AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kuvendi fillon diskutimin e buxhetit në mungesë totale transparence

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi, gjatë një seance parlamentare. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Gazetarët dhe deputetët përballen me mungesa të rënda informacioni pasi qeveria dhe kuvendi nuk kanë publikuar një pjesë të projektligjeve si dhe relacionet përkatëse të projektbuxhetit 2016 dhe paketës fiskale shoqëruese. Shifrat e qeverisë paraqesin rishikim drastik në ulje dhe të pashpjeguar të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi, gjatë një seance parlamentare. Foto: LSA / MALTON DIBRA
Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi, gjatë një seance parlamentare. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Qeveria shqiptare dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë projektbuxhetin e vitit 2016, një projektbuxhet që parashikon deficitin buxhetor më të ulët që nga viti 2008, realizuar pjesërisht përmes shkurtimit të shpenzimeve, ndërkohë që qeveria pranoi në relacionin shoqërues të projektbuxhetit se plani i saj i rritjes së të ardhurave përmes rritjes së taksave ka dështuar.

Si pranim i problemeve të krijuara me politikën e deritanishme të rritjes së taksave, qeveria vendosi njëkohësisht të anulojë rritjen e programuar në akcizën e duhanit për vitin 2016, duke argumentuar se një rritje tjetër e akcizës ka gjasa do të sillte rritjen e kontrabandës dhe konsumit të duhanit të pataksuar.

Njëkohësisht, shifrat e qeverisë tregojnë se prodhimi i brendshëm bruto i vendit për vitin 2015 dhe 2016 do të jetë ndjeshëm më i ulët nga sa qe parashikuar në tetor 2014, kur u hartua buxheti i këtij viti.

Njësoj si këtë vit, qeveria nuk ka planifikuar rritje pagash për sektorin publik.

Prodhimi i Brendshëm Bruto në terma realë parashikohet të rritet me 3.4 për qind nga 4.2 për qind që qe shpresuar në parashikimet e kryera në tetor 2014.

Transparenca zero

Projektligji i buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm shoqërohet me një paketë shumë më të vogël se zakonisht të ndryshimeve në legjislacionin fiskal. Por efektet që mund të kenë ligjet e propozuara fiskale në jetët e qytetarëve janë të vështira të vlerësohen për shkak se qeveria ka refuzuar të publikojë relacionet shpjeguese të ligjeve të publikuara, siç është edhe detyrimi ligjor. Ndryshimet e shumëpërfolura në akcizën e birrës, për të cilat ka pasur edhe debat politik së fundmi, nuk janë bërë ende publike. Rrjedhimisht është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndryshon me të vërtetë.

Duke shënuar një rekord të ri negativ mbi transparencën, qeveria dhe Ministria e Financave vonuan për më shumë se një javë publikimin e ligjit të projektbuxhetit ndërsa deri më sot (19 nëntor), nuk e kanë publikuar ende relacionin shpjegues të këtij projektligji.

Gjithashtu, Kuvendi i Shqipërisë nuk publikoi në faqen e vet të internetit Parlament.al projektligjet dhe relacionet, siç e ka bërë më parë, pavarësisht se Kuvendi ka nisur zyrtarisht diskutimet mbi këto projektligje.

Duke reflektuar këtë klimë mungese transparence, disa deputetë të opozitës u larguan në protestë nga Konferenca e Kryetarëve më 17 nëntor, duke argumentuar se projektbuxheti u qe dorëzuar vetëm dy orë para fillimit të debatit mbi këtë projektligj.

I pyetur nga BIRN, një zëdhënës i Ministrisë së Financave deklaroi se nuk kishte mundur ta publikonte relacionin për shkak se gjendej në një dosje me përmasa të mëdha dhe që qe i vështirë të dërgohej për publikim.

Gjithsesi ky pretendim nuk është i vërtetë për shkak se relacioni ra në duart e gazetarëve në rrugë informale, të cilët e shpërndanë mes njëri-tjetrit pa kurrfarë vështirësie teknike.

Qeveria aktuale ka pasur marrëdhënie jo të mirë me transparencën, veçanërisht në lidhje me projektbuxhetin dhe ligjet fiskale. Disa buletine që qenë publikuar nga ministria e financave gjatë viteve të shkuara dhe që paraqisnin më shumë informacion mbi ecurinë e ekonomisë në vend, kanë ndërprerë së publikuari që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale. Bilanci mujor i të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të shtetit, i cili në kalendarin e publikimeve të ministrisë së financave duhet të bëhet i disponueshëm në faqen e saj të internetit në datë 8 të çdo muaji, nuk është publikuar për muajin nëntor deri më datë 19.

Deficit shtesë te të ardhurat

Dokumenti prej 86 faqesh tregon se Ministria e Financave planifikon një deficit shtesë në të ardhurat buxhetore të këtij viti përveç deficitit të pranuar me aktin normativ të korrikut 2015, i cili ndryshoi tavanet e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të këtij viti.

“Për vitin 2015, të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” priten të realizohen në masën 262,1 miliard lekë ose 96.2% nga planifikimi,” thuhet në relacion. Pjesa dërrmuese e deficitit në të ardhura është krijuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, të shkaktuara nga rënia e fortë e importit të duhanit të taksuar, por edhe nga rëniet e importeve të taksuara të karburanteve, lëngjeve dhe ujit apo sheqerit.

Te të ardhurat që mbledh administrata tatimore, këtë vit janë penalizuar, sipas relacionit, veçanërisht nga rënia e interesave të depozitave, gjë që ka reduktuar të ardhurat e qytetarëve nga depozitat si dhe të ardhurat e qeverisë nga tatimi i fitimeve të depozitave.

Rënia e importeve të taksueshme në Shqipëri është një temë e nxehtë debati politik. Opozita akuzon se qeveria ka lejuar zhvillimin e kontrabandës nëpër dogana, gjë që ka sjellë deficitin e lartë në të ardhurat e parashikuara. Qeveria e kundërshton këtë duke argumentuar se rënia e të ardhurave është shkaktuar nga faktorë të jashtëm, siç është rënia e konsumit dhe e importeve, të cilat nuk kanë lidhje me kontrabandën.

PBB më e ulët

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë, sipas vlerësimit në projektbuxhetin 2015, do të jetë 1 trilionë e 422 miliardë lekë (10.9 miliardë euro), afërsisht 1.1 miliardë euro më pak nga sa qe parashikuar në tetor 2014, kur u hartua buxheti i këtij viti. (kliko këtu për të parë file Excel të buxhetit 2015).

Në të njëjtën mënyrë është rishikuar në ulje PBB e vitit 2014 dhe ajo e vitit 2016. Logjika e rishikimit në ulje në masë kaq të madhe të PBB-së mbetet e pashpjeguar nga relacioni i Ministrisë së Financave. Por vlerësimi i PBB-së përdoret si referencë për të matur të ardhurat dhe shpenzimet e qeverisë si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në rast se PBB vlerësohet më e ulët, të ardhurat e qeverisë si përqindje e PBB-së automatikisht rriten.

Disiplinë nga ana e shpenzimeve

Përgjatë dy viteve të fundit, diskursi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qenë që plani për uljen e barrës së borxhit publik në ekonomi duhet të paraprihet nga rritja e taksave dhe të ardhurave të buxhetit, pasi alternativa tjetër, ulja e shpenzimeve, qe e vështirë për shkak se shumica dërrmuese e buxhetit shkon për paga, pensione e interesa borxhi.

Por strategjia e rritjes së taksave gjatë dy viteve të fundit dështoi të sjellë të ardhura shtesë në buxhet dhe rrjedhimisht, Shqipëria po hyn në fazën e zvogëlimit të deficitit buxhetor në kushte shumë më të vështira nga sa shpresohej.

Projektligji i dërguar në Kuvendin e Shqipërisë parashikon deficit buxhetor prej vetëm 2.2 për qind për vitin 2016, deficit që do të ulet më tej në 1.4 për qind më 2017 dhe 0.5 për qind më 2018.

Të ardhurat për vitin 2016 parashikohen të jenë 414 miliardë lekë, aq sa qeveria pati shpresuar të mblidhte në vitin 2015. Shpenzimet parashikohet të jenë 452 miliardë lekë, pak më të ulëta nga buxheti fillestar 2015.

 

Etiketa: AdministrataBIRNBorxhibuxhetideputetDibradosjeEdi RamaekonomiEurogazetarkontrabandëKryeministri Edi RamakryetarKuvendiMASMinistria e FinancaveNiko PeleshiOpozitaParaparlamentPBBPensioneProjektligjProjektligjiQeveriaQeveria shqiptareRamarishikimSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTransparencaulje
Tjetri
T’i japësh fund terrorizmit jehonë

T’i japësh fund terrorizmit jehonë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.