AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ikën Naço, Ylli Manjani emërohet ministër i Drejtësisë

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ylli Manjani. Foto: LSI

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço jep dorëheqjen pa dhënë arsye, por zëvendësohet brenda pak orësh nga Ylli Manjani, duke i kufizuar ndryshimet në qeveri vetëm në segmentin që kontrollohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.  

Ylli Manjani. Foto: LSI
Ylli Manjani. Foto: LSI

Ylli Manjani, zv.kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jetë ministri i ri i Drejtësisë në kabinetin e Edi Ramës. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Nasip Naçon, vetëm pak orë pasi ai dha dorëheqjen, duke e shtrënguar kryeministrin Rama të firmosë të paktën një ndryshim në qeverinë e tij.

Ministri i dorëhequr, Nasip Naço nuk ka dhënë komente mbi arsyet e dorëheqjes së tij. Por kryeministria sqaroi përmes një njoftimi për mediat se Rama e kishte pranuar dorëheqjen dhe kishte falenderuar Naçon për kontributin.

Më pas, kryeministri ka takuar aleatin e tij në qeverisje, Ilir Meta dhe ka diskutuar për zëvendësimin e ministrit Naço. Brenda pak orësh është vendosur që ministria e Drejtësisë t’i mbetej LSI-së dhe në krye të saj të emërohej Ylli Manjani.

“Duke vlerësuar se kandidatura e Ylli Manjanit është më e përshtatshmja për të çuar më tej punën e nisur në drejtimin e institucionit, Kryeministri ka diskutuar më pas me zotin Manjani përfshirjen e tij në kabinetin qeveritar,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Sipas zyrës së shtypit, kryeministri ka diskutuar me Manjanin mbi reformën në drejtësi, përmirësimin e shërbimit në hipoteka dhe reformat e tjera në fushën e së drejtës.

Dorëheqja e ministrit Nasip Naço vjen në kulmin e përgatitjeve për reformën në drejtësi, e cila pritet të kalojë në Kuvend para fundit të vitit. Megjithatë, ky akt mund të lexohet edhe si pasojë e qëndrimit të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, i cili kërkonte ndryshime në qeveri.

Përkundër thirrjeve publike të aleatit të tij, Rama pati mohuar më shumë se një herë se do të bënte ndryshime në kabinetin e tij. Por lëvizja e beftë e Naços solli megjithatë ndryshim vetëm në njërin prej segmenteve të qeverisjes, që kontrollohet nga LSI.

Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani është jurist me profesion dhe aktualisht kryente detyrën e zv.ministrit të Transporteve. Paralelisht me postet shtetërore, ai ka mbajtur edhe poste të larta drejtuese në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Pas lëvizjeve të së hënës, kryeministri Edi Rama ka dërguar emrin e Manjanit për dekretim tek presidenti Bujar Nishani, duke mbyllur përkohësisht debatin për ndryshime të tjera në kabinetin e tij qeverisës.

Etiketa: Bujar NishaniEdi RamEdi RamaHipotekaIlir MetaKryeministri Edi RamaKryeministriakryetarKuvendLëvizja Socialiste për IntegrimLSIMetaNasip NaçopaktParaPunëRamaSHYlli Manjani
Tjetri
Rritet numri i viktimave nga zjarri në Bukuresht, arrestohet ish-kryebashkiaku

Një qeveri e re teknokratike pritet të formohet në Rumani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.