AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

SPAK i akuzon 10 të pandehurit për trafikimin e 3635 kg kokakinë nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Evropës e të 7 kuintalëve hashash nga Shqipëria në Greqi e Gjermani, si dhe për kontrabandimin e 55 shtetasve sirianë drejt Italisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën më 16 qershor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të një çështjeje penale në ngarkim të 10 të pandehurve të akuzuar për trafikimin e tonelatave kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës, si dhe për kontrabandim të qenieve njerëzore. Të pandehurit Musa Gjikola, Jani alias Ilir Meçja, Sokol Masha, Akil Alushi, Ledri Lulashi, Arian Gjata, Selami Lushkaj, Klodjan Muça, Denis Harusha dhe Lorenzo alias Arbër Çadri alias Hysko alias Isufi alias Çela, akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar criminal. Masha dhe Alushi janë marrë të pandehur edhe për veprën penale “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, duke kontrabanduar shtetas Sirianë.

Sipas SPAK, në hetimin e këtij procedimi penal kanë bashkëpunuar autoritetet e drejtësisë braziliane, ekuadoriane, franceze, holandeze, italiane dhe serbe. Nga hetimet ka rezultuar se të pandehurit, në bashkëpunim me disa persona të dënuar nga autoritetet e huaja dhe me disa persona të paidentifikuar ende, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndësh narkotike nga vendet e Amerikës Latine, nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian, si dhe kanë ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufirit, nga Shqipëria për në Itali të 55 shtetasve sirianë.

Për të realizuar veprimatrinë e tyre të paligjshme, të pandehurit kanë komunikuar përmes platformave të enkriptuara “SkyEcc”, që janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze. SPAK konstaton se grupi kriminal drejtohej dhe financohej nga të pandehurit Musa Gjikola, Jani alias Ilir Meçja, Selami Lushka, Klodjan Muça, Denis Harusha dhe Lorenzo alias Arbër Çadri alias Hysko alias Isufi alias Çela. Ndërkohë, të pandehurit, Sokol Masha, Akil Alushi, Ledri Lulashi dhe Arian Gjata, vlerësohet se kanë qenë anëtarë të grupit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në tetë episode të trafikimit të lëndëve narkotike gjatë viteve 2020-2021 janë, është provuar trafikimi i lëndëve narkotike nga Brazili dhe Ekuadori drejt porteve kryesore të Italisë dhe Holandës, si dhe nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Gjermanisë. Në total janë trafikuar 4340 kg lëndë narkotike, nga të cilat 3635 kg kokainë, 2 kg heroinë dhe 701 kg canabis sativa.

SPAK njofton se ka ndarë procedimin penal për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të të pandehurve, që dyshohet se kanë marrë pjesë në këto episode të trafikimit të lëndëve narkotike.

Etiketa: Akil AlushiGjykata e PosaçmeLedri LulashiMusa GjikolaSokol MashaSPAKTrafiku i kokaines
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
protesta 1

Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!

10:39 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

08:45 | 16/06/2026
naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.