AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit për rreth dy muaj sa të përfundonte raporti për lindjen e fëmijës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 weeks më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ajola Xoxa duke dalë nga SPAK | Foto: LSA

Gjykata e Posaçme rrëzoi të martën kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin me dy muaj të gjykimit të çështjes, ku ajo së bashku me bashkëshortin Erion Veliaj akuzohen nga Prokuroria për korrupsion dhe pastrim parash.

Kryesuesja e trupit gjykues, Elsa Ulliri konstatoi se e pandehura Xoxa kishte depozituar kërkesë për shtyrje të seancës, duke bashkëngjitur dhe raportin mjekësor për lindjen e fëmijës me 63 ditë.

Avokati e Xoxës, Gurali Brahimllari parashtroi se e mbrojtura prej tij, në kërkesën e depozituar në gjykatë, ka bërë të ditur faktin se ka kryer lindje me operacion më datë 29 qershor dhe se, në këto kushte e ka pasur të pamundur të komunikojë lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit. Sipas avokatit Brahimllari, në pamundësi të komunikimit, është e pamundur të realizohet një mbrojtje efektive.

“Në këtë situatë faktike, duke qenë në pamundësi për të siguruar një mbrojtje efektive, kërkon pezullimin e procesit, bazuar në të drejtën e çdo nëne,” tha Brahimllari.

Ai shtoi se Xoxa kërkon të jetë personalisht në seancat e ardhshme, pas përfundimit të afatit të pezullimit, pasi nuk i autorizon avokatët të vijojnë mbrojtjen pa praninë e saj. Avokati Brahimllari tha se është e drejta e Xoxës që t’i garantohet mbrojtja sipas ligjit dhe Kushtetutës.

Prokurori i çështjes, Altin Dumani u shpreh se përfaqësuesit e akuzës vlerësonin se procesi duhej të vijonte. Ai nënvizoi se në kërkesën e Xoxës referohet përcaktimi ligjor që parashikon shtyrjen e seancës dhe jo pezullimin e gjykimit deri në mbarimin e lejes. Sipas Dumanit, ligji nuk parashikon diçka të tillë.

Lidhur me shprehjen e vullnetit të të pandehurës për të qenë e pranishme në sallën e gjyqit, Dumani konstatoi se ajo nuk ka qenë e pranishme në asnjë prej seancave të mëparshme. Në përfundim, Dumani kërkoi që nëse gjykata do të konsideronte të nevojshme praninë e Xoxës, atëherë të vendosej ndarja e çështjes për këtë të pandehur.

Avokati Brahimllari kundërshtoi qëndrimin e SPAK lidhur me mungesën e përcaktimeve ligjore për pezullimin e çështjes në raste të tilla. Ai solli në vëmendje rastet kur vendoset pezullimi dhe theksoi se, për arsye se nëna e ka kryer lindjen me operacion, janë kushtet për pezullim. Sipas Brahimllarit, ndarja e çështjes nuk do të ishte ekonomike për gjykatën, ndërkohë që kërkoi të mundësohej mbrojtja efektive e Xoxës.

Pasi trupi gjykues shqyrtoi për afro një orë në dhomë këshillimi kërkesën e Xoxës, vendosi ta rrëzojë pjesërisht atë, duke mospranuar kërkimin për pezullimin e procesit, por e shtyu seancën me afat dyjavor. Sipas gjykatës, raporti është për leje lindje dhe jo për paaftësi në punë.

Gjykata konstatoi po ashtu, se e pandehura nuk ka marrë asnjëherë pjesë në seancat gjyqësore të zhvilluara më parë.

Në përfundim, gjykata vendosi edhe pezullimin e afteve të paraburgimit për kryebashkiakun  Veliaj dhe e shtyu seancën për në datë 21 korrik,në orën 10:00.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se së bashku me Xoxën ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse. Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat.

Disa prej seancave të mëparshme të këtij procesi, janë shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve. Po ashtu, pati dhe shtyrje për disa muaj të seancës paraprake, situatë që ngriti shqetësimin e SPAK, që e cilësoi si një strategji për zvarritjen e procesit.

 

Etiketa: Ajola XoxaAltin DumaniElsa UlliriErion VeliajGjykata e PosaçmeGurali Brahimllari
Tjetri
a small white building with a wooden door

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

protesta parlament

‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

17:57 | 27/07/2026
photo 2026 07 27 15 36 16

Kuvendi miraton borxhin 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret

16:35 | 27/07/2026
delina 2

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

08:54 | 27/07/2026
Pacientët dhe taksapaguesit paguajnë kostot shtesë të zjarrit në urgjencën e QSUNT

Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor

09:38 | 26/07/2026
Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës

Kush fiton nga pasiguria?

06:58 | 25/07/2026
photo 2026 07 23 10 13 02

Nëna e një të riu me autizëm kthehet në simbol pasi përballet me gazin lotsjellës në protestë

18:33 | 24/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.