AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Refugjatët luajnë me jetën gjatë kalimit transit në Maqedoni

Meri JordanovskaSinisa Jakov MarusicngaMeri JordanovskadheSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stacioni i trenit në qytetin e Velës.

Një itinerar shumë i rrahur nga refugjatët, i cili shtrihet përgjatë linjës hekurudhore të Maqedonisë, po merr gjithnjë e më shumë jetë njerëzish.

Stacioni i trenit në qytetin e Velës.
Stacioni i trenit në qytetin e Velës.

“Të drejtosh një tren këtu është bërë një makth… Shpesh zgjohem i djersitur pas një ëndrre se kam shtypur dikë,” thotë Daniel, një makinist treni në Maqedoni teksa aktivizon ngadalë trenin që ka bërë ndalesën në stacionin qendror të qytetit të Velës.

Ndërsa treni gjarpëron për disa kilometra në drejtim të kryeqytetit, Shkupit, është e dukshme që nuk po e shton shpejtësinë. “Aktualisht jemi me 30 km/h,” thotë Daniel, “ndonëse normalisht duhet të ishim me 60 ose 80.”

Arsyeja për ritmin e ngadaltë është se shtatë refugjatë nga Lindja e Mesme e shkatërruar prej luftës – gjatë kalimit për në Europën Perëndimore – humbën jetën së fundmi në aksidente hekurudhore në pjesën maqedonase të Korridorit Europian 10.

Shumë prej këtyre vdekjeve kanë ndodhur pranë qytetit kodrinor të Velës, që shtrihet përgjatë kësaj rruge të rëndësishme transporti.

Këto ditë, hekurudhat janë mbushur me refugjatë nga vende si Siria, Iraku dhe Afganistani të cilët e bëjnë rrugën në këmbë, duke rrezikuar kështu jetën ndërsa kalojnë grykat e ngushta të lumit, shpesh në orët e vona të natës, për të mos u kapur.

“Meqenëse aksidentet janë bërë më të shpeshta, jemi detyruar të ulim shpejtësinë. Por kjo nuk është shumë e dobishme sepse një tren si ky kërkon rreth 1000 metra largësi që të ndalojë,” shpjegon Danco.

“Njerëzve nuk u lejohet të afrohen më shumë se 25 metra nga shinat,” shtoi ai.

“Nëse e shtojmë shpejtësinë, rrezikojmë të përplasim refugjatët. Nëse e ngasim trenin ngadalë, rrezikojmë që disa prej tyre të hipin në tren,” shpjegon ai.

Tragjedia e fundit në këtë zonë ndodhi kur një tren mallrash përplasi dy vëllezër nga Siria disa ditë më parë.

Policia tha se dy vëllezërit, të moshës 22 dhe 23, vdiqën teksa po kalonin një urë hekurudhore.

Viktima më e re në moshë që u përplas nga treni në rrugën e përgjakur ishte një bebe 45-ditëshe e vrarë së bashku me babain e vet afgan. Më 6 nëntor, policia tha se tragjedia ndodhi pranë qytetit jugor të Gevgelijës.

Pesë nga viktimat më të fundit ishin nga Siria dhe dy nga Afganistani.

Teksa treni, që ende nuk e ka kaluar shpejtësinë 40 km/h, hyn në një grykë të ngushtë të gërryer nga lumi Vardar, Danco drejton gishtin nga shkurret aty pranë që janë shumë afër me shinat.

“Atje! Refugjatët shpesh flenë atje dhe më pas vazhdojnë udhëtimin e tyre,” thotë ai.

“Kam parë edhe grupe prej 20 dhe 30 personash që ecin përgjatë shinave në mes të natës. Dikush i këshillon ata që të ecin përgjatë shinave.”

Javën e shkuar, një tren jo larg nga ky vend përplasi një tjetër burrë nga Siria. Një nga shumë viktimat siriane ishte një burrë 56-vjeçar që vdiq më 1 nëntor pranë qytetit Negotino.

Refugjati i ri thotë se ai kaloi dy muaj duke udhëtuar në këmbë nga atdheu i tij, përmes Turqisë, Greqisë dhe më pas Maqedonisë përpara se të kapej.
Refugjati i ri thotë se ai kaloi dy muaj duke udhëtuar në këmbë nga atdheu i tij, përmes Turqisë, Greqisë dhe më pas Maqedonisë përpara se të kapej.

Maqedonia, vetëm transit:

Ne gjetëm një refugjat 28-vjeçar sirian, Mustafa Safi, në qendrën maqedonase të strehimit të azilkërkuesve në fshatin Vizbegovo pranë Shkupit.

Ai është një nga ata që është kapur prej autoriteteve maqedonase dhe që është sjellë këtu. Shumica që udhëtojnë përgjatë hekurudhës në këmbë, thotë ai, kalojnë pa u vënë re.

“Siria? Jo, kurrë më në Siri! Një bombë goditi shtëpinë time, nuk ka asgjë atje,” thotë Mustafa me në anglishte të dobët.

Ai na përshëndet me një buzëqeshje të madhe, të pazakontë për dikë që ka përjetuar ngjarje të tilla traumatike.

I veshur me xhinse, bluzë dhe atlete, Mustafa na flet përmes gardhit të strehës.

BIRN nuk u lejua të hynte në qendër, të cilën e drejton Ministria e Punëve Sociale. Ne dërguam një kërkesë me shkrim që ta shihnim, por zëdhënësi i ministrisë, Marijan Gijovski, nuk iu përgjigj kërkesës sonë.

Refugjati i ri thotë se ai kaloi dy muaj duke udhëtuar në këmbë nga atdheu i tij, përmes Turqisë, Greqisë dhe më pas Maqedonisë përpara se të kapej. Ndonjëherë ai thotë se i ka hipur në mënyrë të paligjshme trenave.

Familja e tij e mbërriti destinacionin e dëshiruar, Gjermaninë, por ai nuk ishte me aq fat. Ai thotë se është i vetmi nga familja që është kapur.

Mustafa thotë se ai ka nëntë muaj në strehën e refugjatëve. Gjumi këtu është i mirë. Ndonjëherë ai del për një shëtitje, por ai ankohet se rrugët me baltë ia kufizojnë lëvizjen.

Ai na tregon kartën e tij të identitetit të dhënë prej autoriteteve maqedonase, si provë se ai është një azilkërkues.

Fytyra e Mustafait ndryshon papritur kur ne e pyesim atë nëse ai i ruan kontaktet me familjen e tij në Gjermani.

“Në Gjermani e merr pasaportën për dhjetë ditë!” pretendon ai. “Të afërmit e mi atje janë shumë të lumtur! Do përpiqem, ndoshta një ditë i bashkohem dhe unë atyre.”
Një punonjës në qendër na tregon se disa prej emigrantëve presin vetëm për një mot më të mirë për t’u zhdukur dhe për të vazhduar udhëtimin e tyre për në Gjermani, Itali apo Suedi. Të tjerë “ngecin” në strehimore, vëzhgon ai.

“Ata e përdorin Maqedoninë vetëm për transit. Ashtu si Bullgarinë dhe Greqinë,” shpjegon ai.

“Kur kalojnë kufirin, kanë gjithnjë një lider grupi. Ata kanë celularë të mirë që të qëndrojnë në kontakt nëse ndodh diçka. Nëse kapen, ata ruajnë kontaktet me atë që ia mbathin dhe presin momentin e duhur për t’u larguar,” vazhdoi i njëjti punonjës.

Stacioni i trenit në qytetin e Velës.
Stacioni i trenit në qytetin e Velës.

Numrat po rriten shpejt:

Policia maqedonase thotë se numri i emigrantëve në vend është gjithnjë në rritje. Në vitin 2011, autoritetet kapën 469 emigrantë. Në gjysmën e dytë të këtij viti, policia zbuloi 1300.

“Emigrantët hyjnë kryesisht nga kufiri jugor me Greqinë dhe shkojnë drejt Europës Perëndimore,”  tha zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski për BIRN.

“Së fundi, kemi vënë re emigrantë të paligjshëm që vijnë nga lindja, nga Bullgaria dhe shkojnë drejt veriut,” shtoi ai.

“Sipas konventave ndërkombëtare, shumë prej tyre kërkojnë azil, marrin dokumentet dhe futen në qendra azili. Por nëse janë kapur pranë kufirit me greqinë, ata dërgohen përsëri në Greqi sipas marrëveshjes sonë të ripranimit,” tha Kotevski për BIRN.
Ministrja e policisë, Gordana Jankuloska së fundmi pretendoi se vendi ishte nën presion të madh si rezultat i numrit të madh të refugjatëve,” tha ajo.

Ministrja tha se policia po bënte më të mirën për të kapur dhe identifikuar emigrantët e paligjshëm.

Megjithatë, “kjo nuk duhet të shihet vetëm në prizmin e një vendi, pasi është problem global”, përfundoi ajo.

Etiketa: afganAfganistaniaksidenteAksidentetazilazilkërkuesBIRNBullgariaemigrantë të paligjshëmGjermaniGreqiItaliLindjaLindja e MesmeLumiMaqedoniMaqedoniaPoliciaPunëSHSiriSiriasirianviktima
Tjetri
OSHEE akuzohet se manipuloi tenderët e energjisë

Shteti policor apo shteti elektricist

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.