AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

(Sh)qetësohuni shqiptarë

Një përgjigje ndaj histerisë së nxitur kundër personave transgjinorë në Shqipëri dhe ndaj debatit mbi udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë për trajtimin hormonal me testosteron.

Ivan DervishingaIvan Dervishi
1 month më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
aktiviste lgbti marshojne per te drejtat e tyre gjate nje prej paradave te krenarise ne tirane. Foto nensi bogdani
Aktivistë të komunitetit LGBTI+ marshojnë për të drejtat e tyre. Foto: Nensi Bogdani.

Një valë komentesh të painformuara, të tjera nga ata që urrejtjen e kanë kthyer në profesion me pagesë, e disa thjesht negativë nga natyra, iu vërsulën lajmit se Shqipëria po hedh një hap — sado të vonuar — drejt trajtimit me dinjitet shëndetësor të personave transgjinorë.

Në thelb, udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë nuk bën asgjë revolucionare. Ai thjesht formalizon të drejtën që një person i lindur biologjikisht vajzë, por që identifikohet si djalë, të mund të marrë trajtim hormonal me testosteron, apo anasjelltas estrogjen për vajzat transgjinore — gjithmonë nën mbikëqyrje mjekësore dhe sipas dëshirës së individit.

Por si zakonisht, një pjesë e medias shqiptare zgjodhi sensacionin në vend të informimit. Tituj të ekzagjeruar e narrativa për klikime krijuan një stuhi reagimesh të panevojshme. Komentet më të zakonshme ishin: “Edhe këtë kishim mangët”, “Po pacientët e tjerë?”, “Po hallet e tjera të Shqipërisë?”. Disa prej tyre, për fat të keq, edhe nga kolegë gazetarë që duhej të ishin më të informuar e mendjehapur. Një logjikë absurde.

Nëse shteti kujdeset për fëmijët, a duhet të revoltohen të moshuarit? Nëse përmirësohet një shërbim për gratë, a duhet burrat ta shohin si humbje për veten? Vetë ideja e shtetit modern është përfshirja: çdo qytetar ka të drejtë të trokasë në një institucion publik dhe të pretendojë një shërbim me dinjitet.

Unë do zgjidhja më mirë përgjigjen virale të burrit të intervistuar për një çështje LGBT: “Ç’punë kam unë me ta?” — Por, meqë nga vetë formimi kulturor kemi shumë qejf të merremi me punët e të tjerëve, le të merremi.

Së pari, udhëzimi në letër supozon se funksionon siç duhet kujdesi shëndetësor në Shqipëri. Por realiteti janë mungesa e ilaçeve, radhët e gjata, shërbimi i keq, infrastruktura e munguar dhe korrupsioni i një pjese të mjekëve. Pra, në praktikë ky udhëzim me shumë gjasa do t’i japë të drejtën një grushti të vogël të komunitetit transgjinor që duan të ndërmarrin këtë terapi të presin pas një dere mjeku për t’u zvarritur e zvarritur në kalvarin e dhimbshëm të pacientëve në përgjithësi në sistemin publik shëndetësor shqiptar.

Së dyti, nëse shteti shqiptar do arrijë të japë ndonjë dozë, do t’i bashkohet vendeve të rajonit që e bëjnë këtë gjë. Numri i personave që do të përfitojnë, duke parë realitetin paragjykues e të mbyllur shqiptar, mund të jetë maksimumi me dhjetëra (jo qindra, jo mijëra) dhe kostot janë minimale. Ju premtoj se çfarë u vidhet taksave të shqiptarëve e ndihmave nga Bashkimi Europian në çdo hallkë të prokurimit publik do të kuronte me këtë terapi mbase gjithë transgjinorët në botë, e prapë do t’u ngelte ndonjë lek për vila luksoze pushtetarëve tanë.

Ata nga ana tjetër, kur firmosin që një grup i vogël shtetasish të tyre kanë të drejtën të rrinë pas një dere spitali duke pyetur “a ka ilaçe sot?”, vazhdojnë të bëjnë ndërhyrje estetike e kirurgjikale në spitale të shtrenjta të Europës. Po ashtu, në listën e komentuesve që mendojnë se ky shërbim terapeutik, që ata as e kuptojnë as duhet t’u interesojë, është i gabuar, janë edhe një listë e gjatë klientësh të klinikave estetike që bëjnë lloj-lloj trajtimesh fillerash e botoksi, ngritje e ulje të çfarëdolloj organi të trupit njerëzor. Ata meritokan të duan të ndihen mirë me veten, transgjinorët jo.

Qetësohuni shqiptarë, qetësohuni për transgjinorët.

Për pak të krijohet përshtypja sikur në Shqipëri funksionon ligji, drejtësia dhe shëndetësia, e problemi i vetëm i mbetur qenkan hormonet për një komunitet të vogël. Shqipëria do të kujdeset në letër për transgjinorët ashtu sikurse në letër:

  • prona “mbrohet”,
  • drejtësia “funksionon”,
  • shëndetësia “është falas”,
  • konkurset janë “të ndershme”,
  • tenderat janë “transparentë”,
  • të dhënat personale “ruhen” (nuk shiten për 300 euro apo shkarkohen nga mafia).

Ndërsa në realitet, korrupsioni dhe klientelizmi i kanë boshatisur këto koncepte nga kuptimi. Mos besoni propagandën që ju ushqejnë cdo ditë por:

Shqetësohuni shqiptarë! Shqetësohuni më shumë për korrupsionin, largimin masiv të të rinjve, kapjen e institucioneve dhe degradimin e jetës publike. Nëse doni të bëni statuse, zgjidhni të paktën ato që realisht po e bëjnë Shqipërinë të pabanueshme:

  • çmime të papërballueshme,
  • ekonomi e dobët,
  • korrupsion sistematik,
  • spitale pa kushte,
  • media të kapura,a
  • të rinj që largohen masivisht,
  • pensionistë që mbijetojnë me pensione qesharake,
  • familje që ndahen nga emigracioni.

Aeroporti shqiptare mbushen çdo ditë me lot nënash, të rinjsh e familjesh që largohen për të kërkuar një jetë më dinjitoze jashtë vendit. Gjyshe e gjyshër mbyllin sytë pa njohur nipërit e mbesat. Këto janë tragjeditë reale tona të shkaktuara nga keqqeverisja, babëzia për pushtet, autoritazimi, propaganda, klientelizmi dhe shitblerja e vlerave të atyre që kemi në parlament për një leje ndërtimi. Jo fakti që një person transgjinor mund të marrë një recetë hormonale dhe në realitet t’i mbyllin derën e spitalit në fytyrë e t’i thonë hajde muajin tjetër se s’ka.

Shqetësohuni shqiptarë, shqetësohuni!

Tjetri
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

Zinxhirët e buldozerëve dhe rrethimi i lagunës shkelin ligjin në Nartë

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.