AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Pëfshirja e shqipëtarëve në ISIS

Valdet DevajangaValdet Devaja
11 years më parë
në Faqja e pare, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Luftëtarë të divizionit al Baraka të ISIS | Foto nga AP

Ndikimi i ISIS-it tashmë është i shtrirë edhe në Kosovë. Njerëzit që pranuan thirrjen për xhihad janë në vijë të frontit. Por a do të mund Kosova t’i risocializojë luftëtarët e ISIS-it nëse ata përballen me ligjin dhe vuajnë dënimin në Kosovë?

Luftëtarë të divizionit al Baraka të ISIS | Foto nga AP
Luftëtarë të divizionit al Baraka të ISIS | Foto nga AP

Po bëhen katër vjet që kur toka e Levantit u trondit nga qeveria diktatoriale e Bashar al Assadit, lufta ndaj të cilit i solli popullit sirian e  me vonë edhe atij irakian mijëra viktima.

Si produkt specifik i atyre rrethanave lindi dhe u fuqizua më 2011 organizata terroriste Islamic State of Iraq and Siria (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë), formuar në vitin 1999 nga jordanezi Abu Musab al-Zarqawi.

Deri në  2004-ën grupi u quajt Jamaʼat-Tawhid wa-al-Jihad, fazë kjo lojaliteti ndaj Al Kaidës së Osama Bin Ladenit, në luftë të përbashkët kundër forcave ushtarake vendase dhe atyre amerikane në Irak.
ISIS-i qëndroi në margjina të Al Kaidës deri në fillimin e luftës civile në Siri më 2011, atëherë kur komandati i saj suprem Abu Bekr al Bagdadi urdhëroi lëvizjen e trupave nga Iraku në Siri për të ndihmuar organizatën tjetër terroriste Jabhat al-Nusra, e njohur ndryshe si Al-Kaida në Siri.

Ky grup i armatosur kishte fituar reputacionin e organizatës që kishte çliruar shumë territore nga ushtria qeveritare dhe milicitë shiite-proqeveritare.

Kjo bëri që  në radhët e Jabhat al-Nusra të aderonin vullnetarë nga e gjithë bota mes tyre edhe shqiptarë, me idenë e instalimit të një shteti islamik me bazë në Sheriat.

Jabhat al-Nusra bashkëpunoi me grupet e armatosura siriane anti- qeveritare, që ishin më të moderuara, duke synuar instalimin e një shteti demokratik në mbështetje edhe të  shteteve të perëndimit.

Për dallim nga kjo organizatë , ISIS-i që nga fillim bjen në kundërshtim dhe konflikt të armatosur me çdo grup opozitar që nuk i bindej, shkaku i konfliktit të interesave të ndryshme, arsye kjo e  ndërprerjes së  bashkëpunimit edhe me Jabhat al-Nusren.

ISIS-i, që definitivisht nuk është pjesë e Al-Kaidës prej shkurtit 2014, mbetet i vetëm në luftën kundër forcave qeveritare e antiqeveritare siriane, mirëpo përkundër që logjikisht pritej  dobësimi, ndodhi e kundërta, organizata u rrit fuqishëm,  u forcua financiarisht, por edhe me muxhahedinë të rinj nga rajoni e bota, mes të cilëve ishin edhe shqiptarë, duke u zgjeruar  në territore.

Duke bashkëndjerë situatën dhe persekutimet e sunitëve në Irak, Al Bagdadi në verën e 2014-ës, sulmoi qytetin e Mosulit dhe Tikritit duke mundur një ushtri prej 20-30 mijë ushtarësh qeveritarë irakianë. Kjo pasi që ushtarët sunitë dezertuan.

Marrja nën kontroll e këtyre dy qyteteve, konfiskimi i armatimit dhe teknikës ushtarake, hapja e bankave ku u gjetën rreth katërqind milionë dollarë, bëri që ISIS-i  si organizatë të mos varej më nga donacionet e sheikëve dhe princërve arabë.

Propaganda e suksesshme për ta paraqitur veten si organizatë gardiane e myslimanëve në botë bëri që të jetë tërheqëse për luftëtarët e shenjtë-muxhahedinë nga e gjithë bota.

Thirrja për të iu bashkuar ISIS-it u bë më tërheqëse edhe në Kosovë, një shtet i vogël evropian që nuk ka pasur asnjëherë nismë serioze për luftimin e ekstremizmit islamik.

Qeverisja e UNMIK-ut në Kosovë që udhëhoqi vendin nga paslufta e deri në shpalljen e pavarësisë më 2008, nuk shfaqi vullnet politik që të ballafaqohej e luftojë ekstremizmin islamik, i cili po merrte përmasa shqetësuese për shoqërinë kosovare.

As Kuvendi i Kosovës, përkundër raportit të detajuar të  Departamentit për Antiterrorizëm të Policisë së Kosovës, të vitit 2005, nuk e trajtoi seriozisht situatën dhe u bë njëkohësisht përgjegjës për zgjerimin e fenomenit por edhe pasojat që do të shfaqeshin vite më vonë.

Heshtja dhe injorimi institucional zgjati deri me fillimin e luftës në Siri më 2011, kur një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve iu bashkuan Jabhat al-Nusras e me vonë ISIS-it.

Vetëm pas presioneve ndërkombëtare, Policia e Kosovës me urdhër të Pokurorisë Speciale të Kosovës arrestuan me një pompozitet të madh medial, një numër të konsiderueshëm të akuzuarish për pjesëmarrje në grupe terroriste dhe rekrutim për terrorizëm.

Mes të arrestuarve pati edhe persona publikë që ushtronin funksione politike, por edhe të punësuar të Bashkësisë Islame.

Në mungesë të hetimeve paraprake serioze dhe mungesës së fakteve, shumica prej tyre u liruan, ndërkaq që operacioni mbeti veç një spektakël shtetëror që përveç mitizimit të figurave të të arrestuarve, nuk solli asgjë konkrete.

Sulmi para pak kohësh në Francë shkaktoi alarmim global ndaj terrorizmit islamik pasi edhe njëherë bëri që të refletohej për rrezikun nga terroristët që mund të ktheheshin në vendet e origjinës.

Kjo bëri që të ngrihen shumë pyetje sesa është i përgatitur shteti i Kosovës në rast të kthimit të qytetarëve pjesëmarrës në ISIS.

Përveç arrestimit dhe dënimit, si do të trajtoheshin shoqëruesit e tyre, gratë e fëmijët e traumatizuar nga frontet e luftës?

Si do të rehabilitoheshin e risocializoheshin të tillët, a ka ndonjë program adekuat të detoksinimit nga ekstremizmi fetar?

Nga praktikat e deritashme të shteteve të cilat janë ballafaquar me terrorizmin dhe luftimin e tij, suksesi ishte i mangët te vendet si Iraku të orientuara vetëm ne luftimin, e jo edhe në parandalimin dhe risocializimin e personave të dënuar për terrorizëm.

Shpesh persona te dënuar për terrorizëm pas vuajtjes se dënimit, apo mbajtjes së stërzgjatur në paraburgim pa u gjykuar, janë radikalizuar edhe më shumë në idetë e tyre dhe janë shfaqur më brutalë në realizimin e atyre ideve.

Në konferencat e forumet e mbajtura muajve të fundit, përfaqësuesit politikë kosovarë po mburren me sukseset e arritura në luftimin e terrorizmit. Përmendin edhe miratimin e shpejë të Ligjit për Ndalimin e  Pjesëmarrjes në Luftëra të Huaja duke proklamuar penalizimin e tyre, edhe pse sa i përket legjislacionit

Kosova ka një Kod te mirëfilltë penal, me të cilin penalizohet rekrutimi apo pjesëmarrja në grupe terroriste.

Mirëpo, institucionet gjegjëse në Kosovë duhet të kryejnë me përgjegjësi funksionin e tyre duke dhënë mbështetjen e pakompromis në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie, por pa u përfshirë politikisht, në mënyrë që institucionet tjera kompetente të mund të punojnë në mënyrë të pavarur e profesionale.

Deri atëherë le të mbështetemi veç në vetëdijen individuale të qytetarëve!

Marrë nga Gazeta Jeta në Kosovë

Etiketa: EkstremizmigazetaGrupet e armatosuraIrakISISkonfliktKosovaKosovëKuvendiLuftambështetjeoperacioniParaparaburgimPoliciaPolicia e KosovësPropagandaPunëQeveriarajoniSHshqipShteti IslamikSiriSiriasirianTerroristTokaUNMIKushtriUshtriaviktimaxhihad
Tjetri
Banka Botërore akordon kredinë e re për shëndetësinë pas dështimit të të vjetrës

Banka Botërore akordon kredinë e re për shëndetësinë pas dështimit të të vjetrës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.