë shumë kuptim ekonomik. Nëse ato do të ishin vërtet fitimprurëse, kompanitë private do t’i ndërmerrnin vetë. Në vend të kësaj, shumë prej industrive të synuara janë pikërisht ato ku kostot e prodhimit në SHBA janë shumë më të larta se ato të konkurrentëve të huaj. Ndërtimi i anijeve, një industri ku Koreja e Jugut është lider global, është një shembull tipik.

Natyrisht, rentabiliteti nuk varet vetëm nga efikasiteti i prodhimit. Edhe taksat, subvencionet dhe politikat e tjera qeveritare luajnë rol të rëndësishëm. Por sapo kapitali i huaj drejtohet drejt kompanive të favorizuara politikisht, kufiri mes sipërmarrjes së lirë dhe patronazhit industrial të mbështetur nga shteti zhduket.

Shantazhi nuk ndalet me kaq. Pasi të shlyhen principali dhe interesi, 90% e fitimeve të mbetura do t’i kalonin SHBA-së, edhe pse ajo nuk ka kontribuar fare në investimin fillestar. Po ashtu, mbeten pa përgjigje disa pyetje thelbësore: Si do të zbatohen këto marrëveshje? Sa para publike do të kanalizohen përfundimisht drejt kompanive private? Dhe a do t’u nënshtrohen projektet ndonjë analize serioze të kostos dhe përfitimit?

Sipas çdo përkufizimi të arsyeshëm, këto nuk janë aq marrëveshje investimi, sa pagesa haraçi ose, edhe më keq, forma korrupsioni. Për më tepër, nuk është aspak e qartë nëse Koreja e Jugut, apo ndonjë vend tjetër, mund të përballojë angazhime të kësaj shkalle pa pësuar dëme serioze ekonomike.

Ironia është e dukshme. Trump i ka justifikuar tarifat e tij si një mënyrë për të ulur deficitin tregtar dhe atë të llogarisë korrente të Amerikës. Megjithatë, nëse këto flukse masive investimesh realizohen, ato ka shumë gjasa të forcojnë dollarin, të rrisin importet neto dhe të zgjerojnë pikërisht deficitin tregtar që regjimi i tij tarifor pretendonte se do të luftonte.

Më keq akoma, qasja e Trump u dërgon një sinjal të fortë bizneseve amerikane dhe qeverive të huaja: SHBA-ja nuk i përmbahet më parimeve të tregut të lirë. Në vend të kësaj, ajo po tregohet gjithnjë e më e gatshme të përdorë fuqinë e saj ekonomike për të nxjerrë përfitime nga vendet më të dobëta, duke mbajtur mbi kokën e tyre kërcënimin e tarifave. Kur konkurrenca e lirë zëvendësohet nga preferencat politike si bazë e tregtisë ndërkombëtare, pasojat deformuese në sistemin global ekonomik janë të pashmangshme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Gangster Logic of Trump’s Tariff Wars

Etiketa: Donald TrumpSHBAtarifa
Tjetri
Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për lirimin nga qelia

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.