AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Koncesioni i TVSH-së, të mbrosh të pambrojtshmen

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
5
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj duke deklaruar më 17 tetor rritjen e të ardhurave nga skema e ndalimit të shitjes me pakicë të prodhimeve bujqësore drejtpërsëdrejti nga fermerët. Foto: LSA

Ministria e Financave deklaroi sot se koncesioni i TVSH-së parashikon të ndajë mes qeverisë dhe koncesionarit rreth 180 milionë euro në dhjetë vjet ku pjesa dërrmuese e të ardhurave do t’i jepet koncesionarit në këmbim të një programi kompjuterik.

Zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj duke deklaruar më 17 tetor rritjen e të ardhurave nga skema e ndalimit të shitjes me pakicë të prodhimeve bujqësore drejtpërsëdrejti nga fermerët. Foto: LSA
Zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj. Foto: LSA

Fjala ‘koncesion’ është e ndaluar këto ditë te Ministria e Financave. Në mënyrë të përsëritur, zyrtarët e saj më të lartë kërkojnë që projektit të tyre për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar duhet të përdoret termi më pak i njohur për shqiptarët ‘Partneritet Privat-Publik’.

Megjithatë, zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj, ndërsa u përpoq të mbronte planin e qeverisë për këtë çështje, pavarësisht përpjekjeve për të shmangur fjalën e padëshiruar, i shkau goja dhe tha ‘koncesion’, gjatë një konference për shtyp që synonte të mbronte projektin. Beqiraj kërkoi ndjesë për përdorimin e fjalës ‘koncesion’ dhe iu rikthye termit tjetër për pjesën e mbetur të konferencës.

Qeveria shqiptare duket e vendosur të mbrojë idenë e saj për një koncesion në sistemin e gjurmimit të faturave fiskale që premton të rrisë të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar përkundrejt një kostoje të pabesueshme prej deri në 90 për qind të të ardhurave shtesë. (Kliko këtu për deklaratën e zv/ministres Beqiraj transkriptuar nga Ministria e Financave)

Beqiraj u shpreh e bezdisur nga kritikat ndaj këtij koncesioni duke i quajtur ato ‘paragjykuese’ dhe ‘dashakeqe’. Megjithatë ajo pranoi se koncesioni i propozuar në vitin 2014 nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, mund t’i japë koncesionmarrësit mbi 100 milionë euro për dhjetë vitet e ardhëshme ndërkohë që të ardhurat për qeverinë shqiptare do të jenë vetëm disa qindarka.

“Sulmet që u bëhen këtyre partneriteteve mendojmë se janë skandaloze, janë antisistem, janë vetëm të bazuara politikisht dhe absolutisht të paargumentuara profesionalisht”, tha ajo.

Beqiraj nuk e konfirmoi dhe as nuk e përgënjeshtroi një dokument në të cilin Ministria e Financave e pati kritikuar rëndë koncesionin, dokument që rrodhi në media vitin e kaluar.

90 me 10

Beqiraj konfirmoi në konferencën e sotme për shtyp se të ardhurat shtesë që supozohet se do të krijohen nga instalimi i sistemit të ri kompjuterik për komunikimin nga bizneset te tatimet, do të ndahen pjesërisht në raportin 90 për qind me 10 për qind për koncesionarin dhe pjesërisht në raportin 65 për qind me 35 për qind për koncesionarin.

“Ne kemi llogaritur se të ardhurat tatimore do të rriten në kushtet aktuale me 440 milionë euro për dhjetë vitet e ardhëshme ndërsa me zbatimin e Partneritetit do të mund të rriten edhe me 180 milionë euro të tjera,” tha Beqiraj.

Sipas kushteve të koncesionit, të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, kur të rriten më shumë se sa 11 për qind mbi vitin paraardhës, do të duhet të ndahen mes shtetit dhe kompanisë koncesionare. Në rast se rriten nga 11 në 15 për qind, ndarja do të bëhet në raportin 90 me 10 ndërsa nëse rriten nga 15 në 19 për qind, ndarja do të bëhet në raportin 65 me 35. Me një llogaritje të thjeshtë, koncesionari do të marrë mbi 140 milionë euro për dhjetë vitet e ardhëshme ndërsa shteti mund të marrë 40 milionë euro. Në rast se sistemi dështon dhe nuk krijon të ardhura shtesë as për koncesionarin as për qeverinë, atëherë qeveria do t’i paguajë 957 mijë euro në vit për dhjetë vjet.

Koncesionari pritet të ketë përfitime shtesë përveç këtyre. Programi i tij kompjuterik do të duhet të instalohet në çdo kasë fiskale që ekziston në Shqipëri dhe aktualisht këtu ka mbi 100 mijë kasa fiskale.

Pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëhet me kasat ekzistuese, të cilat i kanë kushtuar sakaq bizneseve qindra euro për njësi, Beqiraj tha se kasat ekzistuese do të vijojnë të përdoren me kushtin që programi i tyre kompjuterit të zëvendësohet me një program të ri. Mbetet e paqartë se sa do të kushtojë instalimi i programit të ri.

Zëvendësuesi i sistemit NEXUS

Qeveria shqiptare urdhëroi instalimin në masë të kasave fiskale në vitin 2010, përmes një programi shumë të debatuar dhe të mbushur me akuza për korrupsion. Fillimisht, bizneseve iu kërkuan të blejnë kasa në disa kompani të licencuara paraprakisht nga Ministria e Financave.

Pastaj lindi problemi se instalimi i kasave kishte nevojë edhe për një program që do të kryente transferimin e të dhënave nga kasat te tatimet. Një donacion privat për qeverinë me vlerë rreth 300 mijë euro krijoi një sistem të quajtur NEXUS. Ministria e Financave pretendon se aktualisht sistemi ekzistues NEXUS nuk funksionon shumë mirë pasi nuk përputhet me dorëzimin e faturave fiskale të shitjeve me TVSH që kryhet përmes një programi tjetër të tatimimeve, i njohur si COTS, ku bizneset depozitojnë deklaratat e tyre të shitjeve me TVSH.

Koncesioni i propozuar synon thjeshtë të zëvendësojë sistemin NEXUS me një program të ri elektronik i cili do të ketë disa funksione shtesë, përfshirë funksionin e leximit të deklaratave tatimore për shitje me TVSH mes bizneseve, pajisjen e çdo fature fiskale të shitjes me kasë me një numër identifikimi dhe rrjedhimisht, krijimin e mundësisë për organizimin e një llotarie me kuponat tatimorë, llogari që do të përdorë numrat unik të identifikimit të faturave.

Por në thelb, gjithsej bëhet fjalë vetëm për një soft kompjuterik që do të marrë të dhënat nga kasat për t’i dërguar te tatimet.

Përfitime qesharake për shtetin

Problemi kryesor me koncesionin duket se është fakti që qeveria shqiptare, përmes kësaj marrëveshjeje, do të shesë efektivisht të drejtën ligjore të mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar me një diskount prej 90 për qind mbi vlerën nominale. Ky është një problem që qeveria përpiqet të mos e komentojë.

“Nuk do të ketë lëshim të drejtash nga shteti shqiptar,” deklaroi Beqiraj.

Megjithatë, fakti mbetet që arkëtimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar është një e drejtë themelore e shtetit. Detyrimet fiskale janë nga titujt ligjorë më të fortë në Shqipëri dhe me këtë koncesion, shteti efektivisht po shet të drejtën për të mbledhur TVSH te një kompani private me një normë zbritjeje nga vlera nominale prej 65 deri në 90 për qind.

Koncesioni duket se nuk justifikohet as sa i përket konceptit fillestar të koncesionit, atë të dhënies në mënyrë të përkohëshme të një asteti publik për shfrytëzim nga privati në shkëmbim të vlerës së investimit që do të duhet t’i transferohet shtetit në të ardhmen. Softet kompjuterike si ai që qeveria do të marrë nga koncesionari kanë një normë amortizimi ligjore prej 25 për qind në vit dhe kur të mbyllet koncesioni pas dhjetë vjetësh, softi kompjuterik do të ketë vlerë kontabël zero.

Etiketa: AkuzadonacionDrejtoria e Përgjithshme e TatimeveEurogazetarIrena BeqirajKASKoncesionKoncesionikonferenceKorrupsionKrijonMASMediaMinistria e FinancaveQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipërishqiptareTVSH
Tjetri
Mali i Zi nxitet të hetojë bankën e familjes së kryeministrit

Mali i Zi nxitet të hetojë bankën e familjes së kryeministrit

Komente 5

  1. Anna Kacmoli says:
    10 years më parë

    spo kuptohet tamam cfar po ndodh, nga nje ane thuhet qe nuk eshte koncesion, po edhe sikur te ishte ca te keqe ka, nese kjo nenkupton formalizimin e ekonomis dhe me shume te ardhura per ne si qytetar…. akoma me mire, spo kuptoj pse trajtohet sikur ca po ndodh.

  2. Lorenc Hoxha says:
    10 years më parë

    O gjergj spo te kuptoj sinqerisht, spo kuptoj pse reagon ne kete form, as ti dhe askush se ndalon dot dhenien e koncesioneve… per me teper ne kete rast kur behet fjal per nje tender te hapur 🙂 informohu pak

  3. Jona says:
    10 years më parë

    Po ti pse genjen mo???? Se na cudite . Ne e ndoqem ne tv nuk e spjegoi keshtu. Perpiquni te beni lajm duke informuar si duhet se na e shpifet

  4. Keti says:
    10 years më parë

    Qenka vënë në lëvizje me komente edhe në portale makineria e marrëdhënieve publike. Nuk mbulohet dielli me shoshë ose thënë ndryshe populli nuk është budalla. Shpresoj shumë që dikush ta çojë në gjykatë kushtetuese këtë cedim të hapur sovraniteti për të vjedhur para.

  5. Banago says:
    10 years më parë

    Kjo nuk është gjë tjetër veçse një vjedhje masive e organizuar e popullit. Nëse në përpjekje për të formalizuar ekonominë ne ua japim takset e mbledhura kompanive private, çfarë ndodh konkretisht është që i merren paratë popullit dhe u jepen disa kompanive dhe shteti nuk ka asnjë përfitim real. Rrjedhimisht gjithë nisma është nismë zhvatje dhe jo formalizimi.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.