AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria ul taksat në mënyrë selektive për disa biznese

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Financave Shkëlqim Cani në kuvend më 25 shtator 2014. Foto: LSA

Ndërsa shqiptarët do të vuajnë rritjen e barrës së taksave në kurriz të tyre, disa kompani do të përfitojnë miliona euro ulje taksash. Procesi i negocimit të këtyre uljeve nuk është bërë publik.

Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Financave Shkëlqim Cani në kuvend më 25 shtator 2014. Foto: LSA
Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Financave Shkëlqim Cani në kuvend më 25 shtator 2014. Foto: LSA

Një numër shumë i vogël biznesesh në Shqipëri do të përfitojnë ulje taksash për vitin e ardhshëm, bëhet e ditur nga paketa e projektligjeve fiskale dhe relacioneve përkatëse të lidhura me buxhetin e vitit 2015. Një prodhues kromi, kompanitë e pijeve energjike si dhe disa kompani sigurimesh do të përfitojnë ulje taksash, ndryshe nga pjesa tjetër e shqiptarëve, mbi të cilët do të rëndojnë 112 milionë euro taksa shtesë. Linku për relacionin.

Ferrokromi merr ulje taksash

Janë disa biznese që duket se e kanë “bindur” qeverinë që t’ia ulë taksat. Një histori e zakonshme klientelizmi kjo, që përsëritet pavarësisht ndryshimit të qeverive.

Sipas relacionit të Ministrisë së Financave për taksat kombëtare, një shoqatë e quajtur “Shoqata e Mineraleve të Shqipërisë”, ka kërkuar uljen e rentës minerare për kromin e përpunuar në vend. Qeveria ka pranuar që renta minerare të ulet me 30 për qind për kromin e përpunuar. Problemi është që kjo masë ligjore duket se i shërben vetëm një biznesi, të vetmit biznes që disponon fabrikën e Ferrokromit në Elbasan.

Shoqata e Mineraleve të Shqipërisë nuk rezulton e regjistruar si grup interesi pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe duket se ndërhyrja e kësaj shoqate është bërë pranë qeverisë. Qeverisë do t’i kushtojë 45 milionë lekë (rreth 300 mijë euro) në vit ulja e rentës minerare për kromin.

Jo më akcizë për pijet energjike

Grupi i dytë i përfituesve është ai i prodhuesve dhe importuesve të pijeve energjike. Qeveria vendosi një akcizë vitin e kaluar mbi pijet energjike në masën 50 lekë për litër. Por vitin e ardhshëm kjo taksë do të hiqet. Megjithëse në tregun e pijeve energjike ka shumë prodhues dhe importues, është vetëm një impotues ai që disponon shumicën dërrmuese të tregut. Gjithsesi, relacioni i qeverisë për kuvendin nuk paraqet hapur si në rastin e kromit, ndërhyrjen e mundshme të ndonjë grupi interesi. Qeveria ka mbledhur rreth 500 milionë lekë akcizë nga pijet energjike këtë vit, të cilat nuk do t’i ketë më vitin e ardhshëm.

Jo më TVSH për sigurimet e jo-jetës

Grupi tjetër i përfituesve është ai i kompanive të sigurimit. Këto kompani do të përfitojnë heqje të TVSH-së. Qeveria ka vendosur t’i falë këtyre kompanive rreth 280 milionë lekë (rreth 2 milionë euro). Sipas arsyetimit të qeverisë, “sigurimet kanë rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik të vendit”. Megjithëse nuk shprehet qartazi që këto ndryshime të kenë ardhur si pasojë e ndonjë kërkese nga biznesi, në relacion përdoren të njëjtat argumentime që disa kompani sigurimi i kanë bërë publike prej kohës.

Etiketa: Edi RamaelbasanEuroferrokromiKryeministri Edi RamaKuvendMASNiko PeleshiQeveriaRamaSHshqipShqipërishtatorSigurimitaksaTaksatTVSHulje
Tjetri
Shqiptarët do të paguajnë 112 milionë euro taksa shtesë më 2015

Shqiptarët do të paguajnë 112 milionë euro taksa shtesë më 2015

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.