AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Ndalesa e fundit e Papës Françesk në Shqipëri

Lindita ÇelangaLindita Çela
12 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Page Positions, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Papa Françesk | Foto nga : AP/Andrew Medichini

Në qendrën Betania në Fushë Krujë Papa Françesk do të takojë fëmijët, jeta e të cilëve është ndryshuar nga puna dhe dashuria e misionarëve katolikë.

Papa Françesk | Foto nga : AP/Andrew Medichini
Papa Françesk | Foto nga : AP/Andrew Medichini

Klodian Zguri ishte 8 vjeç kur e ëma vendosi ta largonte nga shtëpia. E mbetur e ve, pa punë dhe me tre fëmijë për të rritur, Nazmie Zguri e kishte të pamundur të kujdesej për djalin e saj më të vogël.

Në Shijak, ku jetonte familja Zguri, ishte e vështirë të gjente një punë për të rritur fëmijët dhe sigurimi i bukës së përditshme ishte barrë e rëndë për gruan e ve.

Qendra Betania, një strehëz e ngritur në fshatin Bubq të Fushë Krujës nga misionarë katolikë ishte shpresa e vetme për gruan e ve.

“Kisha tre fëmijë për të rritur, shteti nuk më përkrahte, punë këtu në Shijak ishte e pamundur të gjeja, ndaj nuk kisha asnjë mundësi tjetër veçse të largoja Klodin nga shtëpia,” thotë Nazmija.

“Ishte [një vendim] shumë e vështirë, por sot unë  jam e kënaqur… sepse ai është bërë një djalë shumë i zoti,” shton ajo.

Në qendrën Betania, Klodiani dhe shumë fëmijë me probleme të ngjashme me të do të gjenin një shtëpi të dytë.

“Në qendër nuk më ka munguar asgjë, ishim si një familje e madhe,” tregon ai.

“Në kohën që unë u rrita këtu, kemi qenë më shumë se 100 fëmijë të cilët kishin të njëjtat probleme, ose dhe më shumë se unë,” shton Klodiani, sot 20 vjeçar.

Tashmë Klodiani është bërë burrë. Në qendrën Betania ai ka marrë zanatin e bojaxhiut. Ai është kthyer në shtëpinë e tij në Shijak, ku kujdeset për nënën dhe po përpiqet të ndërtojë një jetë të re, teksa shpesh rikthehet në qendrën Betania si vullnetar. Lidhjet që ka me Dom Francesco Guarnati, një ndër pesë vullnetarët që merret me drejtimin e qendrës Betania, ai i përshkruan si prindërore.

Në qendrën Betania të gjithë punojnë për të mikpritur Atin e Shenjtë. Dikush kujdeset për lulishtet dhe të tjetër me kopshtin  apo me sistemimet e fundit në këtë shtëpi të madhe.

Klodiani po lyen godinat, në mënyrë që ditën që Ati i Shenjtë do të shkelë aty gjithçka të shkëlqejë.

Qendra Betania do të jetë ndalesa e fundit e Papës Françesk në Shqipëri të dielën, ku ai do të jetë dëshmitar i drejtpërdrejtë i rolit që ka pasur ky institucion i kishës në jetën e qindra fëmijëve shqiptarë në nevojë.

Qendra Betania është themeluar në vitin 1998 nga Motra Antoneta Vitale dhe përbëhet nga shtëpiza që janë të ndara sipas moshës dhe gjinisë për fëmijët deri në 18 vjeç.

Dom Francesco Guarnati tregon se deri më tani kjo qendër ka mundur të mikpresë mbi 200 fëmijë që janë rritur aty nën kujdesin dhe përkushtimin e tyre.

“Në këto 15 vjet janë ndihmuar  më shumë se 200 fëmijë në nevojë, të cilët kanë pasur probleme familjare të ndryshme, qoftë për shkak të gjendjes ekonomike apo dhunës fizike dhe psikologjike që kanë pësuar,” thotë ai.

“Këtu jemi munduar t’u ofrojmë jo vetëm një strehë por dhe edukim dhe dashuri. Tashmë jemi si një familje e madhe,” thotë Guarnati.

Ridvani është një tjetër fëmijë për të cilët qendra ka hapur duert e saj. Ka mbërritur në qendër kur ishte 3-vjeç. Në vitin 2003, nëna i vrau babain. dhe shatë fëmijët e familjes të mbetur jetim u strehuan në qendrën Betania.

Dom Francesku thotë se jetët e 70 fëmijëve që janë aktualisht të strehuar në qendër, janë po kaq dramatike sa ajo e Ridvanit.

Për të prekur dhimbjen e për të përcjellë mesazhin e shpresës, Don Francesko  thotë  se qendra është përzgjedhur nga Ati i Shenjtë për të mbyllur vizitën e tij të së dielës në Shqipëri. Ai e quan të dielën ditën më të bekuar të jetës së tij,  ndërkohë që përgatitjet për të pritur Papën kanë nisur që në muajin maj.

Qendra po zbukurohet, ndërsa fëmijët po përgatisin edhe një koncert për nder të Papa Françeskut, i cili do të mikpritet nga themeluesja e kësaj qendre, Motër Antoneta Vitale.

“Këtu Papa do të ketë takim me përfaqësues nga qendra të shumta të Caritas nga mbarë Shqipëria, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre bamirëse në zona të ndryshme,” thotë Dom Guarnati.

“Takimi do të zhvillohet në kishën e Shën Antonit të Padovës, ku Ati i Shenjtë do të bëjë dhe bekimin e tij për rreth 200 të pranishëm, mes të cilëve dhe fëmijë nga qendra të ndryshme  përkujdesjeje dhe drejtuesit e tyre,” shton ai.

Në rreshtin e parë do të ulen bashkëpunëtorët më të ngushtë të Papës, pastaj  personalitete të ndryshme. Jashtë kishës do të ketë barriera për të mundësuar sistemimin e shumë njerëzve që do të vijnë për të parë papën. Vizita e papës në qendrën Betania është parashikuar të zgjasë një orë.

Kambanat në qendrën Betania kanë nisur të bien fort dhe duket se bashkë me to do të kumbojnë dhe zemrat zemrat e çdo fëmije që është rritur aty.

Etiketa: DhunëFamiljeKishëKrujëPunaPunëPunëtorPunëtorëSHshijakshqipShqipëriShqipëriaSigurimiVendimvizitavullnetarë
Tjetri
Martirë pa varr, por me fotografi të varura në bulevard

Martirë pa varr, por me fotografi të varura në bulevard

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.