Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqiptarët do të paguajnë 112 milionë euro taksa shtesë më 2015

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
07:00 | 07/11/2014
Në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Shqiptarët do të paguajnë 112 milionë euro taksa shtesë më 2015

Jeta e përditshme në Tiranë. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Share on FacebookShare on Twitter

Taksat e reja do të rëndojnë mbi konsumatorët dhe kursimtarët, por disa biznese do të përfitojnë ulje taksash të siguruara nga bisedimet e drejtpërdrejta me qeverinë.

Jeta e përditshme në Tiranë. (AP Photo/Petros Giannakouris)
Jeta e përditshme në Tiranë. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Qeveria Shqiptare ka planifikuar të rrisë barrën fiskale mbi shqiptarët me 112 milionë euro ose afërsisht 1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2015, viti i dytë rradhazi me rritje taksash. Paketa e ndryshimeve ligjore e prezantuar në Kuvendin e Shqipërisë parashikon taksë më të lartë mbi konsumin e disa mallrave kyç, tatim më të lartë për të ardhurat personale si dhe ulje taksash për pijet energjike dhe për prodhuesin e vetëm të ferrokromit në vend.

Këto taksa të reja do t’i shërbejnë qeverisë të fillojë uljen e borxhit publik në raport me prodhimin e brendshëm bruto në vitin 2015 si dhe t’i hapë rrugën korrektimit të borxhit publik sipas marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitet 2016-2019.

Karburanti më i shtrenjtë

Të ardhurat kryesore ekstra të qeverisë do të sigurohen nga e ashtuquajtura “taksa e qarkullimit” e cila vilet për çdo litër karburant të konsumuar. Ajo ka qenë deri në vitin 2013 7 lekë për litër, u bë 17 lekë për litër në vitin 2014 dhe do të bëhet 27 lekë për litër në vitin 2015. Përveç rritjes në masën 10 lekë për litër, kjo taksë shton automatikisht edhe dy lekë Tatim mbi Vlerën e Shtuar pasi TVSH llogaritet mbi çmimin final të naftës. Rrjedhimisht, taksat mbi karburantin vitin e ardhshëm do të rriten me 12 lekë për litër. Buxheti i shtetit pritet të arkëtojë 6.6 miliardë lekë ekstra të ardhura nga kjo taksë.

Cigaret më të shtrenjta

Qeveria ka vendosur ndërkohë të rrisë akcizën e cigareve nga 90 në 110 lekë për paketë. Duke marrë parasysh importet vjetore prej 3500 tonësh duhan në vit, qeveria shpreson se do të arkëtojë vitin e ardhshëm 4.2 miliardë lekë më shumë. Çmimi i cigareve është programuar të rritet më tej në vitet 2016 dhe 2017. Akciza e cigareve u rrit nga 1 janari i këtij viti nga 70 në 90 lekë për paketë, por qeveria nuk arriti të mbledhë të ardhura shtesë për shkak se importuesit e duhanit i shtuan importet para hyrjes në fuqi të ligjit. Tani ka gjasa që me rritjen e re do të mund të importohen cigare me akcizën e këtij viti, ndërsa shqiptarët kanë filluar sakaq në masë të gjerë të paguajnë cigaret me çmimin e akcizës së vitit të ardhshëm.

Tatim mbi të ardhurat personale më i lartë

Grupi i tretë i tatimeve ekstra për vitin e ardhshëm është rritja e tatimit mbi të gjitha llojet e të ardhurave personale me përjashtim të pagës nga 10 në 15 për qind. Qeveria vlerëson se do të mbledhë 5 miliardë lekë ekstra nga rritja e tatimit mbi të ardhurat nga interesat bankare, nga qeratë apo nga të drejtat e autorit.

Taksë e re te sigurimet

Përveç këtyre taksave, qeveria ka vendosur edhe një taksë të re, të panjohur më parë mbi policet e sigurimeve, në masën 3 për qind. Kjo do të thotë që sa herë që një shqiptar do të blejë një police sigurimi për makinën, do të duhet të paguajë një taksë ekstra mbi këtë prim.

Jo taksë për makinat

Qeveria pati menduar fillimisht të taksonte edhe 193 mijë makina, por hoqi dorë nga kjo masë.

Kohë e vështirë

Qeveria shqiptare i ngarkoi shqiptarët me afro 170 milionë euro taksa shtesë në vitin 2014 ndërsa do të shtojë edhe afro 112 milionë euro taksa të tjera vitin e ardhshëm. Por taksat nuk janë të vetmet rritje për konsumatorët.

Energjia elektrike pritet të shtrenjtohet gjithashtu, por masa e shtrenjtimit nuk është bërë ende publike.

Disa nga këto masa shtrënguese pritet t’ia bëjnë jetën më të vështirë shqiptarëve vitin e ardhshëm nën premtimin se me shlyerjen e borxheve do të rikthehet rritja ekonomike. Por disa nga mekanizmat që duhej të zgjidhnin problemet strukturore ekonomike të vendit duket se nuk kanë funksionuar. Të paktën deri tani. Ekonomia shqiptare pësoi rënie me 0.6 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti dhe kjo rënie qe tërësisht e papritur nga autoritetet.

Qeveria shqiptare ka rënë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar të shlyejë detyrimet e prapambetura të akumuluara gjatë viteve të fundit të qeverisë së kaluar, kur u komisionuan shumë punë publike të pambuluara me të ardhura buxhetore, si dhe të ulë borxhin publik në raport me PBB-në. Sipas këtij plani, borxhi publik i Shqipërisë do të ulet nën 60 për qind të PBB-së në vitin 2019 për të marrë rrugën për më poshtë gjatë dekadës që pason.

Shqipëria kreu një reduktim të borxhit publik gjatë viteve 2000-2007 si përqindje e PBB-së, por pas vitit 2008 pati një rritje galoponte që rrezikoi stabilitetin financiar të vendit.

 

Rritje taksash

Tatimi mbi të Ardhurat – 5 miliardë lekë Linku

Taksat kombëtare – 6.5 miliardë lekë Linku

Akcizat – 4.2 miliardë lekë Linku

Totali – 15.7 miliardë lekë

Tjetri
Haga liron Sheshelin për arsye shëndetësore

Haga liron Sheshelin për arsye shëndetësore

Më të lexuarat

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Shqiptarët do të paguajnë 112 milionë euro taksa shtesë më 2015

Shqiptarët do të paguajnë 112 milionë euro taksa shtesë më 2015

07:00 | 07/11/2014
Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

17:36 | 01/02/2023
Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

16:24 | 30/01/2023
Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

19:25 | 31/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.