AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

Kryeministri Edi Rama u përpoq të karakterizojë si fashiste dhe naziste, protestën e parë masive dhe tërësisht paqësore që ka parë Shqipëria në historinë e vet. Ndërsa krahasimi i Ramës mund të na bëjë për të qeshur, fakti që duhet të vëmë re është se, ekuivalenti modern i milicive që u shfaqën në kontinentin Evropian pas Luftës së Parë Botërore, janë strukturat e krimit të organizuar.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 hour më parë
në Opinion, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
protesta e flamingove
Mijëra qytetarë protestuan në ditën e 17 radhazi kundër qeverisë dhe klasës politike të tranzicionit. Foto: LSA.

Më 12 gusht të vitit 2025, Gerond Meçe, pronari i një kompanie të teknologjisë së informacionit, e gjeti veten në një udhëtim të padëshirueshëm kur, ndërsa nisej për në zyrë, u rrëmbye nga njerëz me maska, u dërgua në Qafën e Krrabës, (tashmë një rrugë periferike pa shumë trafik) dhe u kërcënua, me pistoletën ballit, që të tërhiqej nga disa gara të prokurimit publik. Rrëmbyesit nuk janë identifikuar deri më sot, por përkatësia e tyre është bërë e ditur nga targa e automjetit që u përdor për rrëmbim: një grup kriminal i njohur si Vëllezërit Çopja me bazë në Elbasan, përgjegjës për një seri të gjatë vrasjesh mafioze, krahas trafikut me përmasa të stërmëdha të drogës në nivel global.

Rrëmbimi u krye, sipas akuzës së prokurorisë, për llogari të Ergys Agasit, të cilin, ish-zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj e ka përshkruar si një “koordinator” të caktuar nga Edi Rama për lidhjet me grupet kriminale. Agasi është aktualisht në arrati. Përmes një avokati ai është deklaruar në gjykatë i pafajshëm.

Bashkëpunimi i politikës shqiptare me struktura të krimit të organizuar nuk është një gjë e re dhe nuk është e izoluar vetëm në radhët e Partisë Socialiste, ndonëse mund të thuhet me bindje të plotë se Rama është personi që dukshëm e ka kthyer këtë bashkëpunim në nivel sistemik dhe në kartën e suksesit në zgjedhje.

Në zgjedhjet e vitit 2013, makineritë elektorale konkurruan në të dyja palët, në aleancë me PD-në dhe aleancë me PS-në. Te PD-ja konkurruan PDIU e PR, deputetët e së cilës kaluan menjëherë pas zgjedhjeve ose pak më vonë te Rama ose te Meta. Në aleancë me PS, konkurroi LSI, makineria më e madhe elektorale që pati njohur vendi në atë kohë. Ndërsa në radhët e PS, dy deputetë të Lezhës u bënë simbol i kriminalizimit të skenës politike. Në aleancë me PS, një parti, kryetari i së cilës u dënua për vrasje, ndërsa deputeti i së cilës doli i pafajshëm për akuzën e vrasjes, fituan një mandat në një nga zonat më tradicionalisht të opozitës.

Në vitin 2016, një grup i strukturuar kriminal në shërbim të Partisë Socialiste u bë i njohur në mënyrë sarkastike si “grupi çam i Dibrës”, pasi ndihmoi PS-në të fitojë zgjedhje për kryetar bashkie. Mungesa e ideologjisë konvencionale politike, qoftë edhe si maskë, demonstroi aftësinë e krimit të organizuar për të vepruar ditën për diell për të manipuluar një proces elektoral në nivel industrial dhe doësinë e strukturave shtetërore apo shoqërore për ta dënuar këtë krim, qoftë në rrafshin ligjor, qoftë në rrafshin moral.

Në vitin 2017, u bë e ditur se PS kishte pasur asistencën e grupeve kriminale të Shijakut në Qarkun Durrës. Nën emrin e PDIU, krimi i organizuar fitoi dy mandate në Elbasan, të cilat u vunë në shërbim të Partisë Socialiste. Në vitin 2021, grupet kriminale në Durrës,  Elbasan, Tiranë e zona të tjera u bënë faktor domethënës në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve. Në Dibër, të ashtuquajturit “Çamë të Dibrës” kaluan në mbështetje të Partisë Socialiste. Në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili kishte fituar fillimisht mandate për PDIU-në dhe të djathtën, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2025, njerëzit e tij, përfshirë të birin, fituan mandate për Partinë Socialiste.

Milicitë fashiste në Evropën e viteve 1930 u shfaqën nga mbeturinat e Luftës së Parë Botërore. Popullsia ishte e stërvitur tërësisht në përdorimin e armëve dhe teknikave të dhunës dhe ushtarët e mbetur pa punë ishin me bollëk për t’u rekrutuar, qoftë në milici fashiste ashtu edhe në grupe komuniste. George Orwell shpjegon se militantët e të dy grupimeve ishin në mentalitet të ngjashëm,  ndonëse në ideologji të ndryshme. Nazistët rekrutuan mes komunistëve, thotë ai në një ese të vitit 1945, ndërsa parashikon se, me rënien e Nazizmit dhe ngritjen e Komunizmit në Evropën Lindore, një proces në krah të kundërt mund të ndodhte.

Ndërsa Hannah Arend, në analizën më koncize të mendjes së milicit fashist te Origjinat e totalitarizmit e përshkruan atë si njeriu që është i fiksuar pas suksesit të grupit dhe që për këtë arsye nuk do t’ia dijë fare dhe e ka krejtësisht të parëndësishme nëse ai vetë mbijeton, nëse ai vetë ekziston apo nëse ai  vetë ka ekzistuar në shkuarën apo jo. Dhe po Arendt vërejti se, tipari kryesor i ngritjes së fashizmit është aftësia për të vepruar pa u vënë re nga pjesa tjetër e shoqërisë. Fjala e përdorur nga Arendt në anglisht është stealth, e njëjta që përdoret për avionët e aftë për të fluturuar pa u vënë re nga radarët.

Është saktësisht kjo ndjesia që të krijohet nëse lexon dosjet e panumërta të SPAK mbi aktivitetin e grupeve kriminale shqiptare, gatishmërisë së shumë prej tyre që të ndërmarrin rreziqe të paimagjinueshme, për llogari të “suksesit” dhe “triumfit”. Është ky lloj mentaliteti ajo që ndez luftëra të përgjakshme mes grupeve kriminale.

Lexo për shembull, dosjen e shtatë bandave, në të cilën, grupe të ndryshme rivale në të gjithë Shqipërinë u angazhuan në luftëra të përgjakshme për shkaqe që lidhen, jo me dëshirën për pasuri, sepse sakaq kishin bërë më shumë miliona sa i nevojiten njeriut për të jetuar mirë për breza të tërë, por nga etja për pushtet.

Grupe të tilla kriminale bëjnë punët e pista të politikës. Ato sakaq kanë një pseudoideologji dhe një sistem pseudokulturor të vetin, bashkë me një lloj standardi se çfarë është moralisht e pranueshme dhe çfarë jo. Dhe kanë ndjenjën e vetërëndësisë.

Ndodh që dëgjon një trafikant droge të të thotë se, shitja e drogës është moralisht e pranuar, por shfrytëzimi i prostitucionit, jo. Ndodh gjithashtu të dëgjosh apo të lexosh nëpër dosje se si, nëse ndonjë prej këtyre kriminelëve mbetet i vrarë, apo bie në burg, kjo nuk është kurrsesi një rrjedhojë e aktivitetit kriminal që kanë bërë, por është vetëm “fat i keq”. Fat i keq, supozo, i pamerituar, por që ndodh në përpjekjen legjitime për triumf.

Grupe të tilla kriminale bashkëpunojnë me politikën si për shkak të ambicies për të qenë të suksesshëm ashtu edhe për nevoja praktike. Kjo është ajo që duket se vërehet në bashkëpunimin mes Jurgis Çyrbjas, një ish-zyrtar dhe deputet socialist i dënuar për nxjerrje sekreti shtetëror dhe korrupsion zgjedhor, dhe Altin Hajrit, një i dënuar për vrasje, prej kohësh në arrati. Hajri siguronte vota për Çyrbjen, dhe për pushtetin e Partisë Socialiste. Në shkëmbim të votave, Çyrbja i transferonte Hajrit informacionin policor në mënyrë që Hajri t’i shpëtonte arrestimit.

Edhe disa nga oligarkët e vendit duket se i kanë gjetur me interes “shërbimet” e strukturave të krimit të organizuar, me raste të maskuara në formën e licencave për polici private.

Ajo që u pa në Zvërnec dhe që ndezi të gjithë Revolucionin e Flamingove tregon shumë për këtë. Një qytetar protestues u godit dhe u rrëmbye nga policë privatë, të cilët dukshëm ishin të pajisur me njohuritë për ushtrim dhune brutale dhe e ushtruan këtë dhunë me lehtësinë e një njeriu që nuk ka kapacitetin të mendojë për pasojat. Ushtrimi i dhunës dhe rrëmbimi, në këtë rast u krye në sytë e të gjithëve, por ka gjasa që është një nga të shumtat episode të dhunës kriminale të ushtruar për llogari të pushtetit politik. Rrëmbimi i personit është një nga veprat penale më të rënda në legjislacionin shqiptar dhe roja private mund të dënohet me pesëmbëdhjetë vite burg. Gatishmëria e tij për të ndërmarrë një rrezik të tillë flet shumë për frymën e falangistit fashist për të cilin fliste Arendt, moskokëçarës për fatin e vet, vetësakrifikues për hatër të suksesit.

Grupet kriminale shqiptare janë një shqetësim real për Shqipërinë, por normalisht duhet të jenë shqetësim edhe për të gjitha vendet evropiane ku këto grupe operojnë. Ndërhyrja e tyre në proceset demokratike, kontrolli i territorit, lehtësia me të cilën ndërmarrin rreziqe të mëdha, banaliteti mendor me të cilin urdhërojnë dhunim dhe vrasje, i bëjnë këto grupe kriminale ekuivalentin modern të falangave fashiste, të cilat duhet të luftohen, jo thjeshtë se të shesësh drogë është keq, por edhe sepse aktiviteti i tyre cënon lirinë e gjithsecilit prej nesh.

 

Etiketa: Edi RamaErgys AgasiGeorge OrwellGerond MeçeKrimi i organizuarOrigjinat e totalitarizmitProtesta anti-qeveritare
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.