AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mijëra shqiptarë të dëshpëruar provojnë fatin në Lotarinë Amerikane

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kalimtarë te sheshi “Skënderbej”, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit, tregojnë se këtë vit, një numër rekord prej gati 200 mijë shqiptarësh ëndërruan për lotarinë amerikane. Me shpresën e një jete më të sigurt për familjen dhe zhvillimin e tyre profesional, mijëra shqiptarë aplikuan për mundësinë e largimit nga Shqipëria, pavarësisht se jo shumë të bindur në sistemin përzgjedhës.

lotaria amerikane
Një person kërkon në kompjuter për aplikimet në Lotarinë Amerikane. Foto: BIRN.

Çdo vit, mijëra shqiptarë provojnë fatin me lotarinë amerikane që hapet nga 1 tetori deri më 3 nëntor. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit plot 198,625 aplikantë kanë plotësuar 100 mijë aplikime, personalisht ose si familje, për t’u zhvendosur në vendin e ëndrrave.

Ky është një rekord historik. Departamenti Amerikan i Shtetit publikon të dhënat mbi numrin e aplikantëve që nga viti 2007 dhe asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur kaq shumë aplikantë. Në 2015 pati mbi 27 mijë aplikime më shumë se në 2014 dhe 76 mijë aplikime më shumë se në 2013.

Përgjatë kësaj periudhe, numri më i vogël i aplikimeve shënohet në vitin 2011 me 87 mijë ëndërrimtarë. Viti 2011 qe edhe viti i parë i heqjes së vizave nga zona Shengen për Shqipërinë, viti kur një numër i stërmadh shqiptarësh vizituan për herë të parë Europën.

“Kam aplikuar për lotarinë amerikane rregullisht prej 10 dhjetë vjetësh dhe për mua është bërë si një rit të cilin e provoj pavarësisht gjasave të pakta për të fituar”, tha për BIRN, Ervini, një 38-vjeçar nga Tirana i cili punon si operator marketingu, pavarësisht se ka dy diploma bachelor në drejtësi dhe ekonomi dhe një master në financë.

“Dua të emigroj jashtë shtetit sepse nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt, pasi këtu nuk ka vazhdimësi ligjore, gjithçka ndryshon me ndërrimin e partive,” shton ai.

Por këtë vit Ervini nuk do të jetë vetëm. I sapomartuar me një të diplomuar arti, Anxhelën, ata shpresojnë se ndërrimi i statusit nga beqarë në të martuar do t’i sjellë fat.

“Kam aplikuar edhe një herë përpara se të njihesha me Ervinin, por uroj që martesa të jetë një ogur i mirë për ne,” thotë për BIRN Anxhela, një studente 24-vjeçare që është diplomuar në regji filmi, e cila ka humbur së fundmi punën pas falimentit të një televizioni.

“Për mua Shqipëria është vendi ku të jesh artist do të thotë të mos marrësh dot frymë, vendet e punës paguhen keq dhe duhen gjetur me mik,” shton ajo.

Por të martuarit nuk  janë të vetmit që provojnë fatin.

Ina, 22 vjeçe, një studente infermierie në Durrës pranon për BIRN të ketë aplikuar për lotarinë amerikane të këtij viti.

“Unë aspiroj të bëhem infermiere, por këtu shëndetësia është e zhytur në korrupsion dhe paraja ka hyrë mes pacientit dhe mjekut. Unë dua të jem në gjendje t’i ndihmoj njerëzit me pastërti dhe pa e ndotur qëllimin humanitar me para,” thotë ajo.

“E vetmja mënyrë për të shpëtuar profesionin tim për mua, është emigrimi në SHBA,” përfundon Ina.

“Kemi aplikuar për lotarinë amerikane si familje, pasi dua që vajza jonë të ketë një mundësi më të mirë jetese, të cilën Shqipëria ka provuar se nuk mund t’ia japë,” thotë Alma, një përkthyese 34-vjeçare nga Tirana.

“Represioni i shtetit në kohët e fundit, me ligje të ashpra, gjoba dhe dënime me burg, na bën të duam të zhdukemi nga këtu një orë e më parë,” përfundon ajo.

Por me fatin vijnë dhe supersticionet. Shumë nga të intervistuarit e BIRN u shprehën se besojnë se qytetarët korçarë janë të preferuarit e sistemit përzgjedhës të lotarisë.

“Përvoja ime në lotarinë amerikane më ka bërë të besoj se fati shkon me korçarët, madje njoh njerëz që udhëtojnë deri në Korçë për të bërë aplikimin e tyre, me shpresën që do t’u ecë,” thotë Ervini.

“Këtë vit kam hequr dorë nga aplikimi. Pas gjashtë vjetësh shpresa, e kam humbur besimin se diçka e mirë do të dalë nga kjo lotari e përvitshme,” thotë për BIRN, Vilma, një parukiere 35-vjeçare.

Megjithatë, Lotaria Amerikane nuk është e vetmja lotari ku shqiptarët provojnë fatin për të ndryshuar jetën.

“Do të marr seriozisht aplikimin në Lotarinë Kanadeze, e cila ka kritere më të larta përzgjedhjeje, por shanse më të mira për të fituar,” shton Ervini, me një grimcë shprese në vështrimin e tij.

“Duam patjetër të largohemi nga Shqipëria që ta zgjerojmë familjen tonë në një vend të sigurt dhe me stabilitet ekonomik,” thotë Anxhela, duke ia shtrënguar dorën bashkëshortit të saj.

Etiketa: AnxhelaBachelorBIRNBurgDepartamenti Amerikan i ShtetitDurrësekonomiEmigrimiFamiljeKorrupsionmasterParaPunëSHSHBAshëndetësiaShengenshqipShqipëriastabilitetstudenteTiranazona Shengen
Tjetri

Ikën Naço, Ylli Manjani emërohet ministër i Drejtësisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.