AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shpenzimet për mbledhjen e taksave rriten, të ardhurat jo edhe aq

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Shendetësisë, Ilir Beqaj, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeinspektori i Shëndetësisë, Eltar Deda, më 9 shtator 2015 duke mbështetur fushatën anti-informalitet të qeverisë. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Administrimi i të ardhurave tatimore dhe doganore është bërë gjithnjë e më i kushtueshëm gjatë viteve të fundit në Shqipëri, ndërsa të ardhurat nga tatimet dhe doganat shpesh kanë qenë zhgënjyese duke vënë në pikëpyetje efikasitetin e disa investimeve dhe koncesioneve.

Ministri i Shendetësisë, Ilir Beqaj, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeinspektori i Shëndetësisë, Eltar Deda, më 9 shtator 2015 duke mbështetur fushatën anti-informalitet të qeverisë. Foto: LSA / MALTON DIBRA
Ministri i Shendetësisë, Ilir Beqaj, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeinspektori i Shëndetësisë, Eltar Deda, më 9 shtator 2015 duke mbështetur fushatën anti-informalitet të qeverisë. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, kryen herë pas here analiza mbi efikasitetin e punës së administratave fiskale nëpër vendet anëtare të saj për të parë se cili nga shtetet është më i aftë që të mbledhë të ardhurat tatimore duke shpenzuar më pak. Me të dhënat e vitit 2011, OECD ka krahasuar Eficencën e Administrimit Fiskal tregon se në vendet anëtare, administrimi i mbledhjes së taksave kushton mesatarisht 0.99 për qind e totalit të taksave të mbledhura. Në disa vende si Polonia apo Japonia, mbledhja e taksave kushton deri në 1.72 për qind të totalit të të ardhurave fiskale në vendet respektive ndërsa në disa vende si Zvicra, Islanda, Suedia apo Estonia, qeveritë shpenzojnë vetëm 0.3 deri në 0.5 centë për çdo dollar taksë të arkëtuar.

Ministria e Financave në Shqipëri nuk ka bërë ndonjë analizë të ngjashme publike, por një rishikim i tabelave të buxhetit të shtetit dhe krahasimi i tyre me të ardhurat nga tatimet dhe doganat për periudhën 2012 – 2016, tregon se jo vetëm që mbledhja e taksave kushton shtrenjtë në Shqipëri, por kostoja e saj ka pësuar rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit.

Buxheti i shtetit i klasifikon shpenzimet e Ministrisë së Financave sipas funksioneve, ku dy nga funksionet janë: Menaxhimi i të Ardhurave Tatimore dhe Menaxhimi i të Ardhurave Doganore. Të dy këto funksione, i patën kushtuar taksapaguesve 3,5 miliardë lekë (25 milionë euro) në vitin 2012, por kostot e tyre u rritën në 3.7 miliardë lekë në vitin 2013 dhe në 5 miliardë lekë në vitin 2015. Në vitin 2016, kostot e parashikuara te buxheti i këtij viti pritet të shënojnë rekordin historik prej 6 miliardë lekësh (afro 43 milionë euro).

Të ardhurat e qeverisë nga tatimet dhe doganat janë rritur gradualisht nga 232 miliardë lekë në vitin 2012 në 259 miliardë lekë në vitin 2015. Të ardhurat e planifikuara për vitin 2016 janë 282 miliardë lekë. Shpenzimet e administratës tatimore dhe doganore si përqindje e të ardhurave për rrjedhojë janë rritur ndjeshëm nga 1.5 për qind në vitin 2012 në 2 për qind në vitin 2015. Sikur të ardhurat e planifikuara për këtë vit të realizohen të tëra sipas planit, sërish shpenzimet e menaxhimit të të ardhurave tatimore dhe doganore do të zënë sa 2.1 për qind të të gjitha të ardhurave.

Vetëm një pjesë e kostos

Zërat e buxhetit për menaxhimin e të ardhurave zënë vetëm atë pjesë të kostos së sistemit fiskal të vendit që mbulohet drejtpërsëdrejti nga shteti. Ndërkohë, përgjatë viteve të fundit,  qeveria e kaluar dhe ajo aktuale kanë ndërmarrë disa nisma të cilat kanë shtuar kostot e menaxhimit fiskal të vendit, por i kanë ngarkuar këto kosto në shumicën dërrmuese të rasteve drejtpërsëdrejti mbi bizneset dhe konsumatorët.

Bankat

Në vitin 2008, nën argumentimin se synonte të luftonte evazionin fiskal, Ministria e Financave urdhëroi bizneset të kryenin pjesën dërrmuese të pagesave të tyre përmes sistemit bankar. Supozohej se biznesi do të formalizohej në rast se detyrohej të përdorte bankat pasi informacioni i pagesave do të bëhej më i lehtë. Por si pasojë indirekte e kësaj mase, komisionet bankare raportohet se filluan të shfaqen me forcë, duke rritur kostot mbi taksapaguesit. Para vendimit në fjalë, bankat zakonisht hynin në negociata me bizneset për të ofruar shërbimet e tyre ndërsa pas vendimit, bizneset u detyruan të përdorin shërbimet e bankave për shkak të ligjit dhe jo thjeshtë në shkëmbim të një shërbimi. Përveç komisioneve për pagesat e zakonshme, bankat mbajnë komisione edhe për pagesat që bizneset bëjnë për llogari të administratës tatimore, gjë që ka kufizuar konkurrencën.

Kostoja që bizneset janë detyruar të paguajnë shtesë si pasojë e vendimit të përdorimit të bankave me detyrim është e panjohur.

Kasat

Në vitin 2010, qeveria shqiptare urdhëroi bizneset të shpenzonin 300-500 euro secili për të blerë një kasë në disa kompani të licencuara paraprakisht. Për pikat e karburantit, kostoja e kasave qe edhe më e lartë se kaq. Ndërsa bizneset u ankuan për këtë kosto të papritur, qeveria argumentoi se po e bënte këtë si përpjekje për të luftuar evazionin fiskal pasi aludohej se bizneset nuk do të kishin më mundësi të kryenin shitje të padeklaruara. Në realitet asgjë e tillë nuk ndodhi ndërsa procesi i instalimit të kasave u shoqërua me akuza për konflikte interesi dhe korrupsion. Pika më e debatuar erdhi kur njëra prej kompanive që pati licencuar qeveria, shiti në treg makina të thjeshta llogaritëse si kasa fiskale, ndërkohë që këto pajisje nuk i kishin funksionet e transferimit të të dhënave. Qeveria urdhëroi që bizneset t’i zëvendësonin kasat e blera gabim me shpenzimet e tyre dhe premtoi që kostoja e kasës do të zbritej nga pagesat e taksave të vitit pasardhës. Argumenti i qeverisë qe se nuk po e ngarkonte biznesin me kosto shtesë ndërsa në të vërtetë, ngarkoi të gjithë taksapaguesit për kasat jashtë standardit që kishte shitur njëra nga kompanitë e licencuara nga vetë qeveria. Kostoja totale e kasave që rëndon mbi bizneset dhe rrjedhimisht, mbi konsumatorët, vlerësohet në dhjetëramilionë euro. Ndërkohë, përfitimi në drejtim të rritjes së të ardhurave të buxhetit mbetet i paqartë. Premtimet për rritje dramatike të të ardhurave mbetën thjeshtë premtime. Aktualisht nuk është e qartë se për çfarë arsyesh përdoret informacioni i marrë nga kasat fiskale nga ana e tatimeve dhe as nëse ky informacion ka shërbyer ndonjëherë për të kapur ndonjë rast të evazionit fiskal. 

Pullat fiskale me koncesion

Deri në vitin 2011, kompanitë e cigareve në Shqipëri përdornin pulla fiskale të prodhuara nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, një ndërmarrje shtetërore pranë Bankës së Shqipërisë. Kostoja e pullave fiskale qe më pak se një qindarkë mbi çmimin e cigareve. Por një koncesion i pakërkuar nga një kompani zvicerane e quajtur SICPA e ndryshoi këtë. Koncesioni premtonte reduktim të ndjeshëm të kontrabandës me argumentimin se pullat fiskale të reja do të mbartnin informacion të gjurmueshëm, duke dalluar në treg me anë të pajisjeve të posaçme pullat fiskale të falsifikuara. Që nga koha e instalimit të pullave të reja, të cilat kushtojnë 14.4 euro për mijë copë, ose 2 lekë për çdo paketë. Përveç cigareve, pullat fiskale u vendosën edhe te birra ku kushtojnë njësoj. Që nga koha kur sistemi i ri u instalua, importi i ligjshëm i cigareve në Shqipëri ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Kompania SICPA ka nxjerrë nga Shqipëria 2.7 miliardë lekë (20 milionë euro) mes viteve 2012 dhe 2014 dhe pretendon të nxjerrë më shumë kur pullat e saj të vendosen edhe mbi medikamentet mjekësore, siç është parashikuar në kontratë.

Markimi i karburanteve

Qeveria e kaluar dha një koncesion tjetër që premtonte gjithashtu të rriste të ardhurat fiskale të qeverisë me magji, GFI, një kompani zvicerano-izraelite, realizon të ardhura prej disa milionë eurosh në vit duke hedhur një pigment markues në karburantet e konsumuara në Shqipëri. Shqiptarët paguajnë rreth 1 lek për çdo litër karburant që konsumojnë për këtë arsye.

Rapiscan

Kontrata koncesionare për skanimin e automjeteve në disa pika kufitare të Shqipërisë është ndoshta më absurdja deri më sot. Kompania shqiptaro-amerikane do të përfitojë rreth 11 milionë euro në vit nga taksapaguesit shqiptarë, nën premtimin se sistemi i saj do të luftojë evazionin fiskal, kontrabandën dhe terrorizmin. Që nga shtatori i vitit të kaluar, kur kontrata filloi të zbatohet, nuk ka të dhëna nëse ndonjë sasi malli ilegal është dalluar nga skanerët, ndërkohë që një sasi e stërmadhe marijuane kaloi nëpër skanerin e instaluar në portin e Durrësit pa u vënë re para se të kapej në portin e Barit nga një skaner tjetër, i cili nuk është ndërtuar me koncesion.

Në total, përveç 43 milionë eurove që pritet të shpenzohen nga administrata tatimore dhe doganore këtë vit, shqiptarët do të paguajnë edhe së paku 20 milionë eurove të tjera për pulla fiskale dhe markues karburantesh, ndërkohë që kostoja e shërbimeve bankare të detyruara apo e kasave fiskale nuk është e mundur të llogaritet.

Koncesioni i koncesioneve

Megjithëse eksperienca e deritanishme tregon se projektet teknologjike thjesht sa i kanë kushtuar miliona xhepave të shqiptarëve pa sjellë përfitime, qeveria aktuale ka deklaruar se ka ndër mend të japë një koncesion tjetër në tatime, i cili mund të bëhet edhe ndër koncesionet më të kushtueshme deri tani. Kushtet e kontratës të zbardhura nga Ministria e Financave, sugjerojnë se koncesioni i ri i cili është njësoj si të shkuarit, i pakërkuar nga qeveria, mund të sigurojë rreth 180 milionë dollarë të ardhura shtesë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, të ardhura që do të shkojnë në shumicën dërrmuese për koncesionarit dhe në një pakicë të vogël për Ministrinë e Financave.

Koncesioni, të cilit qeveria parapëlqen t’i referohet si “partneritet privat-publik”, premton që të ardhurat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nga TVSH-ja e brendshme, të cilat gjatë 17 viteve të fundit janë rritur pa ndihmën e teknologjisë me rreth 11 për qind në vit, do të mund të rriten me më shumë se kaq. Në rast se të ardhurat do të rriten me 12 deri në 15 për qind, të ardhurat ekstra do të ndahen në raportin e pabesueshëm prej 90 për qind për koncesionarin dhe 10 për qind për shtetin. Në rast se të adhurat do të rriten nga 16 në 19 për qind në vit, koncesionari do të marrë 65 për qind ndërsa shteti 35 për qind. Me një kosto prej deri 90 për qind të të ardhurave shtesë të krijuara, në një kohë kur mbledhja e taksave duhet të kushtojë 1 apo 2 për qind, ky është projekti më i pabesueshëm në qarkullim.

Etiketa: AkuzaBankatbuxhetiBuxheti i ShtetitdetyrimDibraEdi RamaEuroIlir BeqajKarburantKarburantetkasat fiskaleKoncesionKoncesionetkontrabandëKontrata koncesionareKorrupsionkostoKryeministri Edi RamaMakinaMinistria e FinancaveMjekmjekënegociatanismaParaQeveriaRamarishikimSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorSuediaTatimeTregTVSHzhvillim
Tjetri
Përralla turke që vuri në gjumë Perëndimin

Si po e dobëson Turqinë Erdogani?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.