Qeveria e majtë në Rumani ka anuluar taksën mbi bakshishet vetëm dy javë pas miratimit të tij, pasi hasi kundërshtime nga sektori i restoranteve dhe taksive.
“Pas takimit me drejtuesit e restoranteve dhe kompanive të taksove, kemi vendosur se është më mirë ta anulojmë këtë masë për momentin, duke qenë se është shumë e vështirë të zbatohet. Fatkeqësisht, nuk mund të rregullohet në të gjitha rastet,” njoftoi gjatë fundjavës Ministri i Financave Eugen Teodorovici.
Kompanitë do të tatoheshin me 16 për qind nëse nuk ia shpërndanin bakshishet punonjësve të tyre, ndërsa të punësuarit do të tatoheshin 16 për qind nëse ata marrin bakshishe.
Në vend të kësaj, qeveria planifikon të fusë një taksë fikse për kompanitë vitin që vjen, që do të thotë bizneset do të paguajnë një shumë fikse, pavarësisht nga të ardhurat aktuale.
Bakshishet janë rregull në Rumani, njësoj si në shumë vende të tjera. Është e zakonshme të lësh bakshish të paktën rreth 10-15 për qind të faturës në një restorant. Të tjerë si parukierë, njerëz që bëjnë dërgesa në shtëpi dhe shoferët e taksive gjithashtu presin diçka më shumë.
Biznesmenë dhe punëdhënësit e kundërshtuar masën për të tatuar bakshishet, duke thënë se zbatimi i saj do të ishte i vështirë.
Qeveria po kërkon mënyra të reja për të rritur të ardhurat buxhetore, duke reduktuar një sërë taksash, në mënyrë që të rrisë të ardhurat e disponueshme dhe t’i bëjë njerëzit të shpenzojmë më shumë.
Duke filluar nga data 1 qershor, TVSH-ja do të ulet nga 24 në 9 për qind për të gjitha produktet ushqimore, si edhe në pijet jo alkoolike dhe shërbimet e kateringut.
Qeveria e kryeministrit Victor Ponta e mori këtë vendim për shkak të impaktit të madh të çmimeve të ushqimeve në buxhetet e familjeve. Rumunët shpenzojnë pothuajse një të tretën e të ardhurave të tyre për ushqime, në krahasim me një mesatare të BE-së që është rreth 18 për qind.
Ponta thotë se qeveria mund ta përballojë këtë masë duke qenë se të ardhurat fiskale kanë qenë më të larta se sa ishin programuar në tremujorin e parë të vitit 2015.