AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Nëntë të akuzuar shkojnë në gjykatë për 56 milionë lekë të vjedhura

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Medikamente mjekesore ne nje farmaci. Foto ilustruese

Prokuroria mbylli hetimet për një nga skemat e mashtrimit në Fondin e Sigurimit të Detyrushëm të Kujdesit Shëndetësor me nëntë të akuzuar për përvetësimin e 56 milionë lekëve të rinj, por paratë nuk janë gjendur.

Medikamente mjekesore ne nje farmaci.
Medikamente mjekesore ne nje farmaci.

Me vetëm një person aktualisht në burg, tre në arrest shtëpiak dhe katër me detyrim për paraqitje, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se dërgoi për gjykim një nga çështjet e mashtrimit në shkallë të gjerë që përfshiu Fondin e Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor më herët këtë vit, ku vlerësohet se janë vjedhur miliona euro përmes faturave të falsifikuara për rimbursim ilaçesh.

Sipas njoftimit të prokurorisë, çështja për të cilën hetimet janë mbyllur, lidhet me biznesmenin Hysni Rroçi, pronar i disa farmacive në Tiranë, i cili dyshohet se mes gjashtë muajve, nga shtatori 2014 deri në mars 2015, arriti të marrë nga Fondi rimbursime me vlerë 56 milionë lekë (rreth 400 mijë euro), duke bashkëpunuar me katër zyrtarë të degës së Fondit për Tiranën. Rroçi akuzohet nga Prokuroria për veprën penale të “Mashtrimit”. Mashtrimi dënohet sipas Kodit Penal nga gjobë deri në 20 vjet burg në varësi të përmasave. Mbetet për t’u parë se si do ta gjykojë gjykata veprën aktuale.

Katër zyrtarë të Fondit, përfshirë ish-drejtorin e Fondit për rajonin e Tiranës Pjerin Xhuvani, akuzohen nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”. Xhuvani dhe tre ish-punonjësit e tjerë të Fondit, të cilët janë aktualisht në “arrest shtëpie”, rrezikojnë të dënohen me burg deri në shtatë vjet.

Edhe katër farmacistë akuzohen për veprën penale të mashtrimit por aktualisht janë në regjimin e detyrimit për t’u paraqitur para zyrtarëve.

Sipas prokurorisë, biznesmeni Hysni Rroçi ka marrë me lejen e farmacistëve të drejtën për përdorimin e licencave të tyre për të krijuar katër farmaci me emrat “Lundër”, “Bërzhitë”, “Adelina” dhe “Nutrimed”.

Më pas, ai ka deklaruar xhiro të stërmadhe të kryer nga këto farmaci, duke kërkuar rimbursime nga Fondi për ilaçet e shitura.

Zyrtarët e Fondit kanë kryer miratimin e rimbursimeve si dhe kanë hartuar kontrolle false duke mundësuar vijimin e mashtrimit.

“Shtetasi Pjerin Xhuvani, në cilësinë e drejtorit rajonal të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, ka urdhëruar zyrtarë të tij për të formuluar akte fiktive kontrolli mbi farmacitë e sipërcituara dhe, në përfundim, i ka nënshkruar aktet e kontrollit, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë rimbursimit të padrejtë këtyre subjekteve private,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Po ashtu, edhe zyrtarët e Fondit, të marrë të pandehur në këtë procedim, pavarësisht se ishin në dijeni të plotë të veprimeve të kundërligjshme, kanë nënshkruar akte kontrolle fiktive (të pakryera) për farmacitë, duke lejuar në këtë mënyrë përfitimin e padrejtë të rimbursimit monetar për subjektet private”, vijon më tej deklarata.

Por pavarësisht zbulimit të mashtrimit, prokuroria nuk ka gjetur paratë e përfituara nga ky mashtrim.

Skema në fjalë është vetëm një nga disa skema abuzimi masiv të zbuluara në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Kupola e fondit rezulton përfituese

Skandali mësohet se u zbulua fillimisht nga një letër që një pensionist i pati dërguar Kryeministrisë më herët këtë vit. Mënyra e kryerjes së mashtrimit duket se qe lehtësisht e dallueshme nga zyrtarët e fondit, të cilët, rezultuan bashkëpunëtorë në mashtrim

Raporti i kontrollit tregon p.sh se farmacia “Adelina” kishte përfituar zero lekë nga fondi në gusht 2014 dhe 74 mijë lekë të reja në shtator. Në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor, kjo farmaci ka përfituar 1.7 milionë, 1.6 milionë dhe 3 milionë lekë nga fondi i rimbursimit. Megjithatë, ajo nuk ishte kontrolluar asnjëherë, ndërsa zyrtarët e fondit raportohej se urdhëronin kontrolle të shumëfishta mbi farmaci të cilat nuk kishin luhatje të tilla në vlerat e shitjeve dhe rrjedhimisht, nuk kishte arsye të kontrolloheshin.

Një skemë tjetër aktualisht nën hetim dyshohet se i ka kushtuar taksapaguesve mbi 150 milionë lekë (1.07 milionë euro).

Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e 13 personave, urdhërarreste që u ekzekutuan nga policia ne fund të tetorit 2015, mes të cilëve, pronarë dhe punonjës farmacish si dhe punonjës të Fondit të Kujdesit Shëndetësor pas hetimeve disamujore që zbuluan një skemë tjetër mashtrimi me fatura false ilaçesh. Qendra e mashtrimit qe kompania Omega Pharma Group.

Pavarësisht përmasave, autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të rekuperojnë asgjë nga lekët e vjedhura.

Skandali i rimbursimit të ilaçeve konsiderohet si skandali më i madh i qeverisë aktuale i zbuluar deri tani.

Shqipëria rimburson pjesën dërrmuese (rreth 90 për qind) të ilaçeve që konsumohen në Shqipëri përmes skemës së sigurimit të detyruar.

Etiketa: Arrestarrest shtëpieBurgdetyrimEuroGjykatagjykimHetimHetimetKodit PenalKontrolliLundërmashtrimParaPjerin XhuvaniPoliciaprocedimProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e TiranësPunëPunëtorRaportiSHshqipShqipëriShqipëriashtatorTiranëxhiro
Tjetri
Zgjerimi i BE-së është një interes strategjik dhe i përbashkët

Këshilli i Ministrave të BE-së: Nuk ka bisedime pa dënimin e korrupsionit dhe krimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.