AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin qëllojnë me vezë kryeministrin Rama

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentë duke protestuar para Drejtorisë së Policisë në Tiranë më 1 nëntor 2015. Foto: Facebook

Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin kanë qëlluar me vezë ndaj kryeministrit Rama, pa e prekur atë, megjithatë ata janë keqtrajtuar gjatë shoqërimit për në komisariatin e policisë. Policia mohoi dhunën ndërsa një avokat i të drejtave të njeriut u ndalua të kontaktojë me studentët e ndaluar.

Foto arkivë e studentëve të Lëvizjes për Universitetin nga data 10 qershor 2015. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Foto arkivë e studentëve të Lëvizjes për Universitetin nga data 10 qershor 2015. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

E përditësuar: Policia ndalon avokatin dhe mohon dhunën ndaj studentëve

Policia e Tiranës nuk lejoi një avokat të të drejtave të njeriut të kontaktojë tetë studentët e ndaluar nga policia për protestën ndaj kryeministrit Edi Rama te fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë.

Studentët e Lëvizjes për Universitetin dhe qytetarë të tjerë u mblodhën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku po merren në pyetje studentët e ndaluar nga policia. Njëri prej aktivistëve bëri të ditur se një avokat i ofruar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk u lejua të kontaktojë studentët e ndaluar.

Ndërkohë, Policia e Shtetit deklaroi se nuk ka ushtruar dhunë ndaj studentëve, megjithëse pamjet e kapura me video amatore flasin ndryshe.

Disa studentë nga Tirana dhe Prishtina protestuan ndaj kryeministrit Edi Rama sot paradite duke bërtitur “Hajdut!” “Hajdut!”, ndërsa ky i fundit gjendej në mjediset e universitetit për një takim pa lidhje me universitetin. Në çastet e fundit, disa protestues hodhën disa vezë në drejtim të kryeministrit. Asnjë nga vezët e hedhura nuk e gjeti shënjestrën.

Studentë duke protestuar para Drejtorisë së Policisë në Tiranë më 1 nëntor 2015. Foto: Facebook
Studentë duke protestuar para Drejtorisë së Policisë në Tiranë më 1 nëntor 2015. Foto: Facebook

Sipas policisë, “disa të rinj kanë qëlluar me objekte të ndryshme në drejtim të mjetit të Kryeministrit të Republikës”.

“Sqarojmë publikun se nga Policia e Shtetit nuk është keqtrajtuar askush, si dhe përgënjeshtrojmë çdo pretendim të cilësdo Partie politike që akuzon Policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve,” thuhet në deklaratë.

Një grup aktivistësh të Lëvizjes për Universitetin kanë qëlluar me vezë kryeministrin, Edi Rama, pas një takimi të organizuar në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Tetë studentë të Lëvizjes janë shoqëruar dhe keqtrajtuar nga policia pas ngjarjes.

Dëshmitarët në vendngjarje i thanë BIRN se asnjë nga vezët e qëlluara kundrejt kryeministrit Rama nuk e ka prekur atë.

Studentët janë në pritje të procedurave të policisë në Komisariatin nr. 2 në Tiranë.

Lëvizja për Universitetin ka organizuar për një vit e gjysmë protesta kundër Ligjit të Arsimit të Lartë, një ligj polemik që synon të ndajë fondet publike me universitetet private, i kundërshtuar edhe nga disa profesorë dhe specialist të fushës së arsimit.

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNdëshmitarëDhunëEdi RamaFacebookIvana DervishiKomiteti Shqiptar i HelsinkitLigjParaPoliciaPolicia e ShtetitPolicia e TiranësPrishtinaProtestaprotestuesRamaSHstudentTiranaTiranëvideo
Tjetri
Gjyqtarja e Durrësit paditet për fshehjen e 1 milion dollarëve pasuri

Gjyqtarja e Durrësit paditet për fshehjen e 1 milion dollarëve pasuri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.