AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Përgjysmohet vlera e aksioneve të Bankers Petroleum në bursë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Infrastrukturë për nxjerrjen e naftës në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers

Që nga fillimi i krizës së shkaktuar nga bllokimi i llogarive bankare të kompanisë nga administrata tatimore shqiptare, çmimi i aksioneve të kompanisë së naftës Bankers Petroleum në bursë ka rënë nga 2.1 dollarë për aksion në 99 cent.

Infrastrukturë për nxjerrjen e naftës në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers
Infrastrukturë për nxjerrjen e naftës në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers

Çmimi i aksioneve të Bankers Petroleum në bursën e Torontos shënoi sot (4 dhjetor 2015) vlerën më të ulët në gjashtë vjet, kur aksionet e kësaj kompanie u shitën për më pak se 99 cent të dollarit. Lajmi bëhet i ditur nga faqja në internet e bursës së Torontos.

Bankers hyri në mosmarrëveshje të thella me qeverinë e Shqipërisë më 20 nëntor, pasi administrata tatimore shqiptare urdhëroi bllokimin e llogarive bankare të kësaj kompanie, duke kërkuar të mbledhë me forcë një faturë fiskale me vlerë 75 milionë dollarë, të nxjerrë nga një rivlerësim tatimor mbi kostot e zbritshme të kompanisë. Në ditën e njoftimit të lajmit, aksionet e Bankers tregtoheshin në bursë për 2.1 dollarë për njësi. Por në dy javët që pasuan, çmimi ra në 1.45 dollarë për njësi, ndërsa sot pësoi një rënie të re duke u shkëmbyer për më pak se 1 dollar.

Vlera tregtare e kompanisë, e cila llogaritet si shumëzim i çmimit të aksionit me totalin e aksioneve të emetuara, ra sot në vetëm 261 milionë dollarë, nga mbi 500 milionë që qe dy javë më parë.

Bankers Petroleum iu drejtua gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit pas vendimit të bllokimit të llogarive të saj në Shqipëri dhe deklaroi se kjo gjykatë ka urdhëruar Bankers të vendosë një garanci financiare për llogari të gjykimit si dhe i ka kërkuar administratës tatimore shqiptare të zhbllokojë llogaritë e kompanisë në Shqipëri. Por Bankers thotë se Tatimet nuk kanë pranuar të zbatojnë urdhrin e gjykatës.

Së fundmi, Bankers deklaroi se do të ndërpresë prodhimin e naftës në fushën e Patos Marinzës pranë Fierit për shkak se nuk është në gjendje të kryejë veprimtarinë e zakonshme me llogari bankare të bllokuara.

Qeveria shqiptare e ka konsideruar vendimin e Bankersit për ndërprerjen e nxjerrjes së naftës si shantazh të papranueshëm.

“Teksa qeveria mirëpret partnerët e huaj apo vendas, pasuritë kombëtare të Shqipërisë janë një pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe as nuk mund të keqpërdoren as mund të përdoren si kërcënim ndaj vendit,” deklaroi kryeministri Edi Rama në Facebook në lidhje me mosmarrëveshjen.

Ndërkohë, kompania deklaroi se arsyet e pezullimit të nxjerrjes së naftës nuk janë shantazh por një fakt i shkaktuar nga bllokimi i llogarive dhe nga moszbatimi i vendimit të gjykatës së arbitrazhit.

Pavarësisht kësaj, situata duket e pandryshuar.

Bankers Petroleum filloi punë në Shqipëri në vitin 2004 me një kontratë koncesionare të firmosur nga kryeministri Fatos Nano. Me kalimin e viteve, ajo qe në gjendje të rriste prodhimin e naftës në Shqipëri deri në 21 mijë fuçi në ditë (1 fuçi është e barabartë me 159 litra), për një prodhim total prej rreth 1.2 milionë tonësh në vitin 2014.

Të ardhurat nga shitja e kësaj nafte krijuan një kompani me xhiro vjetore maksimale prej mbi 500 milionë dollarësh, shifër e barabartë me 4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Nafta përbën gjithashtu gati një të katërtën e të gjitha eksporteve të vendit. Por në shtator 2014, përgjysmimi i çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar bëri që edhe të ardhurat e kësaj kompanie nga shitja e naftës të përgjysmoheshin.

Me kalimin e viteve, shumë ekspertë dhe zyrtarë filluan të dyshojnë se Bankers Petroleum deklaronte qëllimisht investime të fryra me qëllim që të mos paguante tatim mbi fitimin, i cili, sipas kontratës koncesionare është në masën 50 për qind dhe fillon të merret nga shteti shqiptar pasi kostoja e investimit fillestar të jetë rikuperuar.

Një rivlerësim i kryer nga autoritetet shqiptare për këtë qëllim doli në konkluzionin se investimet qenë të fryra dhe se kompania kishte fshehur fitimet. Mbi këtë bazë, tatimet kryen rivlerësim tatimor dhe kërkuan 57 milionë dollarë tatim mbi fitimin si dhe gjoba e kamatëvonesa për këtë tatim duke e rritur faturën totale në masën 75 milionë dollarë.

Bankers refuzoi të pranojë si të vërtetë rivlerësimin tatimor dhe deklaron se investimet e saj janë reale. Ajo i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit ku mund të kërkojë dëmshpërblim për prishje të njëanshme të kontratës së koncesionit nga ana e autoriteteve shqiptare.

Etiketa: AdministrataBankers PetroleumEdi RamaFacebookFatos NanoFushaGjykatëGjykatësinvestimeKryeministri Edi RamaMASnaftaPatosPatos MarinzësprishjeprodhimQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshantazhshqipShqipërishqiptareshtatorxhiro
Tjetri
Varri masiv në Linzë

Shqipëria do të kërkojë eshtrat e viktimave të komunizmit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.