AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Haga liron Sheshelin për arsye shëndetësore

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Tribunali i Hagës ka liruar ultra-nacionalistin serb, Vojislav Sheshel për arsye shëndetësore, ndonëse gjyqi i tij maratonë nuk ka mbaruar ende.

Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve për Ish-Jugosllavinë, ICTY, të enjten liroi përkohësisht Vojislav Sheshelin, i cili ka qenë në gjyq prej 11 vitesh për krime lufte të kryera në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi gjatë viteve 1990.

ICTY tha se kishte liruar kreun e Partisë Radikale Serbe për shkaqe humane, duke përmendur përkeqësimin serioz të shëndetit të tij si një nga arsyet kryesore. Ai u diagnostikua me kanceri vitin e shkuar.

Gjykata tha se Serbia i kishte ofruar garancitë dhe qeveria e Holandës nuk e kishte kundërshtuar vendimin. Data e mbërritjes së tij në Serbi nuk është caktuar ende.

Qeveria e Serbisë të mërkurën tha se do të siguronte të gjitha garancitë e nevojshme për Sheshel. “Siguria e dëshmitarëve dhe integriteti i procedurave do të garantohet,” tha ajo.

Qeveria premtoi gjithashtu se Sheshel nuk do të kishte kontakt me dëshmitarët apo viktimat dhe se do të kthehej në Gjykatë kur të urdhërohej.

Zoran Krasic, një pjesëtar i skuadrës ligjore të Sheshel tha gjithashtu se nuk dihej ende se kur mund të mbërrinte ai në Serbi.

“Tani është çështje procedurash. Policia e dy vendeve duhet të bjerë dakord për procedurat e transportimit të Sheshel nga Haga në Beograd,” tha Krasic për BIRN.

Aleksandar Vulin, ministri serb i Mirëqenies Sociale, se forca që ai nuk i përmendi emrin po kërkonin të përdornin mbërritjen e Sheshel për të nxitur trazira.

“Ka përpjekje që të përdoret mbërritja e Sheshel kundër kryeministrit Vucic dhe si diçka që do të destabilizojë Serbinë,” tha Vulin për Pink TV të premten.

Vulin tha megjithatë se “qeveria serbe i dha garancitë për Sheshel në të njëjtin sekondë kur iu kërkuan”.

Milan Antonijevic, kreu i Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, YUCOM, tha se Gjykata e Hagës duhet të kishte vepruar më herët.

“Sheshel ishte në burg pa një vendim për shumë gjatë, gjë që është arsyeja përse vendimi duhet të ishte marrë më herët që të mos cenohej reputacioni i Tribunalit,” tha Antonijevic për BIRN.

Sheshel është burgosur në Holandë që prej vitit 2003, kur ai vullnetarisht u dorëzua në gjykatën e OKB-së. Vendimi i tij pritej të jepej në tetor të vitit të shkuar, por u shty pasi një nga gjykatësit u largua për paragjykime.

Gjykatësi i ri pritet të marrë kohë deri në fund të qershorit 2015 për t’u familjarizuar me detajet e çështjes, duke shkaktuar një tjetër vonesë në gjyqin maratonë.

Etiketa: BeogradBIRNBosnjeBurgdëshmitarëGjykataGjykatëGjyqGjyqiHolandëKrimekrime lufteKroaciLufteOKBPoliciaQeveriaSerbiSerbiaSHSiguriatraziraTribunali i HagësVendimVendimiYUCOM
Tjetri
‘Ushtria çlirimtare’ pretendon se bombardoi qeverinë e Maqedonisë

'Ushtria çlirimtare’ pretendon se bombardoi qeverinë e Maqedonisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.