AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Shqipëria, porta e fshehtë për klandestinët që synojnë Europën

Anila DushingaAnila Dushi
11 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emigrantë të paligjshëm në një pyll afër Suboticës, në veri të Serbisë | Foto ilustruese nga AP

Mijëra emigrantë klandestinë nga Siria, Azia dhe Afrika Veriore kalojnë çdo vit nëpërmjet Shqipërisë drejt Malit të Zi dhe më tej në Europë me ndihmën e trafikantëve të qenieve njerëzore.

Emigrantë të paligjshëm në një pyll afër Suboticës, në veri të Serbisë | Foto ilustruese nga AP
Emigrantë të paligjshëm në një pyll afër Suboticës, në veri të Serbisë | Foto ilustruese nga AP

Përpjekjet e Ahmsed Allos për të këmbyer vendin e tij në luftë me një atdhe të ri në paqe dështuan në një pllajë të pyllëzuar të Hanit të Hotit, fare pranë vijës së kufirit Shqipëri-Mal i Zi. 

I riu nga Siria, i cili shoqërohej në këtë udhëtim të lodhshëm dhe të kushtueshëm nga e motra dhe kunati u ndalua nga policia kufitare e Shkodrës më 9 mars, bashkë me 50 klandestinë të tjerë nga Siria.

I dëshpëruar nga ndalimi, Ahmsed Allos i ka treguar policisë shqiptare se para se të mbërrinte në Han të Hotit, kishte kaluar në këmbë kufirin nga Siria në Turqi, kishte udhëtuar me kamion drejt Greqisë dhe ishte kontrabanduar ilegalisht në Shqipëri.

“Kam paguar 1200 euro për të mbërritur në Mal të Zi, pasi kam dëgjuar se atje është hapur një qendër azilantësh,” i tha Allos punonjësve të policisë së Shkodrës.

Mali i Zi u kthye në një stacion për klandestinët, pasi hapi të parën qendër për azilkërkuesit në shkurt të vitit 2014 në Podgoricë. Qendra është e vogël dhe ka një kapacitet prej 65 shtretërish, por kjo nuk i pengon qindra klandestinë të nisen drejt këtij destinacioni.

Në këtë udhëtim të gjatë që shkoi dëm, Allos dhe të afërmit e tij u ndihmuan nga trafikantët ndërkombëtarë të qenieve njerëzore dhe udhërrëfyesit shqiptarë për klandestinët e Azisë dhe Afrikës Veriore, të cilët kërkojnë nëpër Ballkan një shteg për të mbërritur në Perëndim.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, përgjatë vitit 2014 janë ndaluar 2618 klandestinë nga vende të treta dhe janë identifikuar 110 raste të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Nga rastet e evidentuara janë arrestuar 58 autorë, 10 janë shpallur në kerkim dhe 40 janë proceduar penalisht në gjëndje të lirë

Në dëshminë e tij, të siguruar nga BIRN, klandestini sirian tregon se Shqipërinë e ka përshkruar në një kamion të mbyllur gjatë orëve të natës.

“Kur na kapi policia, po prisnin udhërrëfyesin të na kalonte përtej kufirit,” tha ai.

Një zyrtar i policisë së Shkodrës, i tha BIRN-it se ndalime të ngjashme me atë të Ahmsed Allos zënë një pjesë të mirë të volumit të punës së forcave të rendit në Shkodër. Në kushtet e anonimatit, oficeri tregon se sirianët u kapën duke u zvarritur mes shkurreve për të mos u diktuar nga banorët e zonës.

“Ishin ndarë në grupe të vogla prej 4 personash dhe kishin me vetë disa skica të vizatuara me dorë, ku tregohej se nga duhej të kalonin dhe cilat zona duhej të shmangnin,” shpjegon zyrtari.

Policia e Shkodrës ndaloi dy persona, babë e bir nga Malësia e Madhe, të cilët do të ndihmonin 53 klandestinët sirianë të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi. Por ata nuk janë të vetmit e arrestuar gjatë një viti në qytetin verior të Shkodrës.

Mijëra klandestinë nga vendet e Azisë dhe Afrikës Veriore vërshojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, përmes kufinjve porozë të Turqisë dhe Greqisë. Pjesa më e madhe e tyre synojnë Italinë apo Hungarinë, ndërsa një numër më i vogël ndjek linjat e Ballkanit. 

Nga Greqia, klandestinët udhëtojnë drejt Kakavijës në jug të Shqipërisë ose drejt Maqedonisë, prej nga më pas synojnë të arrijnë në vendet e Perëndimit.

Për shkak të itinerarit që klandestinët ndjekin, Shkodra është kthyer në portën dalëse të tyre në territorin shqiptar.

Një zyrtar i Policisë së Shkodrës i tha BIRN-it se linja e trafikut është zhvendosur nga Muriqani apo Velipoja, drejt pikës kufitare të Hanit të Hotit.

“Ata synojnë rrugën më të shkurtër drejt Podgoricës,” thotë ai. 

Trafiku i qenieve njerëzore furnizon me para udhërrëfyesit lokalë, por edhe taksistët. Sokoli, një taksist nga Shkodra, i cili qëndron në stacionin përballë ish-turizmit tregon se ka transportuar dy herë drejt kufirit klandestinë të huaj.

“Ma kërkoi si nder një i njohur, ndërsa pagesa ishte shumë herë më e lartë se çmimi real,” thotë për BIRN Sokoli.

Sokoli tregon se i kishte marrë 7 klandestinët në një shtëpi të improvizuar si hotel dhe më pas i kishte dërguar deri në fshatin Kushaj, në Veri të Shkodrës. I kam zbritur në një tokë të djerrë dhe pa shtëpi rreth e rrotull”, tregon ai.

Një udhërrëfyes ishte në pritje të klandestinëve, për t’i shoqëruar më pas shtigjeve drejt Malit të Zi dhe i dorëzonte tek një kontakt i dytë, në anën tjetër të kufirit.

“Nuk e di sa para u merrnin atyre njerëzve të mjerë,” shton më tej taksisti.

Në qarkun e Shkodrës, zonat më problematike janë kufiri i gjelbër dhe i pyllëzuar i Hanit të Hotit, tek vendi i quajtur Shinat e trenit, apo vija liqenore me pikat e nxehta të trafikimit në Shegan apo Kalldrun.

Pas kapjes nga policia kufitare e Shkodrës, siriani Eman Mohammad Ebrahim tha se shpresat e tij për të mbërritur në Podgoricë u shuan pak metra larg kufirit.

“Para se të hynim në Shqipëri na dhanë pak bukë dhe pastaj nuk kemi ngrënë asgjë. Kur na kapën, ishim të rraskapitur,” i tha ai policisë. 

 

Etiketa: AfrikaAfrika VerioreAzilkërkuesitBallkanBanorëBashkimit EuropianBIRNemigrantë të paligjshëmEuroGreqiaKakavijëMal i ZiMal të ZiMalësia e MadheMaliMali i ZindalimepaqeParaPodgoricëPoliciaPunëSHShkodërshqipShqipëriShqipëriashqiptareSiriasiriantrafikuTurqi
Tjetri
Arbitrazhi me Rapiskan, zyra e Cherie Blair merr 495 mijë euro nga Shqipëria

Arbitrazhi me Rapiskan, zyra e Cherie Blair merr 495 mijë euro nga Shqipëria

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.